Reflektim mbi jetën dhe fundin e Remove term: Massoud Rajavit, liderit të kultit Muxhahidine Halk

Një nga njerëzit me emrin dhe reputacionin më të keq në historinë moderne të Iranit është Mas’ud Rexhavi (si shkrimtar që ka kryer disa hulumtime dhe kërkime në historinë bashkëkohore nuk njoh ndokënd që të jetë kaq i urryer dhe i papëlqyer nga populli iranian sa ai). Ai ka dhjetë vjet që është fshehur për shkak të turpit nga krimet që ka kryer dhe për shkak të frikës së gjykimit dhe burgosjes, por kush është Mas’ud Rexhavi në të vërtetë dhe ku ndodhet? Në këtë tekst jam përpjekur të shkruaj sadopak për jetën dhe fundin e këtij personi.

Mas’ud Rexhavi ka lindur në vitin 1948 në qytetin Tabas në krahinën e Horasanit. Nuk kemi asnjë dokument të besueshëm rreth arsimimit të tij, megjithatë bashkimi i tij me organizatën terroriste MKO në moshën 18 vjeçare, fshehja dhe arrestimi i tij tregon se masksimumi i shkollimit që mund të ketë marrë është shkolla e mesme.

Mas’ud Rexhavi u bashkua me Organizatën Muxhahidine Halk në moshën 18 vjeçare. Në moshën 24 vjeçare u arrestua dhe u gjykua me burg për një kohë të gjatë me kërkesë të bashkëpunimit me SAVAK-un për të përfituar amnisti. Ky person u lirua nga burgu në janar të vitit 1979 dhe më 28 qershor 1981 u arratis nga Irani. Me prezencën e dhjetëra dëshmive të dokumentuara dhe të dëshmitarëve okulentë, vërtetohet se Mas’ud Rexhavi ka qenë lideri ideologjik i Organizatës Muxhahidine Halk.

Massoud Rajavi

Kur themi lider ideologjik, duhet të imagjinojmë një piramidë organizative në majën e të cilës ndodhet ai. Për këtë arsye të gjitha veprimtaritë e kësaj organizate që nga viti 1979 rëndojnë plotësisht mbi supet e tij.

Lista e vetive personale të Mas’ud Rexhavi

Disa nga vetitë e Mas’ud Rexhavi janë zemër derr, frikacak, tiran, egoist, autoritar, i pamëshirshëm, alternativ, mizantrop, hipokrit, mashtrues, hileqar, gënjeshtar, llafazan, paranojak, ëndërrimtar dhe duke e përbledhur, një i sëmurë mendor me probleme të avancuara shpirtërore dhe psikologjike , probleme që e kanë tërhequr në pafundësi krimesh dhe budallallëku.

Mas’ud Rexhavi nuk beson në asnjë ideologji por përdor ndihmën e ç’do personi apo ideologjie për të arritur qëllimet e tij . Po të shikojmë me vëmendje fjalimet e tij në kohët e kampit Ashraf në mesin e një grupi personash të painformuar, do të vërejmë se edhe ata të cilët ishin mashtruar nga ai nuk i besonin teoritë që thonte. Arratisja e më shumë se 1000 anëtarëve të MKO-së për shkak të mospërputhjes së ideologjisë është argumenti më i mirë i këtij pretendimi.

Cilat janë arsyet e fshehjes së tij dhe ku ndodhet ai tani?

Sipas kujtimeve të ish-anëtarëve të kësaj organizate Mas’ud Rexhavi që nga viti 2003 nuk ka marrë më pjesë fizikisht në asnjë mbledhje.

Zonja Merjem Sanxhabi(një e ish-anëtare e arratisur) në një bisedë për këtë person ka thënë se e ka parë atë për herë të fundit në vitin 2007 në kampin Ashraf. Këto deklarata janë të dhënat e fundit mbi prezencën e Mas’udit në kampin Ashraf, sepse pas asaj askush tjetër nuk ka dijeni për vendodhjen e tij.

Ka tre të supozime rreth gjëndjes së Mas’ud Rexhavi

Supozimi i parë: Një grup nga ish-anëtarët e MKO-së besojnë se ai është vrarë gjatë bombardimeve amerikane të kampit Ashraf në vitin 2003. Kjo gjë nuk është e përafërt me të vërtetën, sepse nuk ka asnjë dokument që ta vërtetoj bombardimin e kampit Ashraf nga forcat amerikane dhe po të ishte e vërtetë kjo gjë , padyshim ata do ta zmadhonin duke e publikuar dhe e përdorur si propagandë për të përfituar nga kjo ngjarje. Së dyti, deri më tani ushtria amerikane nuk ka publikuar asnjë dokument për vërtetimin e sulmit mbi kampin Ashraf apo të dhëna për viktima dhe të plagosur atje. Së treti, sipas deklaratave të ish-anëtarëve të MKO-së, Mas’ud Rexhavi dhe të afërmit e tij kanë patur strehime të nëndheshme kundër bombardimeve, prandaj teoria e vdekjes së tij nga bombardimet amerikane hidhet poshtë sepse sipas të dhënave ai dhe të afërmit e tij kanë qenë në siguri të plotë.

Supozimi i dytë: Një grup nga ish-anëtarët e MKO-së besojnë se Mas’ud Rexhavi ndodhet ende në vendin numër 47 të kampit Ashraf, gjë që është shkaku kryesor i shkarkimit të njëqind anëtarëve të cilët jetojnë atje.

Këtë supozim nuk mund ta përjashtosh plotësisht, megjithatë shumë shpejt ky kamp do kalojë nën kontrollin e ushtrisë dhe qeverisë irakiane dhe Mas’ud Rexhavi do të detyrohet të dalë nga kjo kështjellë e tmerrshme.

Supozimi i tretë: Një grup tjetër beson se Mas’ud Rexhavi është arratisur nga Iraku para kalimit të kampit Ashraf te autoritetet irakiane në vitin 2009. Ky grup duke e konsideruar Mas’udin si një frikacak e shikonin si të pamundur faktin që ai të qëndrojë pranë anëtarëve të tjerë dhe të luftojë së bashku me ta.

Çfarë thotë makina propagandistike dhe anëtarët e rangut të lartë për shkaqet e fshehjes së Mas’ud Rexhavi?

Pyetjet rreth mos prezencës dhe vendodhjes së Mas’udit e tejkalojnë vijën e kuqe, megjithatë anëtarët e rangut të lartë të Organizatës Muxhahidine Halk janë detyruar që për fshehjen e Mas’ud Rexhavi të deklarojnë: “Për momentin udhëheqësi e ka parë të arsyeshme që të mos shfaqet në mesin tonë dhe në momentin e parë që ai do ta konsiderojë të arsyeshme do të vijë përsëri mes nesh.”

Kjo përgjigje tregon qartë se vendndodhja e tij është plotësisht e fshehtë dhe të vetmit që kanë informacion për vendin ku fshihet janë një numër i vogël i anëtarëve dhe personave të besueshëm te kryesia.

Çfarë kanë thënë të tjerët për gjendjen e Mas’ud Rexhavi?

Amerikanët nuk kanë qenë kurrë të gatshëm për dhënien e informacioneve rreth fundit të Mas’ud Rexhavi, megjithatë një nga komandantët e ushtrisë amerikane në përgjigje të këmbënguljes së një gazetari në vitin 2008 , tha: “Ai(Mas’ud Rexhavi) nuk ndodhet në Irak.”

Një tjetër komandant i ushtrisë amerikane tha se ishte plotësisht në dijeni për të. Në vitin 2011 një person i cili e prezantoi veten si zëdhënësi i grupit Rexhavi në Oslo tha: “Të gjithë 3400 anëtarët aktivë në kampin Ashraf së bashku me udhëheqësin i kanë dorëzuar Komisionerit të Lartë të OKB për Çështjen e Refugjatëve në Irak kërkesën për azil.

Merjem Azandanlu Kaxhar, dy muaj më parë në përgjigje të pyetjes së një gazetari nëse Mas’ud Rexhavi ishte gjallë apo jo, iu përgjigj shkurt duke thënë: “Ai është gjallë.”

Mendimi im personal në lidhje me gjëndjen aktuale të Mas’ud Rexhavi

Kërkimet dhe përfundimet e përfituara rreth gjendjes së Mas’ud Rexhavi janë të tilla: Mas’ud Rexhavi në vitin 2007 ose 2008 nën protektaratin e forcave amerikane është larguar nga Iraku në drejtim të Jordanisë. Gjatë këtyre viteve ai së bashku me truprojat e tij ka jetuar te shtëpia e Raghadsadam(vajzës së Sadam Husejnit) në periferi të kryeqytetit të Jordanisë, Amanit, nën mbrojtjen e rreptë të forcave amerikane dhe shërbimeve sekrete jordaneze.

Kjo shtëpi është e mbrojtur rreptësisht dhe kjo është njëra nga arsyet e mosdijenisë së vendodhjes së këtij personi gjatë këtyre dhjetë viteve. Mas’ud Rexhavi ka marrë mësim nga fundi i Abdullah Oçalan dhe Abdul Malikut dhe është i frikësuar se mos zbulohet ndonjë informacion rreth tij dhe të arrestohet ose vritet. Sugjerimet e forcave amerikane dhe jordaneze të sigurisë për zbatimin e të gjitha parimeve të mbrojtjes mund të jetë një tjetër shkak i frikës që ai ndjen.

Ku do të jetë pika e fundit të Mas’ud Rexhavi?

Autori beson se kriminelët dhe diktatorët para vdekjes fizike vuajnë nga shkatërrimi i personalitetit.

Në pamje të parë ai merr frymë dhe ka një jetë si të bimëve, por në të vërtetë nuk e lë trupin në lëvizje. Në të vërtetë vdekja e karakterit është më e shpejtë dhe më e rëndë se vdekja fizike dhe në në fakt Mas’ud Rexhavi në vendin ku fshihet nuk sheh gjë tjetër vetëm se katër faqet e mureve dhe frikës. Këto gjëra janë shenja të burgosjes, sepse ai nuk po bën gjë tjetër veçse frymëmarrjes dhe po qëndron i mbyllur si në burg.

Burgim i përjetshëm deri në ditën e vdekjes klinike. Une mendoj se fundi i tij nuk do jetë ndryshe nga ai i diktatorit dhe kriminelit Pol Pot të Khmer Rouge.

Mas’ud Rexhavi ka mijëra paditje nga familjet e 15000 viktimave që kanë dhënë jetën apo janë plagosur në operacionet terroriste të viteve 1980 në Iran, gjithashtu edhe të atyre që kanë humbur rininë e tyre duke u mashtruar nga ky kriminel. Gjurmë të këtij të arratisuri si lider i një sekti që ka vrarë dhe masakruar kurdët dhe shiat në Irak në vitin 1991 dhe rasti i shkeljes penale në vitin 2003 në Francë janë fiksuar dhe nuk ka asnjë rrugë shpëtimi për të. Ky person është i kërkuar nga Interpoli dhe prezenca e këtyre dosjeve me krime dhe shkelje të rënda të ligjit nuk ia jep atij mundësinë të shfaqet në botën e lirë. Ai i di mirë këto gjëra dhe për këtë arsye duhet të presim që së shpejti të mbërrijë lajmi i vdekjes së tij klinike në burgun e sigurisë së lartë në të cilin ndodhet.

Merjem Azadanlu Kaxhar dhe gjesti që nuk i shkonte për shtat

Gjatë katër viteve të fundit Merjem Azadanlu Kaxhar po përpiqet t’ia prezantojë veten perëndimorëve si pasardhëse e Mas’ud Rexhavi , por fjalët dhe gjestet e saj janë aq artificiale saqë askush nuk e beson. Ajo nuk është vetëm e izoluar në popullsinë iraniane, por edhe qesharake për shkak të pohimit se është një presidente e zgjedhur! Ajo është e padëshiruar atje dhe për këtë arsye ka kthyer sytë nga amerikanët dhe evropianët për të kërkuar ndihmën e tyre duke krijuar lidhje me disa politikanë dhe pushtetarë perëndimorë…

Përfundimi: Anija e MKO(Kultit Rexhavi) ka vite që ka ngecur në rërë dhe dosja e tyre në mesin e iranianëve ka vite që është mbyllur me emër të keq, por kjo nuk do të thotë që ne iranianët do të qëndrojmë të heshtur . Ne do të luftojmë deri në fund që autorët dhe liderët e sulmeve terroriste, bombave dhe prishjes së sigurisë së vendit gjatë viteve 1980 të vendosen para drejtësisë.

By Pedram Mir Parsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button