Asnjë gazetar i pavarur nuk ka leje për t’u futur në mbledhjet e muxhahedinëve

Alice Taylor, drejtuesja e blogut The Balkanista dhe një gazetare e pavarur angleze që jeton në Shqipëri, tregoi rreth prezencës së vet në mbledhjen e muxhahedinëve në Shqipëri duke shkruar për masat e rrepta të sigurisë në vendbanimin e tyre, sjelljet e habitshme të anëtarëve të këtij grupi dhe për pamundësinë e pjesëmarrjes së gazetarëve të pavarur në atë mbledhje.

Alice Taylor

Sipas raportit të shërbimit ndërkombëtar të qendrës së lajmeve investigative Habilian (familja e viktimave të terrorit), kjo gazetare sipas së cilës ishte ftuar nga një anëtar i MEK për të marrë pjesë në një mbledhje e organizatës për të drejtat e njeriut në kampin e muxhahedinëve, para se të merrte pjesë në atë mbledhje e njihte organizatën si një organizatë politiko-ushtarake plot bujë dhe nuk kishte shumë informacion , prandaj dhe e pranoi ftesën e tyre duke u shtyer nga kureshtja.
Në fillim të shkrimit të saj ajo bën përshkrimin fizik të kampit të tyre në fshatin Manëz në Shqipëri duke shprehur se banorët e atij rajoni nuk ishin të kënaqur me prezencën e muxhahedinëve në afërsi të vendbanimeve të tyre, por për shkak të ndërtimeve në kampin e MEK dhe hapjes së vendeve të punës për disa prej banorëve vendas, u pajtuan me prezencën e tyre.
Në bazë të këtij shkrimi, masat e rrepta të sigurisë në rrethinat e kampit të muxhahedinëve dhe rojet e armatosura, ishin disa nga detajet që i kishin tërhequr vëmendjen Alice Taylorit gjatë hyrjes dhe daljes nga kampi. Një detaj tjetër që sipas shkrimtares së këtij shkrimi ishte i habitshëm, ishte ndalimi i futjes së çfarëdo lloji tualeti në kampin e muxhahedinëve në Shqipëri , në një mënyrë që në disa pjesë të shkrimit, thotë: “Gjatë hyrjes dhe daljes, më morën buzëkuqin, pudrën e fytyrës, cigaret dhe çakmakun, i futën në një qese plastike dhe më thanë se mund t’i merrja kur të dilja.”
Veshja e njëllojtë e anëtarëve të MEK, ndarja e vendeve të hyrje-daljeve dhe vendet e banimit të burrave dhe grave, shamitë e njëllojta të grave , mustaqet që mbanin të gjithë burrat e organizatës dhe mos prezenca e ndonjë personi me moshë nën 50 vjeç, ishin disa nga detajet që kjo gazetare ka përmendur në shkrim.
Në një pjesë tjetër të shkrimit të saj, kjo gazetare angleze flet për ceremoninë e mbledhjes vjetore që këtë vit u mbajt në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shfaqje. Në një pjesë të këtij raporti, ajo shprehet se njëri nga përgjegjësit e organizimit të shfaqjes, pasi e kupton që ajo është një gazetare, e paralajmëron se ishte ftuar gabimisht në atë mbledhje dhe i thotë me nervozizëm se nuk duhet të kishte marrë pjesë në të. Në lidhje me këtë, Taylor shkruan: “Pikërisht në atë moment kur vështrova më me kujdes rreth e rrotull vetes dhe nuk pashë asnjë gazetar tjetër, e kuptova që atje ndodheshin vetëm disa mjete filmimi të shtrenjta dhe disa fotografë të cilët dukeshin si anëtarë të Organizatës Muxhahedinët Khalk.”

Alice Taylor, The Balkanista,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button