Kush është MEK-u?

MEK ka një histori të pazakontë dhe të përgjakshme. Ashtu si të gjitha lëvizjet revolucionare, e filloi me synime fisnike për të liruar një popull nga zgjedha e imperializmit, por iu nënshtrua një seri ndryshimesh. Sot dominohet nga kulti i personalitetit që rrethon udhëheqësit e saj, Massoud dhe Maryam Rajavi, të cilët kanë mbikëqyrur tranzicionin e tij nga një lëvizje revolucionare anti-sioniste, anti-imperialiste, pseudo-islame, marksiste, në një kult të dyshuar terroristësh vetëvrasës. Anëtarët besojnë se udhëheqësit e saj janë sundimtarët hyjnorë të Iranit, një besim që liderët e saj e kanë pregatitur në qarqet e krijimit të politikave perëndimore. Massoud Rajavi në të vërtetë nuk është më gjallë, por bashkëshortja e tij ende udhëheq publikisht organizatën.

MEK bashkëpunoi me Ayatollah Khomeinin për të përmbysur Shahun, por shpejt doli nga përkrahja e klerit iranian gjatë kohës së Revolucionit Islamik të 1979-s. Khomeini bllokoi udhëheqësit e MEK-ut nga kandidimi në zgjedhjet presidenciale të para-revolucionit. MEK u përgjigj duke organizuar demonstrata anti-Khomein, të cilat provokuan një reagim të ashpër të qeverisë së re dhe ndezën një cikël vicioz të sulmeve dhe ndëshkimit që çuan në burgime, tortura dhe vdekjen e mijëra iranianëve në fillim të viteve 80.

Thuhet se rreth 10,000 iranianë janë vrarë nga MEK në luftën e saj kundër Mullave. Ndër viktimat e profilit të lartë në shpërthimet shkatërruese ishin zyrtarët kryesorë iranianë, duke përfshirë presidentin Rajai dhe kryeministrin Mohammad Javad Bahonar në vitin 1981. Një numër udhëheqësish të MEK u arrestuan dhe u ekzekutuan. Rajavi dhe mbështetësit e tij u arratisën në Francë. Ndërsa rindërtonte organizatën në Paris, Massoud Rajavit vendosi të martohej për të drejtuar organizatën së bashku me bashkëshorten. Historia tregon se Mariam Rajavi u bë gruaja e tij kur një anëtar brenda organizatës ‘vullnetarisht’ e ndau atë në mënyrë që të martohej me Massoudin.

Ky veprim i çuditshëm solli edhe një sërë masash ekstreme që e transformuan organizatën në kultin që është sot. Të gjitha çiftet e martuara ju tha se duhet të divorcoheshin. Fëmijët e tyre u dërguan të strehoeshin nëpër strehimore dhe të edukoheshin nga anëtarët e MEK jashtë vendit. Femrat dhe meshkujt u mbajtën te vecuar në Irak dhe në Francë. Shikimi i njeri-tjetrit ishte i ndaluar. U organizuan takime ditore dhe javore në të cilat anëtarët do të shprehnin mendimet e tyre më intime, duke përfshirë ndjenjat e tyre ndaj anëtarëve të tjerë. Të gjitha emocionet duhej të kanalizoheshin drejt admirimit të udhëheqësve të tyre, Rajavëve dhe drejt “luftës revolucionare për clirimin e Iranit”. Në thelb, një sientology për muslimanët.

MEK Cult

Shumica në Iran nuk e duan MEK-un për shkak të bashkëpunimit me Sadam Huseinin gjatë Luftës Iran-Irak në vitet 80, të cilat i kushtuan Iranit rreth 1 milion viktima. Zyrtarët iranianë i referohen lëvizjes si Munafiqeen, ‘hipokritë’, që skanë lidhje me muxhahidët. MEK është pozicionuar si opozita iraniane dhe Maryam Rajavi pëlqen të quhet Presidentja i Iranit. Megjithatë, edhe Lëvizja e Gjelbër (një “lloj revolucioni i ngjyrave” iraniane), që grumbulloi mbështetje të konsiderueshme në Iran në prag të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2009, është distancuar nga kulti. Zahra Rahnavard, gruaja e kandidatit presidencial reformist Mir-Hossein Mousavi ka deklaruar kategorikisht se “Z. Mousavi, Z. Khatami, Z. Karroubi dhe të gjithë në kuadër të Lëvizjes së Gjelbër nuk e konsiderojnë MEK-un pjesë të Lëvizjes së Gjelbër”.

MEK Cult

Nga fundi i viteve 80, Rajavët kishin grumbulluar forca të armatosura rëndë, rreth 14,000 të cilët bënë mjaft sulme ndaj Iranit. Në fund të luftës Iran-Irak, më 26 korrik 1988, gjashtë ditë pasi Ayatollah Khomeini njoftoi pranimin e një rezolute të armëpushimit të ndërmjetësuar nga OKB, Massoud Rajavi urdhëroi forcat e tij për të kaluar kufirin në një mision vetëvrasës që ata e quajtën Operacioni Drita e Përjetshme. Vargu i tyre i tankeve arriti deri në qytetin iranian të Islamabad-e Gharbit, të cilin e rrafshuan, përpara se të ktheheshin përsëri në Irak nga kundërpërgjigja e zjarrit iranian. Ofensiva e fundit e madhe e MEK-ut u krye kundër kurdëve irakianë në vitin 1991, kur iu bashkuan represionit brutal të Saddam Husseinit ndaj rebelimit kurd. Maryam Rajavi thuhet se u tha liderëve të saj besnikë: “Vendosini kurdët nën tanke dhe plumbat ruajini për rojet revolucionare iraniane”.

Kur Saddam Husseini u prish me Perëndimin në Luftën e Parë të Gjirit, Rajavët rikonfiguruan organizimin e tyre. Ata filluan të paraqesin një imazh më të mirë në Perëndim, duke e përqëndruar energjinë e tyre në shpërndarjen e propagandës dhe lobimin tek zyrtarët perëndimorë. Në të njëjtën kohë, krahu i tyre ushtarak kryente sulme të dhunshme kundër objektivave iraniane në Perëndim, ku më të vecantët ishin një valë sulmesh të koordinuara në 5 prill 1992 kur besnikët e MEK sulmuan misionet diplomatike iraniane, morën pengje dhe vandalizuan mjaft ambjente në SHBA, Kanada, Gjermani, Francë, Britani, Zvicër, Holandë, Danimarkë, Suedi, Norvegji dhe Australi.

Massoud Rajavi

Pak pasi Departamenti i Shtetit e vendosi MEK në listën e tij të organizatave terroriste në vitin 1997, një raport sqarues doli në The Iran Brief, një botim privat mujor i lexuar në rrethet e Uashingtonit. Raporti përshkruante disa nga gjetjet e operacionit Suture, një hetim i FBI për aktivitetet e MEK-ut në SHBA, të cilat zbuluan se organizata kishte ngritur qindra kompani në SHBA, përmes të cilave blinte në mënyrë aktive favore politike.

Që Kongresmenët amerikanë të merrnin ryshfete nuk ishte dicka e jashtëzakonshme, por duke marrë para nga një organizatë terroriste e njohur zyrtarisht, e cila ishte jashtëzakonisht komode dhe e financuar nga Saddam Husseini në një kohë kur media amerikane e tregonte Saddamin si ‘Hitlerin e Ri’, ishte dicka shumë e jashtëzakonshme. Kongresmenët me sa duket u blene nga përpjekjet e Rajavit për ta drejtuar luftën e tyre të përgjakshme kundër Iranit dhe për të rritur ndërgjegjësimin për shkeljet e të drejtave të njeriut në Iran. Por jo të gjithë u mashtruan.

Rajavi Giuliani

Sipas një raporti të FBI të vitit 2002 të dërguar tek Francis Taylor, koordinator për antiterrorizmin në Departamentin Amerikan të Shtetit, thuhet se FBI ekzekutoi një urdhër për të kontrrolluar ambjentet e MEK-ut në Falls Church, Virxhinia, 5 milje larg qendrës së CIA-s në Langley. FBI po hetonte menyren se si të gjitha frontet e ndryshme (MEK, PMOI, MKO, UÇK, NCRI, etj) lidheshin së bashku. Në raportin e FBI-së, selia e organizatës thuhej se ndodhej në Rue des Gords 17, Auvers-sur-Oise, në periferinë veriperëndimore të Parisit, Francë. Interesante ishte se të gjitha telefonatat nga zyra e MEK-ut për në klubin kombëtar të shtypit në Uashington DC dërgoheshin në adresën e Falls Church, aty ku pregatitej gazeta zyrtare e organizatës (“Mojahed Weekly”). FBI gjithashtu kapi publikime që përmbanin detajet e aktiviteteve ushtarake të NLA-së, manuale trajnimi, harta operacionesh dhe kontrolle të nënshkruara bosh që përdoreshin për të paguar shpenzimet e përfaqësuesve të tyre dhe për të financuar aktivitetet e tyre. Në kundërshtim me atë që lidershipi i MEK u thoshte personaliteteve në Uashington, FBI përfundoi pa mëdyshje se “NRCI vepron i njohur si PMOI / MEK, pavarësisht nga pretendimet që këto entitete publike mund të mashtronin shumë njerëz jashtë dhe brenda”.

Kjo kishte rëndësi për FBI-në sepse 5 vjet para vitit 1997, megjithëse i kishin dhënë rryshfet zvendës presidentit Al Gore ndërkohë që merrej me fushatën e Clintonit në vitin 1992, MEK u rendit zyrtarisht në listë si një ‘FTO’ (organizatë terroriste e jashtme) nga Departamenti Amerikan i Shtetit sepse kishte vrarë tre oficerë ushtarakë amerikanë, tre kontraktues të mbrojtjes në Iran në vitet 70. Mek dyshohej për tentativa të shumta vrasjesh të qytetarëve amerikanë dhe dyshohej se kishte sulmuar objektiva iraniane në SHBA dhe Evropë. Kjo bëri që FBI në 2004 të nisë një hetim penal për aktivitetet e MEK në SHBA.

Nëpërmjet përgjimeve, zyrat e FBI-së në Los Angeles zbuloi se MEK po planifikonte sulme me bomba nga selia e tyre në Paris dhe se aktiviteti për mbledhjen e fondeve në fakt ishte rritur që kur ishte nxjerrë jashtë ligjit në vitin 1997. Paratë e marra nga emigrantët e pasur iranianë në SHBA dhe paret e fituara nga trafikimi i drogës në SHBA transferoheshin jashtë shtetit nëpërmjet një operacioni ndërkombëtar të pastrimit të parave, ku përdoreshin disa llogari në Turqi, Francë, Belgjikë, Gjermani, Norvegji, Jordani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Edhe pse vetëm një anëtar i MEK u dënua në këtë rast, qindra anëtarë të tjerë të MEK u arrestuan nga FBI vetëm sa për tu marrë në pyetje dhe u lëshuan të lirë përsëri gjatë operacioneve të përbashkëta me inteligjencën gjermane dhe franceze. FBI arriti në përfundimin se “organizata MEK në mënyrë rutinore lobonte tek anëtarët e Kongresit nën pretekstin e çështjeve të të drejtave të njeriut në Iran”.

FBI më tej zbuloi se organizata furnizonte me pajisje dhe pasaporta false anëtarët e saj në SHBA dhe Evropë, me qëllim për të kryer akte terrorizmi në Iran. Organizata përcaktonte misionet ushtarake në radhët e anëtarëve në bazë të besnikërisë së tyre. Ajo përdorte metoda komplekse të komunikimit të dizajnuara për të fshehur gjurmët, sic pretendonte edhe inteligjenca amerikane se organizata vepronte ngjashem me Hezbollahun, me celula brenda celulave. Ndryshe nga al-Kaida apo ISIS, të cilat janë kryesisht skema ku FBI infiltron myslimanët e papunë, u paguan shuma të mëdha parash, u jep pajisje për bërjen e bombave, pastaj i fut në grackë duke u sugjeruar që të godasin ambjente publike, rrjeti terrorist i MEK-ut ishte mëse i vërtetë.

Maryam Rajavi arrested in France

Kampi parizian i MEK-ut në realitet është një seri ndërtesash brenda një kompleksi, që ruhen me roje të armatosur rëndë. Kjo bëhet për të mbrojtur anëtarët nga “kërcënimi iranian”, por ka mjaft dyshime se kjo bëhet për të ruajtur anëtarët e kultit nga arratisjet e mundshme. Në një intervistë të Massoud Rajavit për Corriere della Sera në vitin 2002, gazetari e përshkroi me këto fjalë nivelin e sigurisë:

Maryam Rajavi arrested in France

Vendbanimi i Rajavit në Auver-sur-Oise është më shumë se një fortesë. Një mur i lartë e mban atë të fshehur nga syri i cdo njeriu. Rreth e përqark ka tela me gjemba të tensionit të lartë dhe prozhektorë që ndriçojnë muret rrethues. Rruga për në rezidencën e Massoud Rajavit kontrollohet nga dy pika kontrolli, ku rojet francezë janë të pajisur me armë automatike. Vetem hyrja ruhet nga forcat muxhahidine të MEK.

MEK members self immolation in France

Në qershor 2003, kur një gjykatë franceze vendosi që MEK dhe grupet e saj përbënin një organizatë terroriste, policia e anti-terrorit bastisi zyra të ndryshme të MEK-ut në Paris. Bastisi garnizonin në Auvers-sur-oise dhe arrestoi 160 anëtarë si dhe konfiskoi miliona euro. Nicolas Sarkozy, Ministri i Brendshëm në atë kohë shprehu shqetësimin se MEK “donte ta kthente Francën në bazën e saj mbështetëse, sidomos pas ndërhyrjes në Irak”, ndërsa Pierre de Bousquet de Florian, kreu i shërbimit të inteligjencës franceze paralajmëroi se grupi ishte duke e “transformuar qendrën Val d’Oise në një bazë terroriste ndërkombëtare”.

MEK members self immolation in France

Celulat e MEK në gjithë Amerikën e Veriut dhe në Evropë u vërsulën në veprim, duke sinjalizuar përkrahësit për protesta të koordinuara. 40 anëtarë të kultit hynë në grevë urie. Të ndihmuar nga besnikët e tjerë, 16 anëtarë i vunë zjarrin vetes, ku dy prej tyre patën lëndime fatale. Maryam Rajavi dhe pjesa tjetër e lideshipit francez u liruan menjëherë. Çfarëdo që tha presidenti francez Jacques Chirac, u tërhoq menjëherë. Që nga ajo kohë MEK është lënë e qetë nga qeveritë e njëpasnjëshme franceze.

Si filloi miti berthamor i Iranit

Ju tani e merrni me mend se sa instrumental është MEK në propagandën perëndimore rreth Iranit. Tre muaj para vendimit të gjykatës franceze dhe bastisjeve të policisë, në mars të vitit 2003 SHBA filloi operacionin Liria e Irakut. Ndërkohë që Bush deklaronte nga Aeroplanmbajtësja Lincoln, ‘Misionin e Përfunduar’ në Irak, ndodhi diçka shumë interesante, që u zbulua vetëm katër vjet më vonë në vitin 2007 në një program të BBC-së me titull “Ta quajmë atë marrëveshja origjinale e Iranit”.

Duke e kuptuar se ishte në interes të vendit parandalimi i rrëshqitjes së Irakut drejt luftës civile, qeveria iraniane i dërgoi një letër Shtëpisë së Bardhë duke i ofruar:

Irani do të përdorte ndikimin e tij për të mbështetur stabilizimin në Irak

Irani do të hapte programin e tij civil të energjisë bërthamore për inspektim të plotë nga ndërkombëtarët

Irani do t’i jepte fund mbështetjes së Hamasit dhe Hezbollahut

Në këmbim, Irani kërkonte:

Ndalimin e sjelljes armiqësore të SHBA-së

Heqjen e të gjitha sanksioneve ekonomike

Në vecanti, përndjekjen e lidershipit të MEK-ut dhe riatdhesimin e anëtarëve të tij

Zëvendëspresidenti i atëhershëm Dick Cheney, e hodhi poshtë ofertën.

E gjitha ishte atje; Irani ishte përgatitur të bashkëpunonte me SHBA-në në Irak, të bashkëpunonte me Izraelin dhe SHBA-në në Palestinë, Siri e Liban dhe të lejonte transparencën e plotë të programit të tij bërthamor … vetëm nëse SHBA do të hiqte dorë nga strehimi i terroristëve të MEK-ut. Departamenti amerikan i shtetit me sa duket deshi të bashkëpunojë, por disa neokonservatorë e refuzuan marrëveshjen.

Thjesht mendoni për pasojat e këtij refuzimi të SHBA-së vetëm e vetëm për të ruajtur një degë të vecantë dhe të jashtëzakonshme ulliri. Misioni amerikam u zgjat me rreth dhjetë vjet duke prodhuar si perfundim ISIS-in. Sulmi i Izraelit ndaj Libanit nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Hezbollahu nuk do të kishte përfunduar si një forcë luftarake dhe operacioni Cast Lead (lufta e Gazas) nuk do të kishte ndodhur kurrë nëse Hamasi nuk do të kishte ardhur në pushtet në Gaza.

Tre ofertat specifike të bëra nga Irani në 2003 më vonë u përsëritën nga SHBA, e cila i kërkonte Iranit që ti pranonte nëse dëshironte që të shmangte sanksionet e mëtejshme dhe të shmangte kërcënimet amerikane dhe të aleateve të saj me sulme ajrore kundër instalimeve bërthamore, si dhe luftën e sigurtë.

Pse amerikanët nuk e pranuan ofertën iraniane që në fillim?

Sepse që nga rënia e regjimit të Saddam Husseinit në vitin 2003, MEK ka qenë i zënë duke i propoganduar botës gënjeshtra në lidhje me armët iraniane të shkatërrimit në masë, njësoj me akuzat që i ishin bërë më parë Irakut nga SHBA. MEK ishte ai që i tha Shtëpisë së Bardhë se Irani po prodhonte fshehurazi armë bërthamore. Në të vërtetë, të paktën 20 “akuza rreth programit të armëve bërthamore të Iranit” erdhën nga MEK. Kjo është propaganda në lidhje me programin bërthamor iranian, e bazuar në informata të rreme të ofruara për administratat amerikane nga një kult i shquar i personalitetit që lobon tek çdo administratë në SHBA. Trump është vetëm më i fundit që deshiron të përmbysur qeverinë iraniane në emër të tij.

Lloji i terroristëve

Ish anëtarja e MEK-ut Anne Singleton ka raportuar se kur u bë e qartë për Massoud Rajavin se cështja e Sadamit kishte bërë bujë të madhe, ai ju drejtua amerikanëve duke u premtuar bashkëpunim të plotë në këmbim të mbrojtjes. Në prill 2003, SHBA publikisht njoftoi se kishte ndërmjetësuar një marrëveshje me Rajavët ku MEK besnikërinë e tij nga Saddam Husseini e zhvendoste tek qeveria e SHBA-së.

Departamenti Amerikan i Shtetit me sa duket e kuptoi se bashkëpunimi me MEK nuk ishte lajm i mirë dhe deshi ti shkatërrojë kampet e tij, por Pentagoni mendoi t’i mbante funksionalë, sepse CIA e kuptoi se ishin të dobishëm kundër Iranit. Kjo përçarje ishte e dukshme në një artikull të Telegrafit në vitin 2007, i cili raportonte se “një fraksion në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-së dëshironte ta ndërsente MEK-un”. Ky “fraksion” e kishte mbajtur gjallë MEK-un pasi Sadami kishte rënë nga pushteti. Kur një buxhet prej 400 milionë dollarësh u miratua nga Kongresi në vitin 2007 për të orkestruar ndryshimin e regjimit në Iran, “fraksioni” bëri që MEK të ishte përfituesi më i madh i fondeve.

Në vitin 2012 Seymour Hersh shkroi në revistën the New Yorker se nga viti 2005 deri në vitin 2008, Komanda e Përbashkët e Operacioneve Speciale të SHBA-së zhvilloi trajnime për anëtarët e kultit në një ‘strukturë të trajnimit të inteligjencës’ në një shkretëtirë në veri të Las Vegasit. Një burim i tha Hershit se qëllimi i ndaljes së programit të energjisë bërthamore të Iranit ishte që të ndikonte në psikologjinë dhe moralin iranian” duke “demoralizuar dhe dëmtuar gjithë sistemin”. Pastaj do vazhdohej me sulme ndaj tubacioneve të naftës, gazit, rafinerive të naftës, infrastrukturës së transportit si dhe me bombardime pa dallim kundër civilëve. Operacionet u kryen kryesisht nga MEK përmes koordinimit me izraelitët”. Madje edhe virusi izraelit Stuxnet i cili dëmtoi sistemet IT në Iran u fut nga një agjent i MEK.

Tani mund të fillojmë ta kuptojmë se si ky lojtar relativisht i vogël u bë organizata që përhapi lajmet se Irani kishte rreth dy dekada që fshihte nga IAEA ambjente të pasurimit të uraniumit. Duke përfituar nga çështja e supozuar e armëve bërthamore të Iranit, rrjeti i MEK-ut u përqëndrua dhe mundua që të ndikonte tek neokonservatorët pro luftës në Uashington. Kjo ishte pikërisht ajo që izraelitët prisnin që të dëgjonin. Gjate kësaj kohe kulti filloi të mbante lirisht konferenca për shtyp në Klubin Kombëtar të Shtypit në Uashington DC, Londër, Nju Jork, Paris dhe Bruksel, ku citonin burimet e tyre të panjohura (ndoshta të Mossadit ) dhe shpërndanin lajmet më të fundit nga Irani.

Qeveritë e Irakut të pasluftës, në mënyrë të përsëritur kanë theksuar se e donin kultin që të largohej nga Iraku sa më shpejt që të ishte e mundur. Të mbeturit e MEK në kampin Ashraf të Irakut numëronin 3,000 anëtarë deri para largimit të tyre përfundimtar nga Iraku për në Shqipëri në vitin 2016. Reuters raportoi se grupi i fundit me 280 terroristë të MEK-ut u zhvendos në Shqipëri me ndërmjetësimin amerikan nëpërmjet Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë. Një tjetër grup prej 2,000 anëtarësh ishin larguar më parë drejt disa vendeve të paidentifikuara të BE-së. Në gusht të vitit të kaluar, një delegacion i përbërë nga senatorë të lartë amerikanë u takua me Maryam Rajavin dhe me liderë të tjerë të MEK në Tiranë, Shqipëri. Çfarë mund të kenë planifikuar ata?

MEK paraqet një studim interesant mbi mënyrën se si keto forca mercenare në mënyrë efektive zhvendosen nëpër botë. Në maj 2013, Le Figaro raportoi se dy anëtarë të organizatës u gjetën të vdekur në Idlib të Sirisë, duke cituar një “parlamentar europian që kishte kontakt me rebelët antiqeveritarë”. Në gusht të atij viti, Kassem Al-Araji, një anëtar i Komisionit të Sigurisë në parlamentin e Irakut konfirmoi se MEK ishte i angazhuar dhe ishte përfshirë në luftën për të rrezuar Asadin. Megjithëse MEK në përgjithësi kujdesej për të rregulluar propagandën për ta përshtatur tek perëndimorët, The Nation raportoi se kur ISIS pushtoi Mosulin në 2015, një faqe interneti e MEK-ut e përshendeti triumfin e pushtimit dhe ju referua ISIS-it duke e quajtur forcë revolucionare.

Maryam Rajavi është bërë imazhi i organizatës në Perëndim, ku për më shumë se një dekadë ka organizuar konferenca maratonë në Uashington, Paris, Bruksel dhe në shume vende të tjera. Qëllimi fillestar i MEK-ut ishte që të nxirrej nga lista amerikane e terrorit, gjë të cilën e bëri Hillary Clinton në vitin 2012. Ndërsa tani nuk po kërkon asgjë tjetër vetëm se kthimin triumfator në Teheran si regjimi i ri i vendit. Ish-drejtori i CIA-s Porter Goss, gjatë një konference të nivelit të lartë në Paris më 2012, tha para një turme të madhe mbështetësish të MEK se “sapo të marreshin përparësitë nga republikanët, me siguri që çështja MEK do të bëhej një çështje e parë sepse simbolizonte të gjitha vlerat që duheshin trajtuar për sigurinë kombëtare dhe për të drejtat e njeriut”.

Në koferencën e MEK-ut në Paris mbajtën fjalime edhe mjaft personalitete të tjerë si ish kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani, gjykatësi i lartë dhe themeluesi i Komitetit francez për një Iran Demokratik François Colcombet, zëvendës sekretari i Përgjithshëm i OKB-se dhe ish Ministri i Jashtëm francez Philippe Douste-Blazi, gjenerali amerikan Hugh Shelton, gjyqtari dhe ish prokurori i përgjithshëm i SHBA-së Michael Mukasey, ish kandidati për president në Kolumbi Ingrid Betancourt, ish kreu francez i anti terrorit Yves Bonnet, ish-zëvendës drejtori i shërbimit kombëtar të CIA-s John Sano, ish komandanti i policisë ushtarake të SHBA-së gjenerali David Phillips, ish kryeministri islandez Geir Haarde, ish ministri i kabinetit irakian Aiham Samarrae, anëtari i parlamentit italian Carlo Ciccioli, anëtari i dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar Ken Maginnis, anëtari i filozofëve të Francës së Re André Glucksmann dhe William Bourdon, një jurist i shquar francez.

Kjo është lista e të ftuarve që gjeta vetëm në një konferencë. Ka pasur shumë tubime dhe konferenca të tjera vit pas viti, video të panumërta të tyre janë postuar në YouTube. Vetëm për të folur, MEK i paguan secilit prej këtyre personaliteteve shuma të mëdha parash që me sa duket vijnë përmes Arabisë Saudite dhe Izraelit.

Nëse MEK përfaqëson “opozitën demokratike” të cilën SHBA dhe Izraeli do të donin ta shihnin që të vinte në pushtet në Iran dhe nëse supozohet se kjo organizatë dhe mbrojtesit e saj të fuqishëm janë përfshirë për të përfituar nga mospajtimet brenda vendit, atëherë ju do të më falni që nuk po e uroj rënien e një qeverie tjetër në Lindjen e Mesme përballë fanatikëve të çmendur që do të bënin çdo gjë të mundur vetëm për të marrë pushtetin.

Niall Bradley është një kopetent në fushën e shkencave politike dhe konsultimit mediatik. Ai ka qenë redaktor dhe kontribues në SOTT.net për 8 vjet. Artikujt e tij gjenden në blogun e tij personal, NiallBradley.net. Niall drejton emisionin radiofonik “Behind the Headlines” në Sott Radio Network./sott/

Gazeta Impakt – nga Niall Bradley.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button