Ministri i Jashtëm britanik, në një deklaratë zyrtare në maj të vitit 2008 ka shpallur: ‘’ MEK është përgjegjës për një sërë aktesh terroriste për një periudhë të gjatë kohore.’’
David Miliband në këtë deklaratë, në përgjigje të vendimit që është lëshuar nga një gjykatë në Londër në mbështetje të Muxhahidine Halk, tha: “Ky grup nuk e ka denoncuar kurrë haptazi dhunën.”
Ai shtoi se organizata terroriste, pas pranisë së ushtrisë amerikane në Irak, u detyrua të lëshojë armët.
Një gjykatë në Londër, gjatë një levizjeje befasuese, e refuzoi protestën e qeverisë britanike në lidhje me heqjen e MEK nga lista e organizatave terroriste. Ministri i Jashtëm i Britanisë tha se nuk besonte se MEK ishte një grup i besueshëm dhe për këtë arsye nuk kishte asnjë plan për të ndryshuar pozicionin e tij në raport me këtë grup.
Miliband në një pjesë tjetër të deklartës së tij duke iu referuar deklaratës së Ministres së Brendshme britanike Jacqui Smith në lidhje me këtë tha: “Unë shpreh keqardhjen time për vendimin e gjykatës dhe e mbështes mendimin e Zonjës Smith kundër heqjes së MEK nga lista e organizatave terroriste.”
Ministrja e Brendshme Britanike gjithashtu shprehu keqardhjen e saj të thellë për vendimin e gjykatës që hoqi emrin e MKO-së nga lista e organizatave terroriste. Zonja Smith, në një deklaratë në përgjigje të vendimit të Gjykatës së Apelit tha se i vinte shumë keq që gjykata vendosi për daljen e MKO-së nga lista e organizatave terroriste. Ajo protestoi kundër vendimit të lëshuar dhe për shkak të natyrë terroriste që MKO ka, vazhdon ta konsiderojë atë një organizatë të ndaluar. Ministrja Smith në deklaratën e saj shtoi se Organizata Muxhahidine Halk ka një historik të gjatë në terrorizëm dhe për këtë arsye Britania dhe të tjera qeveri anembanë botës e kanë ndaluar aktivitetin e kësaj organizate në vendet e tyre. Ajo paraqiti prioritetet e qeverisë Britanike në luftën kundër terrorizmit dhe deklaroi se vendimi i dhënë për heqjen e kësaj organizate nga lista e terrorizmit do të shqyrtohet me kujdes nga qeveria dhe se ky vendim nuk ndikon në statusin e organizatave të tjera terroriste.