Dokumenti që lidh MEK-un me vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit

Qendra e lajmeve investigative Habilian, me rastin e përvjetorit të vrasjes së shehidit Mexhid Shehrijar dhe doktor Feridun Abasit, shfleton dokumentet që vërtetojnë lidhjen e Organizatës Muxhahedinët Khalk me vrasjen e shkencëtarëve të teknologjisë bërthamore.

Pas përhapjes së lajmit të pjesëmarrjes së MEK në vrasjen e dy shkencëtarëve bërthamorë të vendit tonë, qendra e lajmeve investigative Habilian (familja e viktimave të terrorit) publikoi një seri dokumentash që vërtetojnë lidhjen e tyre me këtë krim.

Sipas raportit të qendrën investigative të lajmeve Habilian (familja e viktimave të terrorit) disa ditë pas vrasjes së dy shkencëtarëve bërthamorë të vendit tonë, muxhahedinët kanë rrëfyer se kanë marrë pjesë në zbulimin e këtyre dy shkencëtarëve duke shkruar: ” Roli i Shehrijarit dhe Abasit në projektin e armatimit bërthamor të Republikës Islamike, është zbuluar disa herë nga forcar e rezistencës.”

Por dokumentet e mëposhtme që janë mbledhur gjatë viteve të kaluara, tregojnë se shkencëtarët si dëshmor doktor Shehrijari, doktor Abasi dhe shumë shkencëtarë të tjerë të teknologjisë bërthamore të vendit tonë, janë zbuluar nga spiunazhi i MEK-ut dhe vrarë nga armiqtë e Islamit:

Iranian Scientists terror
Dokumenti që lidh MEK-un me vrasjen e shkencëtarëve bërthamorë të Iranit

1-Dokumenti i parë; më 21 nëntor të vitit 2007, kanali televiziv Fox News America, në faqen e saj në internet ka publikuar një artikull të shkruar nga një kapiten i muxhahedinëve , në të cilin shqyrtohen privilegjet që sipas tij Al Baradei, ish-drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike , i ka dhënë Iranit.

Në këtë artikull shkruhet: “Më 15 nëntor, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka publikuar raportin e saj në lidhje me gjendjen më të fundit të programit bërthamor në Iran. Nga momenti i publikimit të këtij raporti, edhe Teherani edhe kritikët e tij kanë shpallur fitoren. Teherani e përdor këtë raport dhe thotë se programi i tij bërthamor është për arsye paqësore. Ekspertët e lartë të atomikës të cilët janë oficerët e Gardës Revolucionare, Muhsen Fakharizadeh dhe Feridun Abasi, i menaxhojnë kërkimet e tyre bërthamore ushtarake në një universitet të quajtur Imam Husejn.”

-Dokumenti i dytë; më 3 dhjetor të po atij viti , sajti i muxhahedinëve, në një bashkëbisedim me njërin nga faktorët e tyre, deklaroi: “Universiteti Imam Husejn(paqja qoftë mbi të) është një qendër kërkimesh, dhe mbështetëse për prodhimin e armëve bërthamore. Disa nga aktivitet e kryera në të janë këto:

1-Duke përdorur një gjenerator të neutroneve, nën kujdesin e rojes revolucionare “Feridun Abasit”, njërit prej oficerëve të lartë të Gardës Revolucionare, janë bërë prova për kapërcimin e neutroneve me forcë të lartë.

2- …

Në këtë shkrim gjithashtu tregohet në mënyrë të plotë cv-ja e studimeve dhe adresa e vendit të punës së doktor Abasit.

-Dokumenti i tretë; më 12 dhjetor të vitit 2007, njëri nga sajtet e muxhahedinëve deklaroi se në mëngjesin e ditës së martë më 11 dhjetor të vitit 2007, në një konferencë për shtyp në ndërtesën ndërkombëtare të shtypit në Washington DC, njëri nga komandantët e MEK ka folur për kontrollin e programit bërthamor dhe fshehjen e këtij plani nëpër tunelet e nëndheshme nga ana e Gardës Revolucionare të Iranit. Ai tha se Univeristeti i Imam Husejnit (a.s) në Teheran përfshin ekspertët bërthamorë kryesorë të regjimit. Feridun Abasi dhe Muhsen Fakharizadeh të cilët janë që të dy të sanksionuar nga rezolutat numër 1737 dhe 1747 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, janë oficerë të lartë të Gardës Revolucionare të cilët menaxhojnë projektet atomike kryesore të Republikës Islamike të Iranit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button