Përgjigje Maryam Rajavit dhe komandës muxhahedine në Manëz për shpifjet e tyre

Në datë 23 dhjetor 2020 në faqen e lajmeve të rreme (Fake News) Iran Probe, komanda muxhahedine iraniane (MEK) që operon nga kampi paramilitar i Manzës më ka sulmuar mua dhe mikun tim Gjergji Thanasi. Ish-terroristët muxhahedinë të cilët nuk i pranon asnjë vend në botë por i strehon Shqipëria si pasojë e shantazhit amerikan, që prej ardhjes së tyre në vendin tonë dhe falë mbështetjes së agjenturave anti-muslimane kanë vazhduar aktivitetin e tyre anti-ligjor, duke thyer kodin penal të Shqipërisë, bërë thirrje për ndryshim regjimi dhe luftë ndaj një vendi të huaj, mbajtur pengje dhe radikalizuar me mijëra pengje lufte iraniane në kampin e Manzës. Rasti i Somayeh Mohamadit ku MEK-u bëri çfarë mundi në vitin 2018 dhe nuk lejoi Somayen të takoj familjen e saj dhe kthehet në Kanada, i vërtetoi të gjithë opinionit publik dhe ligjor shqiptar karakterin terrorist dhe pengmarrës së Organizatës së Muxhahedinëve Iranianë.

Gazetarët që janë marrë me raportimet e MEK-ut janë sulmuar me shpifje nga xhihadistët. Janë sulmuar ish-presidentë të Shqipërisë, akademikë, televizione si Top Channel, Klan, media ndërkombëtare si BBC, New York Times, the Guardian, al-Jazeera etj. Pjesë e sulmit dhe shpifjeve të ish-terroristëve jam bërë edhe unë me mikun tim Gjergji Thanasi. Duke përdorur pseudonime, konfesione të detyruara përpara kamerave MEK-u mua dhe Gjergji Thanasin na akuzon si bashkëpunëtorë me agjentë iranianë dhe më saktë me familjen britanike të Massoud dhe Anne Khodabandeh. Në shkrimin më të fundëm me titull: ‘Gjyqi i 4 terroristëve të regjimit iranian në Belgjikë dhe ngjashmëritë në Shqipëri’ të shkruar me pseudonimin Erdit Asllanaj, ish-terroristët e Maryam Rajavit deklarojnë se unë dhe Thanasi paguhemi ‘dy mijë euro në muaj për të gënjyer, shpifur dhe fyer MEK si pjesë e fushatës së tij demonizuese kundër MEK në Shqipëri.’

Ndërsa MEK-sat si vrasës dhe terroristë që janë, të cilët duhen çuar në burg për krimet e tyre – nuk meritojnë përgjigje nga njerëzit e ndershëm dhe gazetarët – për hirë të opinionit publik shqiptar, shërbimeve sekrete që i mbrojnë ata etj, më duhet që të bëj disa përgjigje për akuzat e ndyra të këtij sekti terrorist dhe vrasësish me pagesë të regjimit të Sadam Huseinit.

E para as unë dhe as Gjergji Thanasi nuk paguhemi nga regjimi Iranian dhe asnjë regjim tjetër për të fyer dhe shpifur kundër MEK-ut. Unë dhe Gjergji nuk jemi mercenarë sikur MEK-u. Për këtë ne e sfidojmë MEK-un dhe ata që qëndrojnë pas tij që të vërtetojnë shpifjet e tyre kundër nesh. Jemi të gatshëm që ashtu sikur z. Thanasi që po përballet gjyqeve me komandën muxhahedine që e ka bërë agjent – që edhe unë të përballemi deri në fund, në gjyqe e polici me këta vrasës dhe tradhëtarë të vendit të tyre që të vërtetojnë akuzat e tyre kundër nesh. Unë e kam sfiduar Maryam Rajavin për debat por deri në këto momente ajo qëndron e fshehur dhe e frikësuar nga një debat publik mbi aktivitetin e tyre në Shqipëri.

E dyta, pas një kërkimi në internet mësova se emri i aktorit Erdit Asllanaj është përdorur nga MEK për të shkruar shkrimin kundër nesh. Aktori Erdit Asllanaj i cili u kontaktua nga unë mohoi autorësinë e shkrimit. Shkrimit të cilit unë po i përgjigjem mund ta ketë shkruar Maryam Rajavi, burri i saj i parë Mehdi Abrishamci, burri i saj i dytë nëse është gjallë Massoud Rajavi, komandantët gjakatarë Ferid Mahouchi apo Ferid Tutunci, Behzad Safari, Jilla Deyhim, Ahmet Taba apo ndonjë xhihadist tjetër që strehoet në kampin e Manzës apo edhe ndonje mercenar shqiptar i paguar nga ata. Këta xhihadistë që kanë frikë të përballen në një debat publik me mua por edhe në gjyq me mikun tim Gjergji Thanasi, sulmojnë si minj, me pseudonime për të hedhur baltë kundër dy gazetarëve shqiptarë. Kjo ne na nderon pasi na ben te famshem ne betejen tone per drejtesi dhe gazetari guximtare.

E treta, konferenca që unë kam organizuar në Tiranë në hotelin Doro City në 2017 ka qenë një konferencë kundër terrorizmit. Materialet e saj mund të gjenden në faqen në youtube të Gazetës Impakt dhe kush do mund ti aksesojë dhe shohë se cfarë është folur. Në konferencën të ftuar nga SHBA, Britania e Madhe, India, Kosova, Kroacia etj kanë prezantuar punime mbi organizatat e ndryshme terroristë që rrezikojnë paqen në Mesdhe dhe Lindjen e Mesme. Është debatuar mbi DAESH apo ISIS-in, PKK, PJAK, Xhahbat al-Nusrën dhe sigurisht që është prezantuar një punim edhe për organizatën e muxhahedinëve iranianë apo MEK-un dhe rrezikur qe ajo sjell per Shqiperine. Znj. Anne Singelton përpara se të vinte në konferencën tonë ka shkuar në ambasadën britanike. Për t’u ruajtur nga ndonjë atentat terrorist nga MEK-u Anna ka ndejtur në hotele me siguri të lartë dhe jeta e saj është ruajtur në mënyrë të veçantë nga organe të larta të sigurisë të cilat e kanë paralajmëruar që ajo mund të vritej nëse MEK-u gjente vendodhjen e saj.

Znj. Anne Singleton është një aktiviste dhe humaniste e cila përpiqet prej vitesh që të deradikalizojë dhe shpëtojë pengjet e MEK-ut nëpër botë. Unë jam krenar që kam njohur çiftin Khodabandeh dhe e siguroj MEK-un që sapo të hiqet karantina familjen Khodabandeh do ta ftojmë prapë në Tiranë, do t’i sigurojmë jetën e tyre si shtetas britanik që janë dhe do të shpalosim para publikut shqiptarë pa frikë faktet e dhunës, terrorit dhe krimit që MEK-u bën në organizatën e tij. Kur Anne Singleton erdhi në Tiranë, MEK-u shantazhoi televizionin Ora News, TemA TV etj dhe u kërkoi që të heqin intervistat e saj. Ky pra është MEK-u. Një organizatë që në vend se të përballet mediatikisht vepron si një kult anti-demokratik që nuk pranon debatin e hapur që demokracia kushtëzon. MEK-u funksionin me skema sikur Partia Komuniste e Kinës dhe kujton se Evropa është një Xinjiang apo Iraku i Sadam Huseinit.

E katërta në lidhje me pyetjet e MEK-ut që bën ndaj meje dhe Gjergji Thanasit le të përgjigjem si më poshtë:

Pyetja 1
MEK-u me pyet mua dhe Gjergjin:
– A ishte nikoqiri i tyre, në udhëtimin e tyre të fundit në Teheran dhe në hotelin Evin, i njëjti Mohsen që informoi Amir Saadounin, apo ai ishte dikush tjetër, si quhej?

Në udhëtimin kur unë, Gjergji dhe disa gazetarë shqiptarë ishim në hotel Evin jemi ftuar nga një OJQ, Shoqata e Gazetareve Iranian. Nuk kemi takuar asnjë Mohsin por kemi takuar gazetarë, intelektualë dhe disa defektorë të MEK-ut të cilët na kanë treguar krimet që ju bëni në organizatën tuaj dhe që janë dashamirë të guximit tonë për të folur publikisht kundër MEK-ut. Na kanë qarë hallin duke na thënë që të ruhemi nga vrasjet dhe sulmet tuaja. Në asnjë moment as unë dhe as Gjergji nuk jemi kontaktuar nga shërbime sekrete dhe këtë e kemi refuzuar dhe e refuzojmë me forcë. Për këtë fakt Gjergji është edhe në gjyq me komandan Behzad Safarin i cili e ka akzuar për agjent iranian. MEK-u duhet të provojë ligjërisht nëse ne jemi agjentë apo nëse MEK-u gënjen dhe na sulmon për shkak të detyrës sonë si gazetarë.

Pyetja 2:
Olsi Jazexhi konfirmon me zërin e tij në YouTube se po marrin para nga regjimi iranian. Sa kanë marrë deri më tani?

Në asnjë video time unë nuk pranoj që na paguan regjimi iranian. Ne nuk jemi sikur mercenarët e MEK-ut në Shqipëri që paguhen. Por ne na është paguar hoteli dhe bileta e avionit nga organizatat jo-qeveritare iraniane të cilat na kanë ftuar, na ftojnë dhe do të na ftojnë në konferencat e shumta që ato organizojnë. Ne jemi krenarë që na ftojnë në Iran dhe për këtë nuk do marrim leje nga terroristët iranianë dhe do të shkojmë në Iran deri sa të cmendet Maryam Rajavi. Fatmirësisht ne jemi qytetarë të lirë dhe nuk jemi pengje në kampin Ashraf të Manzës.

Pyetja 3:
Pas vizitës së tyre të fundit në Iran, ata kanë shumëfishuar sulmet e tyre kundër MEK çdo ditë. Ata gjithashtu kanë shtuar sulmet e tyre ndaj qeverisë shqiptare, të cilën Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian e quajti një vend të vogël të keq. Kush i urdhëron ata që ta bëjnë këtë?

Kritikën tonë ndaj MEK-ut por edhe qeverisë shqiptare ne e bëjmë pa urdhër. Ne nuk jemi mercenare sikur MEK-u është. Kritika jonë ndaj MEK-ut bëhet duke u mbështetur në fakte dhe legjislacionin shqiptar dhe për të mirën e popullit tonë. Ne lutemi dhe urojmë që shteti ynë të zbatoj ligjin dhe tani me administratën e Joe Bidenit ose t’a largojë MEK-un nga Shqipëria për në Afrikë ose t’a deradikalizojë dhe detyrojë që të braktisi xhihadin, terrorizmin dhe pengmarrjen. Lajmi që Shqipëria po merr një ambassador të ri iranian në Tiranë dhe ardhja e Joe Bidenit në SHBA ne na mbush me shpresë që vendi ynë nuk do tolerojë më aktivitete kriminale dhe xhihadiste në vendin tone dhe Shqipëria nuk do të shërbejë më si vend strehues i terrorizmit.

Pyetja 4:
– Ata kanë marrë disa informacione në lidhje me anëtarët e MEK që janë vetëm në posedim të Ministrisë së Inteligjencës të regjimit iranian. Kush, ua siguron atyre këto informacione në Iran,?

Informacionet që ne mësojmë për MEK-un janë të hapura dhe çdo kush i di. Defektorët që ju keni në Tiranë, gazetarët e New York Times, BBC, etj që u vizitojnë nxjerrin fakte mbi ju. Familjarët e MEK-save, rebelët që ju keni brenda në kamp dhe kanë arritur të fusin celularë fshehurazi por edhe organet e sigurisë shqiptare nxjerrin informacione mbi ju natë e ditë. Këtu duhet të theksoj që miku im Gjergji Thanasi di shumë më shumë për ju sesa unë dhe për këtë e kam zili. MEK-u duhet të dijë që ne dimë shumë më shumë sesa ata imagjinojnë. Për këtë arsye u kërkojmë me insistim që të mos kryejnë akte ilegale dhe kriminale në vendin tonë, pasi një ditë do të përgjigjen para ligjit të Republikës së Shqipërisë. Allahu e ndryshon historinë shumë shpejt dhe MEK-u nuk duhet të bëj krimet dhe gabimet që ka bërë në Irak edhe në Shqipëri!

Pyetja 5:
– Çfarë udhëtimesh të fshehta kanë bërë ata në Iran dhe me cilat organizata janë lidhur ata brenda Iranit, të listuara si organizata terroriste? Agjencia Iraniane e Lajmeve Fars publikoi padashur një foto të Olsi Jazexhi në një takim privat të organizuar nga instituti “New Horizon”. Ky institut është përcaktuar nga Shtetet e Bashkuara si një organizatë terroriste.

Ne në Iran kemi shkuar të ftuar nga organizata të shumta jo-qeveritare, institucione shkencore etj. Unë kam marrë pjesë në një konferencë për Palestinën që ju edhe me keni gjetur foton dhe aty kam qenë me disa analistë të CIA-s amerikane, profesorë amerikanë, kanadezë, analistë italianë, francezë, palestinezë, me kunatën e Tony Blairit Lauren Booth etj. Ishim rreth 100 të ftuar nga Bashkia e qytetit. Për Palestinën unë jam i gatshëm të marr pjesë në konferenca edhe në kampin e MEK-ut nëse ju do u lejoj ambasada e Izraelit që të bëni një konferencë të këtillë dhe do prezantoj konkluzionet e mia mbi aparteidin anti-musliman të Izraelit. Organizata New Horizon nuk është terroriste. Ajo u blacklist nga qeveria amerikane më vonë pasi unë kam marrë pjesë në konferencën e tyre. Vënja e saj nën embargo erdhi si pasojë e konferencave të saja me shumë influencë me intelektualë evropianë dhe amerikanë, gjë që shqetësoi qeverinë izraelite dhe amerikane. Edhe pse venja nën embargo e kësaj OJQ-je u bë sikur ne në vendin tonë kemi me qindra politikanë, gjyqtarë, prokurorë etj që janë vënë në listë të zezë nga amerikanët, kjo nuk na ndalon ne njerëzit e medias që të kemi marrëdhënie akademike dhe gazetareske me personat që qeveria amerikane dhe izraelite nuk i dëshiron. Administrata Trump ka ndaluar që të hyjnë në SHBA miliona qytetarë të Chadit, Iranit, Libisë, Somalisë, Syrisë dhe Jemenit. Edhe Maryam Rajavi dhe komanda muxhahedine nuk lejohet që të hyjë në SHBA. Por ky fakt nuk na ndalon ne si shqiptarë dhe gazetarë që ti vizitojmë këto vende dhe për këtë nuk do marrim leje as nga ish-terroristët e MEK-ut dhe as nga administrate e një vendi të huaj.

Pyetja 6:
Sigurisht, ka shumë pyetje të tjera që publiku duhet të informohet për përgjigjet. Se përse këta dy njerëz sa herë që terroristët dhe kriminelët e lidhur me regjimin iranian dëbohen nga Shqipëria, ata e konsiderojnë atë si një komplot dhe dënojnë qeverinë shqiptare në favor të regjimit kriminal iranian.

Personat që ne kemi mbrojtur kanë qenë viktima të sulmeve dhe shpifjeve tuaja dhe nuk kanë qenë as terroristë dhe as kriminelë. Ju e dini këtë dhe nëse ne kemi gënjyer ju mund të na kallëzoni në gjyq për këtë punë. Por ju nuk e bëni këtë pasi keni frikë nga e vërteta. Megjithatë le të jap disa shembuj.

Ne psh. i kemi treguar botës që ju keni shpifur për ‘aktin terrorist iranian’ të marsit të vitit 2018 kur ju deklaruat që Shqipëria kapi dy terroristë që do u vrisnin me makinë bombë. Unë – Olsi Jazexhiu kam shkuar personalisht në rajonin e policisë nr. 1 në Tiranë si avokatë – dhe kemi kërkuar nga policia fakte për këta persona që mafia e Maryam Rajavit sulmoi si terroristë nëpër media. Faktet që ne zbuluam ishin se këta ishin dy gazetarë të cilët më pas u lanë të lirë. Gjergji Thanasi siguroi me lidhjet e tij edhe ftesën që Baba Mondi kishte bërë për dy gazetarët, vizën e tyre etj dhe ne i treguam botës që ju gënjyet dhe jeni gënjeshtarë dhe kriminelë. Ju bëtë një krim për të cilin drejtësia shqiptare nuk u ka dënuar. Por detyra jonë si gazetarë është që të denoncojmë krimin tuaj.
Ju si ish-terroristë dhe anti-demokratë që jeni sulmoni dhe shkatërroni jetën e defektorëve të xhihadit që janë arratisur nga organizata juaj. Ju shpifni dhe bëni agjentë iranianë ata persona që marrin guximin dhe arratisen nga ju. Ju keni nxitur elementë mercenarë të policisë shqiptare që ndoshta edhe i paguani, që të burgosin shumë defektorë tuaj me akuza qesharake. Ju rrahët në mes të Tiranës dy qytetarë kanadezë, familjen Mohamedi dhe i shpallët terroristë dhe agjentë iranianë pse ata donin të shpëtojnë vajzën e tyre nga kampi i xhihadit të Manzës.

Ju e bëni këtë pse keni mentalitet terrorist dhe xhihadist dhe nuk pranoni dot demokracinë dhe opozitën. Ju keni shpallur agjent iranian Ehsan Bidin të cilin e keni torturuar dhe më në fund e keni futur dy herë në burg vetëm për faktin se ai denoncon krimet brenda kampit tuaj xhihadist. Në gusht 2020 ju nxitët policinë dhe donit që të krijonit incident diplomatik ndërmjet Shqipërisë dhe Greqisë duke detyruar element kuislingë të policisë shqiptare që të hedhin në mënyrë ilegale Ehsanin në tokën greke dhe më pas ndoshta edhe të ishte vrarë. Ne e denoncuam këtë rast dhe i treguam strukturave mediatike dhe të sigurisë në Evropë krimin që ju po bënit me Ehsan Bidin të cilin ne e shpëtuam nga vdekja por ju sërisht me korrupsion e keni futur në mënyrë ilegale në qendrën e ndalimit në Karrec.

Maryam Rajavi dhe komanda e lartë muxhahedine!

Detyra jonë si gazetarë që jetojmë në një shoqëri demokratike është që të mbrojmë vlerat e demokracisë, barazinë para ligjit dhe mos të lejojmë që shteti ynë të merret peng nga një organizatë ilegale, xhihadiste dhe terroriste. Ne nuk duam që Shqipëria të kthehet si Iraku i Sadam Huseinit apo si kamp Ashrafi ku njerëzit radikalizohen dhe mbahen të mbyllur si skllevër dhe nxiten që një ditë të bëjnë xhihad. Duke qenë se ne jemi gazetarë të lirë dhe ju nuk na shantazhoni dot sikur keni shantazhuar dhe blerë me lekë gazetarë të Top Channelit, Ora News, Klanit, TemA, Shijak TV etj ne u zotohemi që do të vazhdojmë të tregojmë të vërtetën dhe kritikojmë elementë të korruptuar të qeverisë shqiptare që shkelin ligjin përpara parasë, shantazheve dhe korrupsionit tuaj.

Edhe pse ju keni lëshuar policinë e antiterrorit, Ministrinë e Brendshme dhe të Drejtësisë kundër nesh, ne sikur ju e shikoni nuk jemi trembur dhe vazhdojmë me ballin lart të sfidojmë aktivitetin tuaj kriminal, xhihadist dhe antiligjor. Ne u sfidojmë në kamera, në televizione, në portale të internetit, në Bashkimin Evropian, në media perëndimore, në media iraniane, irakene, turke, ruse dhe kudo. Ne jemi të pandalshëm! Ne jemi të gatshëm të shkojmë në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, në Departamentin e Shtetit në SHBA dhe kudo që të dëshmojmë për ato që ju bëni.

Unë u kam sfiduar prej disa muajsh ju, por edhe pushtetarët shqiptarë që u mbrojnë ju për një debat të hapur dhe demokratik mbi aktivitetin tuaj xhihadist në Shqipëri. Deri më tani askush nuk ka guxuar të na përballojë mediatikisht. Ju mbroheni nga dy apo tre ambasada të huaja në vendin tonë, nga qeveria jonë të cilën e ka zënë halli me ju por që një ditë do t’u dëbojë sikur u dëboi Iraku më parë.

Të gjithë e dinë që mbrojtjes dhe fshehjes së aktiviteteve tuaja ilegale herët apo vonë do i vijë fundi. Ju duhet të deradikalizoheni, të asimiloheni në shoqërinë evropiane, të braktisni xhihadin e dhunshëm, të mos jetoni jetë paraushtarake në Shqipëri dhe komanda juaj duhet që një ditë të dali përpara një gjykate ndërkombëtare për krimet që ajo ka bërë dhe bën jo vetëm kundër popujve kurdë, arabë dhe iranianë por edhe kundër vetë ushtarëve që ju mbani si pengje dhe i trushpëlanin në kampin e Manzës.

Mua dhe Gjergjin ju mund të na heshtni vetëm nëse na vrisni. Me policë kuislingë dhe mercenarë nuk na trembni dot, pasi ne jemi me të vërtetën.

Dhe sikur Jezu Krishti ka thënë: E vërteta të bën të lirë! Dhe ne si besimtarë të Jezu Krishtit që jemi i qëndrojmë besnik citatit biblik!

Olsi Jazexhi

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button