Sipas lajmeve të pasqyruara në mediat shqiptare, kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, ftoi një sërë organizatash hebraike në një ceremoni që nderonte Shqipërinë për ndihmën e këtij vendi ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. , ku dhe mbajti një fjalim si edhe iu përgjigj pyetjeve të të pranishmëve.
Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me disa thashetheme për ekstradimin e anëtarëve të Organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK-ut në Iran bazuar në kërkesën e gjykatës për të hetuar krimet e drejtuesve të kësaj Organizatës në Teheran si dhe fillimin e bashkëpunimit ndërmjet Interpolit të Teheranit dhe Interpolit të Tiranës, ai deklaroi se:
“Tehrani duhet të kuptojë se ne nuk mundemi të dorëzojmë asnjë prej tyre (anëtarëve të Muxhahedine Khalk/MEK-ut), por edhe ata (udhëheqësit e kësaj organizate) duhet ta dinë se nuk mund ta përdorin Shqipërinë si platformë politike kundër Iranit”.
Kjo pjesë e fjalimit të Edi Ramës në lidhje me sektin Raxhevi/MEK-un pra se pikë së pari nuk do t’i dorëzohen Iranit për arsye humanitare dhe së dyti nuk lejohen të kryejnë asnjë veprimtari politike në tokën shqiptare, u bë kryefjala e disa mediave shqiptare në forma të ndryshme.
Reagimi i Organizatës së Muxhahedine Khalk/MEK-ut
Mirëpo Organizata e Muxhahedine Khalk, në pasqyrimin e gjerë të këtij lajmi, trajtoi vetëm pjesën e parë të tij, pra mosekstradimin e tyre, por nuk përmendi fare pjesën e dytë të deklaratës, pra moslejimin e veprimtarive të tyre politike. Kjo mungesë ndershmërie dhe sinqeriteti nga ana e pseudo-Muxhahedinëve si shkutimi dhe censurimi i pasqyrimit të lajmeve nëpër mediat në gjuhën perse nga ana e po vetë atyre, nuk është diçka e re, por gjithsesi, disa njerëz kanë arritur në përfundimin se vetëm pjesa e parë e fjalimit të Edi Ramës ishte serioze ndërsa pjesa e dytë nuk është marrë aq seriozisht pasi më së shumti, ajo u tha për shkak të mbulimit të anës së paligjshme të pjesës së pare të deklaratës.
Reagimi i Drejtorit të Medias së “Shoqatës Shpëtimi” të Shqipërisë
Drejtori i medias së Shoqatës Shpëtimi, Z. Aldo Solullari, ka reaguar në lidhje me këtë në hapësirat virtuale si më poshtë:
“Miq dhe dashamirës të Shoqatës Shqiptare të Shpëtimit,
Sot, si kundërpërgjigje ndaj kryeministrit të vendit, Edi Rama, po përfshij një reagim.
Në një tubim në Amerikë, Rama deklaroi se Organizata e Muxhahedine Khalk i kishin besuar mbështetjes së Shqipërisë dhe për arsye humanitare nuk mund t’i ekstradonte në Iran por përveç kësaj, ai deklaroi se edhe kjo organizatë, nuk mund dhe nuk duhet ta përdorin tokën shqiptare që me mjete dhe mënyra të ndryshme, të kryejnë veprime politike armiqësore ndaj atdheut të tyre (Iranit).
Shqipëria i ka pritur me statusin e azilit për arsye humanitare (Organizatën e Muxhahedine Khalk) dhe i është përgjigjur me altruizëm e me dashamirësinë më të madhe duke hapur i hapur dyert për shumë vite.
Anëtarët e Muxhahedine Khalk nuk janë njerëz të rrezikshëm, por janë njerëz që janë mashtruar dhe abuyuar për t’i shërbyer qëllimeve dhe interesave të liderëve të tyre, dhe ata quhen si opozita iraniane. Anëtarët e kësaj (pseudo) opozite iraniane u larguan nga vendi i tyre sepse sipas deklaratave të po vetë katyre nuk kishin liri, por këta anëtarë edhe tani nuk janë të lirë pasi janë marrë peng nga drejtuesit e Muxhahedine Khalk, të cilët nuk i lejojnë të jenë të lirë dhe madje as të komunikojnë me familjet e tyre.
Anëtarët e kësaj Organizate u larguan nga vendi i tyre sepse mendonin se nuk do të shtypeshin duke jetuar në shtete që sundohen nga ligje laike, por në sistemin e Muxhahedine Khalk ata po shtypen dhe dhunohen me më shumë intensitet dhe rregulla të ashpëra dhe çnjerëzore deri aty sa kanë arritur të ndajnë çiftet dhe të prishin familjet dhe me dhunë i kanë detyruar (çiftet) ta konsiderojnë njëri-tjetrin si vëlla dhe motër.
Përveçse vazhdojnë të tradhtojnë vendin e tyre, liderët e Muxhahedine Khalk/MEK-ut duan të krijojnë një ndarje midis vendit të tyre dhe vendeve evropiane duke adoptuar politika të ulëta dhe të shpifura. Anëtarët e Muxhahedine Khalk janë kthyer në robër që përveç dëmtitimit të rendit dhe sigurisë kombëtare si dhe unitetit të vendit të tyre (Iranit), nuk bëjnë dhe nuk shërbejnë për asgjë tjetër.
Me asnjërën prej pikave të shkruara të rregullores që kanë të bëjnë me anëtarësimin e një personi në Organizatën e Muxhahedine Khalk, ata (anëtarët e kësaj organizate) nuk kanë qenë të vetëdijshëm se do të ishin/bëheshin veglat e një opozite të rreme që me mashtimet dhe shpëlarjen e trurit të krerëve të kësaj Organizate, ata nuk mund të largohen nga kampi i tyre pasi kërcënohen se nëse do ta bëjnë atë (të largohen nga kampi i MEK-ut) ata do të përballen me probleme serioze ose se do të burgosen, ndaj asnjëri prej tyre nuk lejohen të dalin nga kampi të pashoqëruar nga një roje që kujdeset të mos shohë jetën reale në Shqipëri.
Ata iranianë që janë mashtruar dhe sillen si trima në tastierë, me një fluks shpifjesh dhe abuzimesh, janë të njëjtët që kur dalin nga kampi, na kërkojnë falje dhe na kërkojnë t’i ndihmojmë për të jetuar të lirë .
“Shoqata Shpëtimi” nuk bën asgjë tjetër përveçse përmbush detyrën e saj për t’i integruar realisht ata në shoqërinë shqiptare dhe për t’i integruar në aspektin social, artistik, profesional, për të mbështetur krijimin e një familjeje dhe më e rëndësishmja, për t’i ofruar atyre mbështetje institucionale.
Gjithsesi, e them hapur se institucionet shqiptare e kanë mbështetur Shoqatën e Shpëtimit duke bërë një punë të madhe për të siguruar një jetë sociale të qetë dhe të sigurt për ish-anëtarët e kësaj organizate terroriste (MEK-ut).
Falenderoj kryeministrin Rama për humanizmin që tregon ndaj banorëve të kampit dhe gjithashtu i kërkoj që të inspektojë të drejtat e njeriut të anëtarëve që jetojnë në atë kamp.”
Reagimi i drejtorit të përgjithshëm të “Shoqatës Shpëtimi/Anjoman Nejat”
Pas reagimit të menaxherit mediatik të Shoqatës Shpëtimit në Shqipëri, Inxhinier Ibrahim Khodabendeh, drejtor i përgjithshëm i Shoqatës së Shpëtimit, u shpreh në lidhje me këtë dhe pyetjet e ngritura si më poshtë:
“Fillimisht, në emër të familjeve në pritje të kthimit apo të takimit me të dashurit e tyre brenda kampit të MEK-ut, dua të falënderoj qëndrimet humanitare të z. Edi Rama, Kryeministrit të Shqipërisë dhe shpresoj që ky humanitarizëm të përfshijë edhe inspektimin e situatës së anëtarëve të robëruar brenda ambienteve të izoluara dhe të largëta të kampit të sektit Raxhevi (MEK-ut), të drejtat e të cilëve shkelen çdo ditë nga krerët e kësaj organizate dhe gjiashtu qeveria shqiptare duke ushtruar autoritetin e saj mbi këtë pjesë të Shqipërisë (kampin e MEK-ut që ndodhet në Manzë të Durrësit), të sigurojë respektimin dhe zbatimin e të drejtave më themelore të njeriut ndaj këtyre anëtarëve të izoluar brenda këtij kampi nga ana e drejtuesve të MEK-ut.
Sipas kryeministrit të Shqipërisë, Muxhahedine Khalk janë vendosur në një kamp refugjatësh për arsye humanitare, por qeveria shqiptare nuk ka as kontrollin më të vogël mbi këtë kamp refugjatësh në Shqipëri, ndryshe nga kampet e tjera të refugjatëve, dhe ata kanë krijuar praktikisht një “mini-shtet” të pavarur brenda shtetit të Shqipërisë që sipas lajmeve të mediave shqiptare, kanë shkelur vazhdimisht ligjet e këtij vendi dhe konsiderohen si kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë.
Së dyti, fakti që pjesa plotësuese e deklaratës së Kryeministrit të Shqipërisë nuk u mor seriozisht nga Muxhahedine Khalk, mund të mos jetë pa arsye. Megjithatë, me mjete të tilla si kanali televiziv “Simaje Azadi” dhe ushtria kibernetike, ata ende po synojnë sigurinë psikologjike të kombit iranian. Departamentet e inteligjencës, sigurisë dhe ushtarake të kësaj organizate janë ende të vendosura dhe aktive në Shqipëri dhe në një vend jashtë kontrollit të qeverisë së këtij vendi dhe përdorin internetin në Shqipëri për të drejtuar ato që i quajnë qendra rebele. Sistemet qeveritare të internetit brenda Iranit janë hakuar shumë herë nga organizata Muxhahedine Khalk dhe qeveria shqiptare është padyshim përgjegjëse për këto veprime armiqësore kundër vendit dhe popullit të Iranit nga toka e saj.
Ndaj, siç tha edhe kolegu im i nderuar z.Solullari, dhe në emër të familjeve të vuajtura nga pritja e largimit dhe kthimit nga kampi i MEK-ut ose më së paku për takimin me të dashurit e tyre brenda këtij kampi, duke vlerësuar synimet humanitare të Kryeministrit të Shqipërisë, i kërkojmë qeverisë së tij të ketë më shumë kontroll mbi ceremonitë dhe aktivitetet e brendshme të kampin e Muxhahedine Khalk për sigurimin e zbatimit të rregullave dhe ligjeve të qeverisë së tyre (Shqipërisë).”