MEK i mbushur me krime dhe tradhti – 4

Zyrtarët perëndimorë, të cilët pretendojnë se janë flamurtari i luftës kundër terrorizmit, pretendojnë se nuk mbështesin grupet terroriste.

Pyetja është se përse këta pretendues lejojnë dhe programojnë takimet dhe mbledhjet e grupit terrorist MEK.

Vende të tilla si Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar nuk synojnë aspak çështjen e të drejtave të njeriut ose luftën kundër terrorizmit.

Në fakt, kudo që e kërkojnë interesat e tyre, ata ndërhyjnë me pretekstin e luftimit të terrorizmit, në mënyrë që të shfrytëzojnë terrorizmin për përfitimet e tyre.

Veprimet e këtyre vendeve kundrejt grupit terrorist MEK që ka vrarë një numër zyrtarësh dhe forcash revolucionare dhe njerëz të thjeshtë iranianë nga viti 1979 deri në vitin 1981, nuk bëjnë përjashtim nga ky rregull i përgjithshëm.

Në fakt, Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane i mbështetën ata duke pasur dijeni të plotë dhe të saktë rreth veprimtarive terroriste të grupit terrorist MEK. Kjo është në kohën kur derdhja e gjakut të mijëra njerëzve të pafajshëm, është regjistruar si një arritje e operacioneve të organizatës terroriste MEK.

Maryam Rajavi

Me një dosje të tillë kur hipokritët ikën nga Irani, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa i vendosën ato nën ombrellën e mbështetjes së tyre. Bazuar në prova të pamohueshme; Një pjesë e konsiderueshme e akteve terroriste kundër Iranit, si dhe në rajon dhe botë, janë kryer me pjesëmarrjen dhe veprimin e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

John Bolton, një nga armiqtë e betuar dhe elementët e lidhur me regjimin sionist, i cili për disa kohë ishte këshilltar dhe strateg i Donald Trump, në një deklaratë të pacipë në korrik 2017 për grupin e hipokritëve MEK, tha: “Ne sot kemi në Shtetet e Bashkuara një president, i cili është plotësisht kundër qeverisë së Teheranit. Rezultati i rishikimit të politikës së presidentit amerikan duhet të përcaktojë se qeveria e Khomeini, e cila u krijua në vitin 1979, nuk do të arrijë 40 vjetorin e saj.”

Këto pallavra ishin pjesë e një projekti të quajtur Hanson, të hartuar nga Instituti i Studimeve të Sigurisë Kombëtare në bashkëpunim me një organizatë mendimi e afërt me zyrtarë të sigurisë së Shtëpisë së Bardhë. Plani u botua në formën e një raporti nga media Washington Free Bacon, dy ditë pas tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore.

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane, sipas interesave të veta për të justifikuar mbështetjen e tyre ndaj terrorizmit, me seleksionimet politike, e kanë ndarë terrorizmin në të mirë dhe të keq.

Me këtë justifikim, hipokritët e MEK kaluan ca kohë në Francë dhe më vonë hynë në territorin e Irakut me fillimin e luftës së imponuar për të shoqëruar armikun në agresionin kundër Iranit.

Në Prill 2015, Seimour Hersh, një gazetar i njohur investigativ amerikan, në një artikull të njohur për New Yorker me titull “Njerëzit tanë në Iran” zbuloi se vrasja e shkencëtarëve iranianë ishte një projekt i përbashkët izraelito-amerikan i kryer nga anëtarët e grupit hipokrit MEK.

Hersh citoi burime të inteligjencës të thoshin se Shtetet e Bashkuara kishin stërvitur prej kohësh një grup hipokritësh të MEK në shkretëtirën Nevada, për të kryer operacione sabotimi dhe vrasjeje.

Historia e Mossadit, CIA dhe i shërbimit inteligjent britanik, ka treguar se vrasja e elitave politike të vendeve ka qenë pjesë e qëllimeve të tyre të përbashkëta.

Dëshmorët “Majid Shahriari” 29 nëntor 2010, “Mostafa Ahmadi Roshan” 11 janar 2011, “Massoud Ali Mohammadi” 12 janar 2010, “Dariush Rezainejad” 23 Korrik 2011 ishin ndër shkencëtarët bërthamorë të Iranit që u martirizuan nga elementet terroristë në bashkëpunimin me hipokritët e MEK.

Në këto vite, midis shkencëtarëve në fushën e mbrojtjes dhe bërthamore të Iranit, në shënjestër të terroristëve u vu gjithashtu dëshmori Fakhrizadeh.

Vrasja e Dr. Mohsen Fakhrizadeh, një shkencëtar i shquar fizikan i Republikës Islamike të Iranit, ndodhi më 27 nëntor 2020 në rajonin Absard, të provincës Teheran.

Dëshmor Fakhrizadeh ishte një fizikan i shquar dhe profesor universiteti, i cili zbatoi iniciativa të shumta shkencore, duke përfshirë ato në fushat e mbrojtjes pasive kimike, biologjike dhe bërthamore.

Një nga shërbimet e fundit të dëshmor Fakhrizadeh ishte roli i tij i shquar në prodhimin e kitit të parë vendas të provës laboratorike të virusit Korona, i cili luajti një rol të madh në përpjekjet kombëtare të Iranit për të frenuar pandeminë e koronës, në një kohë kur Irani është nën sanksione çnjerëzore të SHBA. Krijimi i krizave me akte terroriste dhe duke përdorur grupe dhe organizata terroriste, ka një histori të gjatë.

Mbështetja e këtyre terroristëve nën maskën e propagandës së rreme dhe standardeve të dyfishta, ka bërë që ata të cilët kanë kryer krime terroriste në Iran të vazhdojnë krimet e tyre me më shumë mbështetje dhe liri.

Këto dualitete dhe mbështetja perëndimore për terrorizmin, nuk do të fshihen kurrë nga mendja dhe kujtesa e popullit iranian.

Siç ka thënë Lideri Suprem i Revolucionit; Një botë që mbyll sytë përballë këtyre krimeve të tmerrshme nuk mund të pretendojë se është në favor të të drejtave të njeriut dhe nuk mund të shpresojë të jetë në gjendje të përballet me terrorizmin në rritje në botë, sepse ata vetë janë nxitësit e terrorizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button