Si u largova nga rrethimet mendore dhe fizike të kultit Raxhavi në Shqipëri?

Sajti i të mbijetuarve në Shqipëri: Përshëndetje i nderuari mik i dashur z. Bahman Azami dhe faleminderit që pranuat të jeni pjesë e kësaj interviste. Fillimisht a është e mundur që të prezantoheni, pastaj të vazhdojmë me pyetjet.

Bahman Azami

Bahman Azami: Përshëndetje dhe faleminderit. Unë jam Bahman Azami, jam nga Kermanshahi, kam qenë aktiv në organizatën Moxhahedin rreth 27 vite dhe tani për tetë muaj jam ndarë nga kjo organizatë. Unë në fillim për të gjetur punë, për të fituar para dhe për të jetuar, nga Irani kam shkuar në Turqi. Në Turqi gjeta një lidhje me një person që ishte pjesë e organizatës Moxhahedin-e Khalk dhe u njoftova me të dhe ai më çoi në Irak dhe më pas pa pëlqimin tim, u detyrova të shërbeja në këtë organizatë. Në Irak pash bazat e organizatës ku të gjitha ishin një mashtrim dhe të gjitha ato që organizata na thoshte neve, ishin gënjeshtra. Që në fillim, kam dashur të ndahem nga organizata Moxhahedin, por nuk ishte e mundur dhe në fakt ata kishin frikë nga unë. Për sa kohë që isha në Irak, nuk guxoja të ikja nga organizata. Kur mbërrita në Shqipëri, pas njëfarë kohe, e kuptova se ishte e mundur të arratisesha.

Sajti i të mbijetuarve në Shqipëri: Si arritët të iknit edhe përkundër faktit se kishit shumë frikë të merrni vendimin përfundimtar për t’u ndarë nga organizata? Si arritët të ndaheni nga rrethimet mendore dhe fizike të këtij kulti?

Bahman Azami: Ajo se si kam ikur unë nga organizata Moxhahedin është një histori e hidhur dhe e gjatë? Ne kur erdhëm në Shqipëri nga kampi Liberty në Irak, qëndrova tre muaj në kamp dhe më pas isha në Tiranë në rajonin me emrin Kashar, që njihej për aranzhime të mira për organizatën dhe pastaj nga atje shkuam në kampin Rashid ose rajonin me emrin Tofin, ku qëndruam për tre vite në këtë kamp. Përgjegjësia ime gjatë kësaj periudhe që ishim në Shqipëri, ishte puna dhe zgjidhja e problemeve të bazës, si dhe përgjegjësia për blerjen dhe zgjidhjen e problemeve teknike dhe gjatë ditës përballesha me gjëra të vështira që duhej t’i duroja dhe prezantoja në takimet e Zahra Merikhi dhe nëse nuk shkoja, unë qortohesha rëndë dhe po ashtu siç e dini edhe ju, askush në organizatë nuk ka të drejtë për pushim dhe për të menduar.

Sajti i të mbijetuarve në Shqipëri: Cili ishte problemi juaj i veçantë në Shqipëri? Çfarë ju pengonte dhe ju lëndonte? A kishit takime për shpëlarjen e trurit sikur në Irak?

Bahman Azami: Po, kishte takime për shpëlarjen e trurit, por nuk mund të ishin sikur ato që ishin në Ashraf dhe Irak. Unë vetë disa herë kisha grindje me organizatën. Së pari, çfarë ndodhi me përmbysjen e regjimit? Pse nuk përgjigjet Masud Raxhavi dhe Marjam Raxhavi? Njëherë në një mesazh që nuk dihej nëse ishte i Masud Raxhavi ose jo,  por sido që të jetë ai mesazh ishte dhënë në emër të tij, thuhej se ky vit është viti i përmbysjes. Arsyeja është se këtë vit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sulmojnë Iranin dhe organizata është e vetmja alternativë në Iran. Ata u thanë anëtarëve se duhet të presin një vit më vonë dhe të gjithë do të shkojmë në Iran dhe ju jeni gjithashtu oficerë të Ushtrisë Çlirimtare që keni për të trajnuar dhe organizuar të rinjtë.

Në të vërtetë, ata i kanë mbajtur njerëzit të painformuar sikur në errësirë. Ata as nuk na lejuan të bridhnim brenda Shqipërisë, duke pritur që të ishim në burg si gjithë të tjerët në kamp. Udhëheqësit dhe autoritetet e larta të organizatës posedonin kushte të mira dhe kur vinin tek ne, na thoshin vdisni, ajo që është, është dhe ti duhesh të jesh Moxhahed dhe jeta për Moxhahedin-e Khalk është mëkat, por ata vetë posedonin mundësitë më të mira, unë në Shqipëri organizatën e shihja më mirë dhe kuptoja gënjeshtrat e tyre dhe pas një kohe pasi i kuptova të gjitha, vendosa të ndahesha nga organizata. Meqenëse akoma kisha kujtimet e vitit 73 kur isha në burgjet e Raxhavi dhe torturat që kisha përjetuar, frikësohesha që të shfaqja kërkesën time, sepse mos ndoshta do të bija prap në burg ose po më shtypnin për shkak të faktit se organizata Moxhahedin do të më kishte vënë në shënjestër për të më vrarë. Përfundimisht, plotë frikë dhe dridhje, bëra kërkesë të ndahesha nga organizata dhe pa u bërë akoma nata, mua më rrahën dhe më kërcënuan me vdekje dhe bile më thanë që ti je mercenar dhe nuk do të lejojmë që në fytin tënd të kalojë ujë dhe për mijëra arsye kërkuan të më mbajnë, bile ditën që Marjam Raxhavi erdhi në Shqipëri, unë i thash haptas asaj që marrëdhënia juaj është sektare dhe nuk dëshiroj të qëndroj këtu, ku Marjam Raxhavi u frikësua dhe tha të mos flisja dhe…

vazhdon

Burimi: Intervistë e sajtit të mbijetuarve në Shqipëri

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button