Pesë dekada të terrorizmit Muxhahedin Khelk

nga milicitë në qendrat terroriste

Gjatë gjithë historisë bashkëkohore të Iranit dhe nga dekadat e kaluara deri më tani, sidomos midis politikave të anës së majta, janë formuar grupe të shumta milicie, që një tipar i përbashkët i të gjitha atyre grupeve ishte dhuna dhe terroret që bënin. Megjithëse këto grupe u formuan për të luftuar sistemin politik në pushtet, por dhuna e tyre që ishte në një masën të tepruar, u bë shkak që përveç civilëve, pjesa më e madhe e viktimave të ishte populli, si në operacione e verbëra ashtu dhe në operacionet që kishin një qëllim. Organizata Muxhahedin Khelk, e njohur si hipokritë në mesin e popullit iranian, është një nga grupet më të njohura, që në muajt e parë të fitores se Revolucionit Islamik, ky grup e prezantoi veten e saj zyrtarisht dhe zbuloi milicinë e saj dhe shënoi një periudhë dhune dhe gjakderdhje në pjesë të ndryshme të Iranit. Dhuna që rezultoi në vdekjen e 12,000 qytetarëve iranianë, disa amerikanëve dhe një numrër shumë i madhë që nuk u indentifikuan, Por gjithashtu një numër i konsiderueshëm ishte dhe nga qytetarët e Turkemenë dhe Shiitët Irakianë që ishin viktimat e grupit të milicisë MEK. Tani, gati dy dekada, pasi grupi ishte çarmatosur, MEK ka rinisur qendrën e saj terroriste me emrin e ri “Qendrat Rebel”.

MKO Terrorists

Milicia

Sipas fjalorëve, milicia është një forcë ushtarake e përbërë nga qytetarë të stërvitur, për në raste urgjence. Sigurisht, milicia ka një përkufizim tjetër në kulturën e Oksfordit: që përshkruhet si një forcë ushtarake dhe përfshihet në aktivitete kryengritëse dhune ose terroriste në kundërshtim me një ushtri të rregullt. Dhe ky artikull i referohet milicisë, me kuptimi e dytë që shpjeguam më sipër, që është një force ushtarake e organizuar në aktivitete kryengritëse dhune dhe terroriste, që u armatosën në vitet e para të revolucionit. Pas Revolucionit Islamik, termi milicë u përdor për herë të parë në Iran nga Muxhahedin Khelk (hipokritët) Sigurisht, ky koncept nuk ishte i panjohur për grupet e majta. Sipas deklaratave dhe dokumenteve të lëna nga hipokritët, Massoud Rajavi, udhëheqësi i këtij grupi, njoftoi formimin e një milicje me 23 dhjetor të vitin 1979. Sidoqoftë, njoftimi zyrtar u bë më 27 dhjetor, në një njoftim në revistën Muxhahed. Milicia ishte një forcë e organizuar joprofesionale që mund të kryente aktivitetet e saj organizative, përveç edukimit dhe punës së tyre të përditshme. Prandaj, milicia mbase mund të quhet një “guerile me kohë të pjesshme” ose, me fjalët e organizatës hipokrite, një “luftëtar me kohë të pjesshme” që thekson, natyrën e saj ushtarake dhe të armatosur.

Arsyeja e formimit të milicisë

Pas kapjes së folesë së spiunazhit të amerikanëve dhe urdhërit të Imam Khomeini (ra) për të formuar një ushtri prej 20 milionë individësh, me 26 dhjetor të vitit 1979, hipokritët njoftuan gjithashtu formimin e milicisë së tyre. Sipas deklaratës ushtarako-politike Nr. 23 të datës 23 dhjetor të vitit 1979, dega e milicisë u formua midis Muxhahedinve (hipokritëve). Muxhahedinet (hipokritët), për të justifikuar armatosjen e tyre dhe qëllimin e formimit të kësaj ushtrie të vogël private, deklaruan kundërshtimin ndaj Shteteve të Bashkuara (Deklarata Vol. 2, f. 140-141). Revista Muxhahed, gazeta zyrtare e Muxhahedinëve (hipokritët), më 26 Dhjetor të vitit 1958, me një numrin të tij të jashtëzakonshëm Nr. 2, falenderoi Imam Khomeini (ra), dhe u përpoqën të konfiskonte këtë urdhër të Liderit Suprem në favor të tij dhe thirrjen e Imam Khomeinit për një ushtri prej 20 milionë individ, Muxhahedinët deklaruan se kjo ushtri që Imami thotë është e njëjtë me melician. Dhe bazuar në këtë lëshuan deklaratën: “… Dhe tani u takon të gjitha forcave revolucionare dhe të gjithë luftëtarëve trima të ushtrisë dhe vëllezërve të Gardës Revolucionare të mos kursejnë asgjë në mënyrë që të krijojmë ekspertizën e ushtrisë revolucionare prej njëzet milionë individ në një organizatë milicinë prej tridhjetë e shtatë milion njerëzve. “…” Hipokritët botuan gjithashtu një artikull në vazhdim të kësaj deklarate me titullin “rregulloret për mbajtjen e armëve dhe qëllimet e milicisë”. Sepse shumica e anëtarëve dhe mbështetësve të hipokritëve ishin të armatosur. Gjatë fitores së revolucionit, shumë kazerma të ushtrisë u plaçkitën nga anëtarët e Muxhahedinve (hipokritëve) dhe dega ushtarake e grupit, e cila kishte qenë aktive që nga viti 1971, ishte gjithashtu e pajisur me armë praktikisht të paligjshme. Prandaj, në mënyrë që të demokratizoheshin dhe të parandalonin ndjeshmëritë që lindën pas formimit të milicisë së Muxhahedinve (hipokritëve), ata u përpoqën ti paraqisnin organizatat e tyre të armatosura si të organizuara të rregullta dhe me një rregullore.

Veprimet e milicisë

Që nga janari i vitit 1979, milicia është përdorur si një vegël në shërbim të taktikave propagandistike dhe misioneve shoqërore për të prishur rendin shoqëror dhe për të krijuar konflikt në disa lagje të Teheranit dhe qytete të tjera. Aktivitetet e njësive të milicisë u rritën gjatë periudhës propagandistike të mandatit të parë presidencial në mbështetje të Bani Sadr. Studentët përbënin shumicën e anëtarëve të këtyre njësive të organizuara. Lëvizjet dhe rekrutimet e para të hipokritëve për milicinë ishin fillimisht midis studentëve dhe më pas akademikëve. Sepse kjo pjesë e shoqërisë tërhiqej lehtë nga parullat mashtruese të Muxhahedinve (hipokritëve) me pasionin e saj revolucionar dhe interesin e madh për aktivitetet ushtarake dhe të armatosura.

MKO women at simorgh operation

Sipas politikave të drejtuesve të këtij grupi, njësitë e milicisë bënë disa lëvizje simbolike, para periudhës fatale të 20 qershorit të vitit 1981, në mënyrë që të tregonin fuqinë e tyre kundërshtarit, sipas udhëheqësve të Muxhahedinve (hipokritëve). Këto njësi në kohë të ndryshme si në muajt dhjetor, shkurt dhe mars të vitit 1979 kryen manovra për të treguar fuqinë e tyre shoqërore. Në atë kohë, Maryam Ghexher Azdanlu (Rajavi), udhëheqësja aktuale i grupit Muxhahedine, kishte përgjegjësi të ndryshme në lidhje me organizimin e milicisë së grave dhe udhëheqjen e kampeve revolucionare për studentet. (Gazeta Keijhan, 11 mars i vitit 1979, f. 15) Të Mërkurën e 10 Prillit të vitit 1980 milicia marshoi nga Universiteti i Teheranit në Ambasadën e SHBA-së, , për të treguar forcën e saj.

Gjithashtu, në vazhdim të tensioneve të organizatës, më 13 qershor të vitit 1980, milicia demonstroi dhe duke treguar forcën e saj, në 10 vende në Teheran. Në këtë seri demonstratash, dhjetëra Hezbollah dhe njerëz të zakonshëm u rrahën ose u plagosën me armë të ftohtë. Dhjetëra autobusë, motoçikleta dhe makina të njerëzve u dogjën dhe këtu ishte vendi ku Muxhahedinet (hipokritët) lëshuan parulla kundër dëshmorit Beheshti dhe Partisë Republikane dhe mbështetën Bani Saderin. Shumica e kontakteve të milicisë ishin me përleshje fizike dhe u përdorën armë të ftohta. Këta individë ishin trajnuar në luftime dhe ushtarake dhe vepronin në mënyrë të organizuar, duke mposhtur më shumë opozitën në konflikt. Gjatë vitit 1980, qytetet Sebzevar, Isfehan, Kerexh, Abadan, Gorgan, Ghaemshehr, Teheran dhe Shiraz u trazuan nga milicia. Prania e milicisë gjatë fjalimit të Bani-Saderit në Universitetin e Teheranit në 5 Mars të vitit 1959 dhe përplasja pasuese me forcat e Hezbollahut, ishte një tjetër përleshje i këtij grupi militant hipokritësh.

Pasditen e 20 Qershorit 1981, në të njëjtën kohë kur shqyrtohej çështja politike e Presidentit Bani Sadrit në parlament, sipas udhëzimeve të Muxhahedinve (hipokritëve), milicia ishte e pajisur me thika, brisk, doreza boksi, kokteje Molotov, spërkatës acidi dhe armë zjarri (për ekipet kryesore dhe për anëtarët kryesorë). Ata dolën në rrugët qendrore të Teheranit për tu ngritur dhe luftuar kundër regjimit në pushtet. Njëkohësisht me lëvizjet në Teheran, përleshje të ngjashme sporadike u zhvilluan në një shkallë më të vogël në disa qytete të tilla si Isfahan, Hemedan, Urmia, Shiraz, Ahvaz, Arak, Zahedan, Xhamia Soleiman, Bender Abbas dhe Meshhed, gjatë të cilave dhjetëra persona u plagosën dhe disa u vranë. (Uebfaqja e Radios dhe Televizionit).

Shumica e aktiviteteve të milicisë ishin propaganda dhe sabotim. Në fillim të 20 qershorit dhe para 20 qershorit të vitit 1981, këto forca ishin kryesisht si mbrojtëse të tubimeve dhe fjalimeve të njerëzve që mbanin anën e tyre. Për më tepër, mund të përmenden masa të tilla si shitja e botimeve dhe librave të Muxhahedinve (hipokritëve), mbledhja e ndihmës financiare për të mirën e grupit, aktivitetet e ndërtimit dhe zhvillimit në zona të privuara të vendit, si dhe aktivitete ushtarake. Aktivitetet e ndërtimit të milicisë dhe prania e tyre në fshatra ishin kryesisht për të garuar me xhihadin e ndërtimit, për të kryer punë propagandistike në favor të Muxhahedinve (hipokritëve) dhe për të mbledhur sa më shumë mbështetës për këtë grup, i cili në shumicën e rasteve dështoi. Në fakt, këto veprime të milicisë ishin si parimi i formimit të saj në konkurrencë me institucionet dhe organizatat revolucionare të tilla si Besixh. Organizata Muxhahedine (hipokrite) në këtë kohë e pa veten në iluzionin e pronarëve të revolucionit dhe, si sistemi i ligjshëm i qeverisës, dhe gjithashtu u përpoq të imitonte strukturën e shtetit. Organizata Muxhahedine (hipokrite) kishte shumë shpresë që milicia të kryente qëllimet e saj autoritare. Rajavi thoshte se milicia e tij kishte rreth 10,000 trupa të aftë dhe i përdori ato për të rrëzuar regjimin në pushtet. Ky mendim i papërpunuar i udhëheqësve të Muxhahedinve (hipokritë) së shpejti krijoi iluzionin se janë në gjendje të kundërshtonin qeverinë. Sidoqoftë, duke hyrë në arenën e kryengritjes me 20 qershor, e cila çoi në kapjen, arratisjen e milicias Muxhahedine (hipokrite) dhe shfaqjen e paaftësisë së tyre dhe madje kryengritjen, ky iluzion u zbeh shpejt dhe shumë nga milicitë e dashura të Rajavit u shkatërruan. (Faqja analitike e lajmeve Rah-Noo).

Fundi i milicia

Milicia, filozofia e ekzistencës të së cilës ishte të formonte një ushtri private dhe në fakt forcat e armatosura të Muxhahedinve (hipokritëve) për ditën e premtuar, hyri edhe një herë në fazën e kryengritjes sociale në përleshjet rrugore të verës së vitit 1981 dhe më 26 tetor të vitit 1981, me ngazëllimin e studentëve. Sipas dokumenteve të disponueshme, milicia organizoi tetë lëvizje masive gjatë vitve 1983 dhe 1985, të cilat, natyrisht, ishin shumë më të vogla se grupi i madhë i njerëzve që mbështesnin revolucionin dhe për këtë arsye dështuan pabërë ansje veprim, dhe me këto tetë lëvizje massive nuk nxorën asnjë rezultat pozitiv. Sidoqoftë, vrasjet dhe terrorizmi i bërë nga Muxhahedinët në shkallë të gjerë, duke vrarë nga zyrtarë të regjimit, tek njerëz të zakonshëm mund të konsiderohet si arritja më e madhe e milicisë hipokrite në këto vite. (Arkivi i Dokumentit të Fondacionit Hbilian). Më në fund, pas pamundësisë për të kryer veprime terroriste brenda vendit, sipas politikës së linjës së daljes së Muxhahedinve (hipokritëve), ky grup gradualisht shkoi në Irak, dhe duke marë përsipër objektet ushtarake dhe logjistike të dhuruara nga Saddami, në vitin 1987 ndryshuan emrin e grupit, dhe e quajtën Ushtri Nacionalçlirimtare. Në deklaratën themeluese të kësaj ushtrie, Massoud Rajavi e prezanton milicinë si qendra kryesore të Ushtrisë Çlirimtare: “… Ishte në këtë drejtim Organizata Muxhahedin Khelk e Iranit, në vitin e parë të qeverisjes [Imam] Khomeinit u përpoq të organizonte milicinë e popullit … “(Arkivat e Fondacionit Hbilian). Kjo e ashquajtura ushtria Muxhahedine (hipokrite) në dy vitet e fundit të luftës, kreu disa operacione ushtarake kundër Iranit, dhe përfundimisht u shkatërrua në fushë e betejës në Operacionin Mursad.

Pas pushtimit të Irakut nga forcat Amerikane në vitin 2003, Muxhahedinët (hipokritët) u çarmatosën me forcë nga Shtetet e Bashkuara, të cilat e kishin vendosur grupin në listën e saj terroriste, dhe Ushtria Nacionalçlirimtare, krahu i saj ushtarak, u detyrua t’i dorëzonte armët e saj, të rënda dhe të lehta ushtrisë amerikane në Irak.

Muxhahedinet (hipokritët) që atëherë janë përpjekur të përshtasin veten me kushtet e reja dhe gjithashtu të përshtasin taktikat e tyre me situatën e re me qëllimin për të dalë nga lista terroriste. Kështu që Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara morën një qasje të re për të nxjerr këtë grup nga lista terroriste, pasi bënë këtë ndryshim, që ishte më shumë një ndryshim taktik sesa një ndryshim i vërtetë. Hynë në fazën e veprimtarive politike dhe propagandistike kundër Iranit për të bindur Perëndimin se ato janë alternativa e vetme ndaj Republikës Islamike.

Muxhahedinet në këto 16 vjet që nga çarmatimi i detyruar, kanë pasur kontakte të gjera me ish-figurat politike perëndimore dhe kanë filluar propagandë të gjerë kundër Teheranit. Por asnjë nga këto aktivitete të Muxhahedinve (hipokritëve) nuk mund t’u sjellë atyre rezultatin e dëshiruar, i cili është pranimi si një alternativë dhe përmbysja e sistemit politik iranian. Prandaj, në vitet e fundit, ata janë përpjekur të fillojnë direkt operacionin e ndryshimit brenda Iranit dhe nxitjen e masave duke nisur qendrat e tyre të lidhura nën emrin e “qendrave kryengritëse”.

E vërteta është se themelimi i Organizatës Muxhahedin Khelk, si në vitet 1979 dhe njoftimi zyrtar i formimit të milicisë, ashtu edhe në mesin e viteve 1981, u mbështet në veprime të armatosura. Kështu, ngritja në pushtet e Donald Trump në Shtetet e Bashkuara i dha MEK-ut mundësinë për të ringjallur gradualisht qasjet e saj të kaluar militante pas 13 vitesh çarmatimi të detyruar, paralelisht me sjelljen dhe veprimet jo-diplomatike të Trump kundër Iranit.

Muxhahedine Khelk e pa Trump si një armë të fundit në presionin ndaj Teheranit, që presioni i paparë që Trump do ushtronte mbi Republikën Islamike të Iranit do të bënte që sistemi politik në Iran të binte. Organizata e Muxhahedinve duke e besuar këtë, u përqëndruar në krijimin e qendrave të dhunshme dhe terroriste brenda Iranit, disa vëzhgues që kishin besuar, në vitin 2003 në kalimin MEK-ut nga një grup ushtarak një në fazë politike, kuptuan se Muxhahedinet gjithashtu janë ende një grup milicia e dhunshme dhe terroriste dhe nuk kishin ndryshuar.

Disa nga anëtarët e lartë të MEK-ut gjatë presidencës së Trump than se, qendrat e reja terroriste të grupit të ashtuquajtura kryengritse, të njohura përgjatë milicisë së ushtrisë Nacionalplirimtare, tregojnë gjestet e fundit politike të MEK-ut dhe udhëheqëses së saj Maryam Rajavit, si një qasje mashtruese për të fituar mbështetjen e disa politikanëve evropianë dhe amerikanë. Gjatë kësaj periudhe, Muxhahedint Khelk kreu dhjetëra operacione sabotuese dhe të dhunshme kundër objektivave të ndryshëm në Iran. Megjithëse këto qëllime nuk shkaktuan ndonjë humbje të jetës ose pronës, krijimi i këtyre bërthamave shkatërruese dhe inkurajimi i anëtarësimit dhe nxitjes së tyre për të sulmuar vendet qeveritare dhe joqeveritare dhe madje edhe shkollat fetare janë shembuj të përhapjes së dhunës dhe terrorizmit kundër sistemit politik dhe qytetarët.

Motivimi i njerëzve për të shkatërruar infrastrukturën dhe kullat e transmetimit dhe mësimi i tyre në internet se si të sulmojnë forcat e policies është një qasje e ngjashme me veprimet e grupeve të tjera terroriste. Ashtu si kërcënimet e grupeve ekstremiste anarkiste kanadeze për të shënjestruar infrastrukturën e vendit që janë të paligjshme dhe përcaktohen aktet terroriste, edhe këto veprime nga Muxhahedinet janë gjithashtu veprime të paligjshme me pasoja ligjore.

Në çdo rast, pavarësisht nga fundi i epokës së Trump dhe zhgënjimi i Muxhahedinve Khelk, në ralizimin e ëndrrave të tyre në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së. A do të vazhdojnë veprimet e qendrave terroriste të Muxhahedinve apo do të marrin vetëm një formë plotësisht formale? Dhe pavarësisht nga joefektiviteti i veprimeve të këtyre qendrave brenda Iranit në vitet e fundit, ajo që duket e rëndësishme është se Evropa është bërë padashur qendra kryesore për përhapjen e elementeve të këtij grupi të dhunshëm dhe terrorist. Ish terroristët e milicisë pro-Saddam Huseinit, më parë të pranishëm vetëm në Evropën Perëndimore, tani gjithashtu janë përhapur në anën tjetër të Evropës, domethëne ne vendet e ballkanit.

Reza Ghezvini Gharabi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button