Dekadat e terrorizmit të MEK-ut dhe terrorizmi i ardhshëm i tij

Organizata Mujahedin el Khalq (MEK) dhe fronti i saj politik, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI), është hequr në vitin 2012 nga lista e terrorit. Megjithatë, organizata nuk u hoq nga lista sepse hodhi armët dhe hoqi dorë plotësisht nga terrorizmi, por për shkakun se Shtetet e Bashkuara kanë planifikuar të paktën që nga fillimi i vitit 2009, sipas dokumenteve të politikës së Uashingtonit, që ta përdorin MEK-un si përfaqësuesin e saj të armatosur kundër Iranit. MEK ështe një organizatë terroristë, e njohur madje edhe nga sponsorët e saj amerikanë.

Pavarësisht nga mbrojtja që i bëhet MEK-ut në platforma të ndryshme të mediave sociale, nuk ka dyshim që MEK është një organizatë terroriste e rrezikshme. Edhe ata që e sponsorizojnë MEK-un si përfaqësi të tyre militante kundër Iranit, e pranojnë këtë: Në dokumentin e Institutit Brookings të vitit 2009 i titulluar, “Cila është rruga për në Persi? Opsionet për një Strategji të re amerikane kundrejt Iranit,” politikëbërësit e SHBA-së pranonin haptazi kandidaturën e MEK-ut si një perfaqësi amerikane.

Us colonels terrorized by the MEK elements

Us colonels terrorized by the MEK elements

Grupi opozitar (dhe sigurisht më polemik) NCRI (Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit), lëvizja politike e themeluar nga MEK (Mujahedin-e Khalq), ndoshta është grupi që ka tërhequr më shumë vëmendjen deri tani per tu konsideruar një përfaqësues i mundshëm i SHBA-së. Kritikët besojnë se grupi nuk është demokratik dhe popullor, dhe është vërtet antiamerikan.

Në kontrast me këtë, përkrahësit e grupit pretendojnë se kundërshtimi i gjatë i lëvizjes ndaj regjimit iranian dhe rekordet e sulmeve të suksesshme bashkë me operacionet e grumbullimit të informacioneve kundër regjimit e bëjnë atë të denjë për të pasur mbështetjen e SHBA-së. Ata gjithashtu argumentojnë se grupi nuk është më antiamerikan. Raymond Tanter, një nga mbështetësit e grupit në Shtetet e Bashkuara, pretendon se MEK dhe NCRI janë aleatë për ndryshimin e regjimit në Teheran dhe gjithashtu veprojnë si një përfaqësues i dobishëm për mbledhjen e informacionit sekret. Agjentura e MEK-ut ishte burimi i informacionit në vitin 2002 që çoi në zbulimin e një vendi të fshehtë në Iran për pasurimin e uraniumit.

Analistët e Brookings gjithashtu e kanë pranuan hapur se MEK është pa dyshim një organizatë terroriste: Pavarësisht pretendimeve mbrojtësve, MEK mbetet në listën e qeverisë së SHBA-së si një organizatë terroriste e huaj. Në vitet 70, grupi vrau në Iran tre oficerë amerikanë dhe tre kontraktorë civilë. Gjatë krizës së pengjeve 1979-1980, grupi vlerësoi vendimin për marrjen peng të amerikanëve në Iran dhe Elaine Sciolino raportoi se, ndërsa liderët e grupit publikisht dënuan sulmet e 11 shtatorit, brenda grupit pati festime të mëdha.

MEK bombings

Nuk ka dyshim që grupi ka kryer sulme terroriste, shpesh të justifikuara nga mbrojtësit e MEK-ut, sepse janë të drejtuara kundër qeverisë iraniane. Për shembull, në vitin 1981, grupi bombardoi selinë e Partisë së Republikës Islamike, e cila ishte atëherë organizata kryesore politike e lidershipit klerik, duke vrarë rreth 70 zyrtarë të lartë. Kohët e fundit, grupi ka marrë përsipër më shumë se dhjetëra sulme me bomba, vrasje dhe sulme të tjera mbi objektivat civile dhe ushtarake iraniane të kryera midis viteve 1998 dhe 2001. Për të punuar më ngushtë me grupin (të paktën në një mënyrë të hapur ), Uashingtoni së pari do të duhet ta heqë atë nga lista e organizatave terroriste të huaja.”

MEK terror

Duhet të theksohet se përmendja e Mek-ut nga Brookings bëhet në një kapitull të titulluar “INSPIRIMI I SIGURISË: Mbështetja e pakicave iraniane dhe grupeve të opozitës”, i cili tregon se grupet që konsiderohen për tu sponsorizuar nga SHBA duhet të jenë të armatosura dhe të kryejnë fushata dhune, jo operacione terroriste, por operacione ushtarake në një shkallë të gjerë të ngjashme me militantët e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Rekomandimi i Brookings që MEK të hiqet nga lista e organizatave terroriste të huaja si përfundim do të realizohet plotësisht në vitin 2012, realizim që u kryesua nga lobistët të udhëhequr nga politikanët dhe politikëbërësit e shquar të SHBA-së, përfshirë edhe Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së John Boltonin.

Dekadat e terrorizmit të MEK-ut dhe terrorizmi i ardhshëm i tij

MEK për dekada ka kryer sulme terroriste brutale, vrasje dhe spiunazh kundër qeverisë iraniane dhe popullit të tij. Mek ka synuar goditjen e amerikanëve duke përfshirë edhe tentativën e rrëmbimit të ambasadorit amerikan Douglas MacArthur II dhe tentativën për vrasje të gjeneralit Harold Price. Mek ka vrarë nënkolonelin Louis Lee Hawkins, ka vrarë kolonelin Paul Shaffer dhe nënkolonelin Jack Turner dhe në një pritë ka vrarë me sukses punonjësit amerikanë William Cottrell, Donald Smith dhe Robert Krongard.

Pranimet e vrasjeve të punonjësve amerikanë gjenden brenda një raporti të vitit 2011 të shkruar nga ish-zyrtari amerikan i Departamentit të Mbrojtjes Lincoln Bloomfield Jr në emër të një firme tjetër lobimi, Akin Gump, në një perpjekje për të hedhur poshtë shqetësimet mbi dhunën e kaluar të MEK-ut dhe lidhjen e tij me fushatën aktuale të terrorizmit të armatosur. Raporti thekson: Raporti i Departamentit të Shtetit për terrorizmin në vitin 2009 thotë se MEK vrau nënkryetarin e Misionit Ushtarak Amerikan në Teheran në vitin 1973, vrau dy anëtarë të Grupit Këshillues Ushtarak të Ndihmës Amerikane në vitin 1975 dhe dy punonjës të Rockwell International në vitin 1976 dhe se ai mori përgjegjësinë për vrasjen e një zyrtari amerikan të Amerikan Texacosit në vitin 1979.

E kaluara e dhunshme e terrorizmit të MEK-ut, së bashku me pranimin amerikan që kërkon ta përdorë MEK-un si një përfaqësi e armatosur kundër Iranit, vë në pikë pyetje vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit. Lidhur me atë vendim, deklarata e vitit 2012 e Departamentit të Shtetit me titull, “Heqja e Muxhahidin-Khalkut nga lista”, thoshte: Me veprimet e sotme, Departamenti nuk anashkalon apo harron aktet e kaluara të terrorizmit të MEK-ut, përfshirë vrasjet e shtetasve amerikanë në Iran në vitet 70 dhe një sulm në tokën amerikane në vitin 1992. Departamenti gjithashtu ka shqetësime serioze rreth MEK-ut si organizatë, veçanërisht në lidhje me akuzat për abuzimet e kryera kundër anëtarëve të vet.

USA Double Standard

Vendimi i Sekretarit mori parasysh largimin publik e Mek-ut nga dhuna, mos angazhimin nëpër akte të terrorizmit për më shumë se një dekadë dhe bashkëpunimin e tyre në mbylljen paqësore të kampit Ashraf, bazën e tyre historike paraushtarake.

Departamenti Amerikan i Shtetit pranon se organizata ka kryer terrorizën në të kaluarën dhe vazhdon edhe sot me abuzime kundër anëtarëve të vet. Politikëbërësit amerikanë në dokumentat Brookings pranojnë se i gjithë qëllimi i zhvendosjes së pozicionit të MEK-ut ishte të legjitimonte përdorimin e organizatës si një përfaqësi militante kundër Iranit, një veprim që bie në kundërshtim me arsyetimin kryesor për ta hequr MEK-un nga lista e terrorit të Departamentit Amerikan te Shtetit.

nga Tony Cartalucci – përkthyer nga gazetaimpakt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button