Moxhahedin-e Khalk vazhdon të kryejë akte terroriste

Daniel Larison, sekretar i përgjithshëm i uebfaqes amerikane “Conservative”, kritikoi mbështetjen e vazhdueshme të disa shtetasve amerikanë për grupin terrorist Moxhahedin-e Khalk dhe shkroi: Organizata Moxhahedin-e Khalk ende ka gjasa të kryejë veprime terroriste, sepse sipas disa raporteve, anëtarët e saj mbahen përgjegjës për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë në disa vitet e fundit. Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të uebsjatit , Larison në një pjesë të artikullit të tij shkruan: Është shumë e çuditshme që ky numër i ish zyrtarëve qeveritarë dhe oficerëve të ushtrisë në pension mbështesin një sekt totalitar si një zëvendësues të një qeverie tjetër shtetërore, ku për gati një dekadë, kjo histori vazhdon. Të gjithë mbështetësit amerikanë të Moxhahedin-e Khalk kanë dëshmuar gabime të tilla në vendimet e tyre se nuk duhet të flasin për politikën amerikane ndaj Iranit (ose ndonjë çështje tjetër të politikës së jashtme) dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme për këtë organizatë të pakëndshme është një arsye pse debatet tona të politikës së jashtme (Amerikane) janë të korruptuara. Organizata Moxhahedin-e Khalk ende ka gjasa të kryejë veprime terroriste, sepse sipas disa raporteve, anëtarët e saj mbahen përgjegjës për vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë iranianë gjatë disa viteve të fundit. Por nuk ka asnjë dyshim se kjo organizatë nuk është një alternativë e mirë për zëvendësimin e qeverisë iraniane dhe nuk ka qenë kurrë. Ky analist amerikan në vazhdim duke folur për mbështetjen e Tom Ridge, ish sekretarit amerikan të sigurisë së brendshme, për grupin terrorist Moxhahedin-e Khalk, shkruan: Ridge në mbështetjen e tij për Moxhahedin-e Khalk, nuk flet për urrejtjen e të gjithë iranianëve për këtë grup dhe nuk merret me këtë çështje. Populli amerikan në asnjë mënyrë nuk dëshiron që Moxhaedin-e Khalk të vijë në Iran dhe çdo imponim për popullin iranian do të përballet me rezistencë të fuqishme. Kjo mbështetje pasqyron injorancën e politikanëve amerikanë ndaj Iranit dhe popullit të tij. Raxhavi është lider i këtij sekti famëkeq dhe është pikërisht ky që luftoi bashkë me Sadam Husejnin kundër popullit iranian dhe abuzimet me anëtarët e këtij grupi vazhdojnë akoma.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button