nje nene e moshuar iraniane apel autoriteteve shqiptare, qe t’i akordojne vize

Te dashur miq ne kete video nje nene e moshuar iraniane ne krah te bashkeshortit te vet u ben apel autoriteteve shqiptare, qe t’i akordojne vize asaj dhe te shoqit per te ardhur ne Shqiperi te takojne djalin e tyre Hassan Heirani. Ata kane 28 vjet qe nuk e kane takuar te birin, madje per 14 vjet nuk kane mundur as te flasin me te, sepse Kulti Rajavi (iranianet ne Manze) nuk i lejojne anetaret e Kultit te kontaktojne me njerezit e familjes.

Nena eshte gati qe ta takoje te birin ne Shqiperi edhe ne prezence te autoriteteve shqiptare, pra jo vetem per vetem, sepse ajo i ndruhet fushates shpifese te Kultit Rajavi me “gogole” te tipit spiune iraniane, terroriste te Rregjimit te Teheranit, mercenareve te mullaheve e idiotizma te ketij lloji.

Besoj se autoritetet shqiptare do i akordojne vize shqiptare dy prinderve te moshuar iraniane, ne te kundert une premtoj publikisht qe do bej jo vetem c’eshte e mundur, por edhe te pamunduren per te stigmatizuar ligesine dhe mungesen e ndjenjave njerezore nder jerarket e larte te “Rilindjes” se kryeministrit Rama.
Besoj se ia vlen, te pajiset me vize ky cift te moshuarish, qe rilindasit te mos paguajne faturen e nje publiciteti negativ brenda e jashte Shqiperise.

Ne nje situate te mbi ngarkuar me tensione sociale deri ne prag shperthimi, nuk besoj se “Rilindja” ka takat te perballoje edhe nje burim shtese telashesh e demaskimi publik!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button