“Sulmonte çdo ditë kibernetikisht”, iraniani tregon pse u largua nga MEK pas 17 vitesh

Sarfaraz Rahimi, dikur pjesëtar i MEK, ka treguar se pse vendosi të largohej 7 vite më parë nga organizata dhe të jetonte i lirë në Tiranë.

I ftuar të studion e Euronews Albania, Rahimi tha se “nga kampi i MEK në Manëz, Irani sulmohet kibernetikisht çdo ditë”, teksa u shpreh se punonte prej 17 vitesh në MEK dhe e kishin të ndaluar të komunikonin me familjen.

“Kam qenë 17 vite pjesë e MEK-ut, kam 7 vjet që jam larguar. Kam ardhur në Shqipëri për t’u larguar. Arsyeja ime kryesore e largimit ka qenë sepse në kampin Ashraf nuk na lejohej asnjë komunikim me familjarët. Telefoni, kompjuterët kanë qenë të ndaluar. Familjarët i kam në Iran. Ka qenë dhunë psikologjike, çdo gjë me urdhra dhe detyrim. 17 vite interneti është përdorur vetëm për pjesën kibernetike. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që jam larguar”, tha Rahimi.

Ai e konsideroi operacionin policor në MEK diçka normale dhe sipas tij, nëse banorët nuk do të kishin gjë për të fshehur, s’kishte arsye që të reagonin ashtu.

Sarfaraz Rahimi
Sarfaraz Rahimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button