Gazetari shqiptar deklarata të forta kundër organizatës së MEK

Gazetari shqiptar i njohur në USA, tregon rreth projeteve të tij sociale dhe gjithashtu jep deklarata të forta kundër organizatës së MEK

Gjate nje interviste shume te kendshme ne median shteterore RTSH (Radio Televizioni Shqiptar) ne emisionin e mengjesit Anxhelo Shkreli ka qene i ftuar gazetari Aldo Sulollari ku eshte mirepritur ne studion e radios per te folur rreth projekteve te tij me te fundit.

Intervista u gershetua me shume humor por dhe momente pikante te cilat kishin te benin me projektet mediatike dhe sociale qe gazetari Aldo Sulollari sefundmi ka promovuar ne publikun shqiptar.
Ne disa rubrika eshte folur mbi menyren e jeteses se gazetarit te famshem ne shtetet e bashkuara te Amerikes, por dhe nje rikthimi per te bere dhe projekte mediatike ne mediat kombetare ne Shqiperi.
Nje pike shume interesate e kesaj interviste ishte dhe pervjetori profesional i Aldos i cili kete vit mbush plot 10 vite qe eshte pjese e medias shqiptare, duke shpjeguar se jeta profesionale e tij eshte ndare vazhdimisht midis mediave shqiptare por dhe fokusi ne platformat Amerikane.

I pyetur nga drejtuesit e programit ne lidhje me angazhimet sociale, ata sqaruan se kur aktivitetet sociale jane ne qender te nje individi, kjo nisem behet shume domethenese per jeten e ketij personi, por gjithashtu dhe per komunitetin qe u transmetohen keto aktivitete sociale, por kur keto aktivitete vijne nga jashte vendit behen dhe me solide dhe te rendesishme por dhe gjithashtu shume interesante per publikun shqiptar.
Aldo sqaroj se eshte pjese prej me shume se 2 vitesh tashme ne nje projekt social te shoqates Nejat Albania.

Aldo Sulollari:
“Jemi duke krijuar cdo gje nga e para, ne baze te cdo dispozite normative ligjore. Nejat ne shqiperi, qe njihet ne shqip si shoqata e “shpetimit”, si vete emri eshte binjakezuar direkt me shoqaten themeluese qe ndodhet ne shtetin e Iranit, e cila eshte krijuar nga nenat te cilat kane pjese femijet e tyre ne organizaten Muxhahedine qe njihet si kampi i MEK.

Kemi qene ne nje tjeter logo dhe tjeter shoqate, por interesi ishte per ta treguar ne menyren me te drejtperdrejt se tashme ka ardhur koha per ti shpetuar ata iranian te mbyllur ne ate kamp dhe per tu treguar se jeta eshte e bukur dhe duhet jetuar. Ne Iran jemi ne vitin 1403, ndersa ne jemi ne vitin 2024 dhe eshte keqardhje per te diskutuar qe ekzistojne ende te tilla demorkaci te rreme, ku familja sipas MEK eshte armik dhe nuk duhet te komunikosh me te.

Ne organizaten e MEK jane te ndaluara te gjitha te drejtat e njeriut, dhe per me teper ne shqiperi kane ardhur me status humanitar strehimi, ku sipas ligjit, nga insitucionet shqiptare, ai kamp duhet survejuar per te kuptuar se aty ka shume shkelje ligjore dhe ata njerez nuk po jetojne te lire.

Ka shume nena te cilat vajtojne cdo dite per fatin e femijeve te tyre, te cilet jane bashkuar ne nje kamp, per te shkuar ne nje vend te europes per me te mira materiale, duke u premtuar se do te kene nje jete me parime demokratike, dhe kane ngecur te mbullur aty prej vitesh.”
Gazetaret e kane pyetur per me shume detaje rreth projekteve te shoqates Nejat dhe se si operon ajo ne shqiperi per anetaret e tyre te cilet kane lene kampin e muxhahedineve:

Aldo Sulollari:
“Une i kam njohur krejt rastesisht, ashtu sic ju me ftuat sonte ne emision, une si gazetar vajta para 2 vitesh per nje interviste, dhe prej asaj dite, ata u ben pjese e jetes sime profesionale dhe personale. Nje djal me emrin Mehdi, qe fliste shume mire gjuhen time, me beri te kuptoj, se keta njerez kane ardhur ketu per tu integruar, per tu punesuar, krijuar familjet e tyre dhe per te jetuar jeten nga e para. Ashtu si me pare, dhe tani jemi duke krijuar aktivitete madheshtore dhe modeste, te gjitha llojet e aktiviteteve, mundohemi te japim me te miren tone, me nje ekip iranianesh dhe nje ekip shqiptaresh, te bashkuar sebashku, me mbeshtetjen e institucioneve shqiptare ne po japim me te miren tone cdo dite per te integruar kete komunitet ne vendin tone, por dhe per te sjelle zerin e prinderve ne iran, per te cilet vuajne cdo dite fatin e moskomunikimit me femijet e tyre qe ndodhen ne kampin Ashraf3.

Nese me lejoni dua te bej nje pershendetje per nje anetar te shoqates Nejat, i cili me pare ka qene infermier, mjek, stomatolog, dhe kur erdhi ne shoqaten tone, madje u be dhe shkrimtar duke lene gjurme nepermjete letersise, dhe shkrimit, historine e jetes se tij. Khalil Anserian nje artist ne shpirt, i cili dashuron jeten, punen, dhe madje partneren e tij shqiptare, ka treguar cdo detaj nga jeta e tij ne organizaten MEK, ne nje liber.

Frymezuar nga kjo, tashme shoqata Nejat ka mundesuar per publikun shqiptar nepermjet 3 shkrimtareve te tjere shqiptar, per te sjelle tek lexuesit shqiptar dhe 3 botime te reja te cilat jane te ndryshem nga njera tjetra, por me nje mision te vetem per te lene deshmi nder breza per kete histori qe eshte shenuar ne jeten e ketyre anetareve dhe per te bere te mundur dhe percjelle zerin e nenave ne Iran”.

Me tej gjate kesaj interviste kishte dhe shume batuta, ku drejtuesin e programit e ze teshtima, dhe Aldo e pyet nese i beri alergji organizata Muxhahedine.

Gjithsesi ne kete interviste dhe deklaratat e Aldos, pati gjithashtu dhe pritshmeri per te ardhmen e afert per te krijuar nje program mediatik ne mediat shqiptare kesaj here, per te qene me prane publikut shqiptar.

Intervista mbyllet me nje mesazh te madh per qytetaret shqiptar por gjithashtu dhe per insitucionet shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button