Integrimi i Iranianëve në Shqipëri dhe historia prekëse e dashurisë

Shqipëria prej vitesh i ka hapur dyert për të gjithë refugjatët dhe ka ofruar siguri për jetesën e tyre.
Sikurse është bërë zyrtare prej disa vitesh qeveria Shqiptare ka mirëpritur një pjesë të komunitetit Iranian në shqipëri në kuadër të përmirësimit të jetës së tyre.

Mund të themi që në pikëpamje sociale ky komunitet është mirëintegruar në shoqerinë tonë, duke u përfshirë në sektorin profesional në kompanitë private dhe duke jetuar këtu sipas një protokolli ligjor të miratuar brenda statusit me vendim gjykate nga Republika e Shqiperisë.

Sëfundmi në një intervistë televizive me gazetarin Aldo Sulollari, kanë qenë prezente disa vajza shqiptare të cilat kanë treguar historinë e tyre se si janë njohur me bashkëshortet e tyre Iranian dhe duke përcjell mesazhe të forta sociale. Sfidat e tyre, uljet dhe ngritjet për të mbajtur dashurinë e tyre.

“Jetojmë mrekullisht duke punuar si cdo familje tjetër” është shprehur njëra nga zonjat e ftuara.
Të pyetur nga gazetari në lidhje me sfidat e historisë së tyre te dashurisë, njëra prej tyre me krenari është shprehur se sot shijon dhe frytin e tyre të parë të dashurisë që është lindja e një fëmije me babain me nacionalitet nga Irani.

“Irani në shqipëri është I paragjykuar për shkak të problemeve të një minorance që mund të ketë shkaktuar disa veprime jo shume të këndshme, por dhe shqiptarët kanë emigruar në një shtet tjetër për një jetë më të mirë, të tillë janë dhe ata këtu dhe janë suportuar nga një shoqate private e cila njihet si “Asila” dhe ndërvepron në këtë komunitet” – është shprehur përkthyesja e kësaj shoqate.

Nga Aldo Sulollari – Tirana Press

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button