Ne videon me siper analizohet sulmi i dhunshem qe muxhahedinet iraniane kane bere kunder Panairit Veror te Librit ne Durres. Behet nje kronologji e sulmeve muxhahidine kunder iranianeve te deradikalizuar i cili ka nisur ne date 14 korrik 2022 kur MEK-u me prokurorin Vladimir Mara derguan policine e antiterrorit kunder iranianeve jo-terroriste.
Tregohet sesi MEK-u ka arritur te bleje disa media dhe gazetare ne Shqiperi. Shtytja qe muxhahedinet i bene SPAK-ut dhe antiterrorit per te kontrolluar banesat e kundershtareve te tyre, u hiperbolizua nga disa media sikur Top Channel per te krijuar idene sikur ne Shqiperi ekziston nje rrjet spiunazhi iranian. MEK-u perdor media sikur Top Channel etj per te shperndare traktet e veta dhe me pas i merr keto lajme dhe mundohet qe tua imponoje edhe mediave qe nuk ka arritur ti kete nen kontroll. Tregohet sesi MEK-u blen media dhe gazetare me para per te perhapur lajme te rreme. Mesazhet qe muxhahedini Shahriar Kia u con gazetareve dhe mediave te ndryshme dhe sesi u kerkon qe te botojne traktet anonime qe leshojne muxhahedinet rrefen menyren sesi perhapin lajme te rreme muxhahedinet.
Flitet per drejtorin e lajmeve ne Top Channel Altin Kreka dhe Sokol Ballen qe jane te bindur ndaj MEK-ut. Flitet per gjyqin qe Olsi planifikon ti hapi muxhahedinit Shahriar Kia, i cili ka akuzuar Olsin sikur te jete agjent iranian qe paguhet 1000 euro ne muaj per shkrimet e tij. Tregohet pse MEK-u sulmon BBC-ne, The Guardianin, The Independent, Al-Jazeeren dhe media te tjera perendimore – ku keto media akuzohen si te infiltruara nga Irani dhe Ministria e Inteligjences Iraniane. Shpjegohet pse MEK-u quan BBC-ne, BBC-ja e Ajatollaheve dhe pse MEK-u sulmon dezertoret e xhihadit. Flitet per mundesite qe MEK-u mund te vrase gazetare shqiptare dhe ndoshta edhe dezertore – si pasoje e deshperimit qe Maryam Rajavi po kalon ne keto momente.
Olsi i premton MEK-ut qe nuk do terhiqet nga denoncimi i aktivitetit kriminel dhe terrorist i MEK-ut ne Shqiperi dhe sfidon MEK-un qe te provoje ne gjyq agjenturen e Olsit.
Analizohet videoja e sulmit te MEK-ut ne Durres ku tregohen dy lloje muxhahedinesh. Te vjetrit qe jane te radikalizuar dhe te rinjte qe kane tradhetuar Marjam Rajavin dhe kane dale nga kampi dhe jetojne ne liri.
Shpjegohet radikalizimi dhe reagimi i dhunshem i muxhahedineve ne Durres; i cili lidhet me kerkesen amerikane per anullimin e Summitit Irani i Lire dhe frika qe Maryam Rajavi ka nga nje marreveshje nukleare SHBA – Iran. Nga anullimi i Summitit, MEK-u mund te kete humbur rreth 2 milion dollare.
- Pergjigja e Olsit ndaj gazetes Panorama dhe muxhahedineve
- Interviste e Gjergji Thanasit me Euronews ku ai tregon sulmin qe MEK ka bere kunder qytetareve shqiptare dhe iraniane dhe shkelmimin e Kuranit dhe sulmin ndaj flamurit shqiptar
- Video e sulmit muxhahedin kunder panairit te librit
- Video e kercenimit me gangstere shqiptare qe MEK-u ben ndaj qytetareve shqiptare dhe iraniane ne rruget e Durresit