Ish-muxhahedini i dërgon letër Kryepeshkopit të Tiranës dhe Durrësit, e paralajmëron për rrezikun e MEK

Shkëlqesia juaj, Kryepeshkopi i Tiranës dhe Durrësit, George Anthony Frendo,

Unë, Edward Termado, jam një i krishterë iraniano-armen, i cili tani jeton me familjen e tij në Gjermani. Në vitin 1980, kur filloi lufta Iran-Irak, isha ushtar në ushtrinë iraniane në luftën në Irak, ku isha plagosur dhe kapur nga trupat irakiene. Deri në fund të luftës isha në robëri në Irak.

Pas armëpushimit midis Iranit dhe Irakut, fatkeqësisht vendosa të mos kthehesha në vendin tim, sepse mendova se mund të përdorja mjete të tjera për lirinë dhe demokracinë e popullit, dhe kështu iu bashkova PMOI-së (Muxhahedinëve të Iranit). Për 12 vjet isha nën kthetrat e kësaj organizate sektare, por pesëmbëdhjetë vjet më parë arrita të ikja nga presioni i kësaj organizate dhe të jetoja përsëri në botën e lirë si sot.

Në propagandën e saj, PMOI gjithmonë ka shprehur mendimin e saj mbi lirinë dhe demokracinë për popullin iranian, duke bërë thirrje për të drejta të barabarta për gratë në mbarë botën. Thirrja për liri, barazi dhe liri fetare ishte shumë e zhurmshme në propagandën e tyre. Me slloganet e saj, PMOI ka mashtruar shumë të burgosur të luftës iraniane në Irak dhe i ka joshur për t’i kapur. Edhe mua më mashtruan gjithashtu.

Por kur isha një anëtar i PMOI-së prej një kohe të gjatë, Massoud Raxhavi, kreu i muxhahedinëve, i cili jeton në një vend të fshehur që nga rënia e diktatorit irakien Saddam Hussein, dha urdhërin e pabesueshëm për të ndaluar të gjitha martesat me Muxhahedinët. Të gjitha familjet që kanë jetuar në kampin Ashraf nën shumë kufizime janë shkatërruar, dhe fëmijët janë rrëmbyer nga prindërit e tyre me pretekstin se situata në Irak është shumë e rrezikshme për ta.

Këta rreth 800 fëmijë u dërguan në Evropë dhe Amerikë nga PMOI. Në pamje të parë ky dukej se ishte një akt humanitar, por kur fëmijët u rritën pas disa vitesh dhe u angazhuan në shkollim, arsim apo studim, ata u kthyen në Kampin Ashraf, me pretekstin e takimit përsëri me prindërit e tyre në Irak. Atje iu mohua të ktheheshin në Evropë ose në SHBA. Disa iu nënshtruan shpëlarjes së trurit dhe më vonë u dërguan në operacione ushtarake në Iran, ku u vranë.

Shkëlqësia Juaj:

Javën e kaluar mësova se në mars 2017 ju morët pjesë në organizimin e festimeve për festën e sulltan Novruzit në Shqipëri. Kështu që unë kam shqetësimin se edhe ju mund të verboheni nga aleatët propagandistikë të PMOI-së, dhe do doja t’ju paralajmëroja që të mos iu shërbeni Muxhahedinëve pa e ditur fytyrën e tyre të vërtetë.

MEK paraqitet si “rezistenca iraniane” ose “opozita në mërgim”, por ai po ndjek synimet e tij i pavarur nga të gjitha lëvizjet e opozitës në Iran. Ai sugjeron se po mbron demokracinë, barazinë gjinore dhe ndarjen e kishës dhe shtetit. Megjithatë, ai përdor institucione të tjera për të përhapur propagandën e tij. Por si një ish anëtar i MEK, unë e di më mirë:

Që në gusht të vitit 2009, TAZ raportoi se MEK kishte provuar, nën pretekstin e përfshirjes në çështjen e të krishterëve të persekutuar, që të përdorte kishën për propagandën e tij. Në kishën Heilig-Kreuz në Berlin, aktivistëve të MEK iu desh të largoheshin pas një kohe të shkurtër nga kisha, pasi abuzuan me azilin e kishës për një grevë urie për Kampin Ashraf. Pastor Dagmar Apel vendosi: “… nuk mund ta mbështesim këtë mënyrë radikale të protestës në të cilën njerëzit rrezikojnë shëndetin e tyre”.

MEK është një organizatë kulti pa mbështetjen e shumicës së iranianëve (të mërguarve si dhe të atyre që jetojnë në Iran). Shumica e iranianëve e përçmojnë MEK-un për aleancën e tij me Saddam Husseinin në vitet ’80, dhe për qëndrimin e tij kundër programit bërthamor (nga shumica e popullsisë iraniane, programi shihet si një e drejtë legjitime).

Të paktën ekziston imazhi okult dhe madje edhe mesianik, i cili i dedikohet Maryam Raxhavit si “Presidente e zgjedhur” dhe si “Dielli i Revolucionit”, si dhe strukturës kult të organizatës, të cilat vënë në pikëpyetje demokracinë brenda organizatës, pasi Maryam Raxhavi ka mbetur kryetare e organizatës që nga “zgjedhja” e saj në vitin 1993, pa ndonjë shenjë të pluralizmit politik.

Edhe disa zyrtarë që janë marrë më nga afër me MEK e dinë këtë:

Ish-kryetarja e Grupit Punues për të Drejtat e Njeriut dhe Ndihmën Humanitare të fraksionit të Bundestagut CDU / CSU, Erika Steinbach, e përshkroi MEK-un si më poshtë: “Organizata (MEK / PMOI) nuk është e besueshme sa i përket sfondit të historisë së saj dhe veprimeve të saj kundër braktisësve dhe kritikëve. MEK është një lëvizje sektare dhe represive me një kult të dalluar të personit rreth udhëheqësve, pa besueshmëri të madhe në popullatën iraniane”.

Një drejtues i Ministrisë franceze të Punëve të Jashtme tha më 27 qershor 2014: “Franca nuk ka kontakt me ‘Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit’, e cila është e njohur për përdorimin e dhunës. Ajo nuk ka ekzistencë ligjore në Francë si një organizatë. Ideologjia e saj e dhunshme dhe jodemokratike është ekspozuar nga disa organizata të të drejtave të njeriut, të tilla si Amnesty International, të cilat kanë raportuar praktikat kultike të organizatës dhe refuzimin e saj për të hequr dorë formalisht nga dhuna. Ne gjithashtu paralajmërojmë për fushatën intensive të dezinformimit dhe ndikimin që ajo përçon”.

Daniel Benjamin, ish-koordinatori i Departamentit të Antiterrorit të Shtetit në SHBA, tha për FP-Website në vitin 2015: “Heqja nga lista si një Organizatë e Jashtme Terroriste – një vendim ku unë mora pjesë – nuk do të thotë që ky grup … papritmas … u bë i besueshëm ose i denjë për të vepruar.”

Jo më larg se në dhjetor 2016, drejtori i CIA-s, John Brennan, e paralajmëroi Tiranën për rrezikun potencial të madh që grupi terrorist Muxhahedin Halk (MEK) përfaqëson për Shqipërinë nga prania e tij në kryeqytet.

Shkëlqësia Juaj:

Si një i krishterë armen, i cili humbi 12 vjet të jetës së tij përmes slloganeve të rrejshme të muxhahedinëve, dëshiroja t’ju përshkruaja një historik të shkurtër, të cilin e kam parë dhe përjetuar gjatë periudhës në organizatën e Muxhahedinëve.

Ju uroj fat të mirë dhe urimet më të mira për paqe!

Edward Termado,

AAWA-Association – Këln Gjermani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button