Përshëndetje të nderuar miq! Unë jam Ela Deda,Kriminologe në detyrë. Është detyrim moral për mua të shpreh mendimin tim në lidhje me Organizatën Mek,dhe provokimet që bën kundrejt shtetit tonë në rradhë te parë,më pas dhe ish muxhahedinëve që tashmë janë të larguar nga kjo organizatë,dhe të gjithëve ne!
Shqipëria i ka hapur dyert kësaj organizate! I ka dhënë të drejtën të jetojnë këtu,të punojnë këtu,dhe pse jo,mund te zgjedhin dhe të krijojnë familjet e tyre! Jemi shtet demokratik,ku liritë dhe të drejtat e njeriut janë parimi themelor!
Ndaj ju bëjmë thirrje drejtuesve të kësaj organizate,të lënë provokimet që na kanë bërë herë pas here jo vetëm ne,por dhe bashkëkombësave të tyre,për zgjedhjen e lirë për jetën e tyre!
Kampi është si një burg i madh, brenda tij njerëzit nuk lejohen të takojnë familjen e tyre, nuk lejohet telefoni, nuk lejohet të bësh fëmijë, asgjë. Burgu i dytë sipas edhe ideologjisë së tyre, është shpëlarja e trurit. Çdo ditë atyre ju bëhet lavazh truri, dhe propagandë e fortë në burgje.
Ne do te jemi përkrahës për këdo që zgjedh ti bashkohet kauzës sonë! Jemi këtu të përcjellim zërin e atyre nënave të cilat kanë mbi 30 vjet që sju kanë dëgjuar zërin bijëve të tyre! Familja është e shenjtë! Këtë nuk e kam thënë unë,por zoti! Uroj që sa më shumë të bashkohen me familjarët e tyre!
Ela Deda