Cfare po ndodh me spiunet iraniane – versus – terroristet e Maryam Rajavit ne Tirane?

Ne videon me siper Olsi Jazexhi shpjegon lemshin e madh me spiuner muxhahedine qe MEK-u ka krijuar ne mediat e Tiranes ne ditet e fundit. Tregon sesi organizata ish-terroriste e MEK-ut po zhduket nga defektimet ne mase. Maryam Rajavi qe po cmendet nga largimet nga organizata eshte bere histerike dhe eshte leshuar kunder defektoreve te deradikalizuar te xhihadit dhe i sulmon si spiuna iraniane.

Ne Kinostudio defektoret e xhihadit kane krijuar nje shoqate qe quhet Asila. Kjo shoqate ndihmon muxhahedinet qe lene xhihadin dhe i integron ne jeten shqiptare. Perpara 1 muaji kjo shoqate dergoi Gjergji Thanasin, Vladimir Veisin dhe Dashamir Mersulin ne Iran ku ata u takuan me aktore te shoqerise civile iraniane, qytetare dhe familjare te cilet kerkonin ndihme per deradikalizimin dhe shpetimin e familjareve te tyre qe Maryam Rajavi mban si ushtare ne Manze. Ky fakt terboi Merjemen e cila urdheroi policine e antiterrorit qe kur Gjergji me shoke te vijne nga Irani ti kontrollojne ne Rinas si terroriste. Pas kesaj Merjemeja me ankesat e saj detyroi prokurorin Vladimir Mara dhe gjyqtaren Etleva Deda qe tu kontrollojne banesat defektoreve te xhihadit.

Pasi ne banesat e tyre nuk u gjet asgje ilegale, Merjemeja ka nisur nje ofensive mediatike me media sikur Top Channel ku gazetare sikur Altin Kreka dhe Anila Hoxha jane leshuar me shpifje dhe akuza sikur antiterrori ka zbuluar nje celule spiunazhi iranian. Ne date 23 – 24 korrik ne Manze, Merjemeja do presi nje numer politikanesh amerikane dhe zioniste ku nga aty do te sulmohet Irani dhe Islami politik. Sulmi ndaj defektoreve te xhihadit eshte pjese e luftes globale te Izraelit kunder Islamit dhe xhamise Aksa.

Olsi Jazexhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button