Identifikimi dhe hapja e informacionit, për më shumë se 250 llogari të rreme të Muxhahedinve (hipokriteve) në Twitter

Lista prej më shumë se 250 llogarive të rreme të grupit terrorist të Muxhahedinve (hipokritëve) u identifikua dhe u zbulua në rrjetin social Twitter.

Njësia e mbikëqyrjes kibernetike e Fondacionit Habilian, e cila monitoron dhe analizon aktivitetet e grupeve terroriste anti-iraniane, zbuloi dhe identifikoi sot, të Dielën me 18 prill 2021, një listë prej 256 llogarive me origjinë shqiptare, të grupit Muxhahedine (hipokritve).

Sipas Habilian, në Twitter, ka qindra faqe të tjera të rreme që janë të lidhura me këtë grup.

Twitter

Organizata Muxhahedin Khelk (MKO) është një nga grupet e dhunshme, terroriste dhe anti-iraniane që përdor një ushtri të madhe llogarish të rreme, në hapësirën kibernetike për të çuar përpara qëllimet e saj dhe për t’i propaganduar ato në audiencë.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Twitter pezulloi llogarit në persisht të Maryam Rajavi, udhëheqëses së këtij grupi, për tre javë, për shkak të publikimit të shkrimëve me përmbajtje të dhunshme, dhe pas kësaj, gjithashtu përdoruesit e tjere në faqe të tjera të këtij grupi, në anglisht u kufizuan dhe paralajmëruan. Facebook gjithashtu dy javë më parë mbylli 300 llogari të Muxhahedinve (hipokriteve) pasi e identifikoi atë si një promovues të dhunës dhe terrorizmit dhe drejtuar nga një fermë trollësh- Kampi i Muxhahedinve- në Shqipëri.

Habilian, në një letër për Twitter, njoftoi gatishmërinë e tij për të dhënë detaje të plota të qindra llogarive të tjera të Muxhahedinve (hipokritëve) që veprojnë nën identitete të rreme.

Më parë, një numër anëtarësh disidentë të Muxhahedinve, të cilët kishin punuar më parë në sektorin kibernetik të grupit, raportuan ekzistencën e një ferme brenda në kampin e Tiranës, e cila përdori 1.000 deri 1.500 anëtarë të saj për të krijuar mijëra faqe të rreme në Twitter, në ndjekje të qëllimeve të dhunshme politike dhe që portretizojnë Iranin si një vend që kundërshton të drejtat e popullit të tij dhe është armiqësor.

Shumica e këtyre faqeve të rreme u hapën, pasi Donald Trump erdhi në pushtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke përfituar nga kjo mundësi e re, Ky grup terrorist, përqendroi shkrimet e tyre, në faqet e tyre të reja, me përmbajtje fyese, armiqësore dhe urrejtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button