Dashuria për nënën

Të flasësh për jetën është bukur.

Të flasësh për familjen është akoma më bukur.

Por të flasësh për ” vlerat ” E nënës është ” ndjesi ” e veçantë.
Është nëna ajo që të sjell në jetë,të edukon,të fal shumë dashuri,dhe te përgatit për sfidat e jetës.
Në buzëqeshjen e nënës fshihet një thesar dhe një dashuri pa fund.

Por kjo nuk ka ndodhur tek nënat të cilat i kanë djemtë dhe vajzat e tyre të bukur në Kampin Mek Pmoi Në Kamzë të Durrësit.
Madje ka ndodhur krejt e kundërta.

Ato nëna kanë vite pa i dëgjuar dhe parë zërat dhe fytyrat e fëmijëve të tyre të bukur.
Sepse ato u larguan për një jetë më të mirë ,më të bukur dhe më të d,lirë.
Ato shpresuan dhe rindërtuan një jetë më të bukur dhe njëkohësisht me të lumtur.
Në Konferencën e realizuar në qytetin e Roskovecit për shpalosjen e Dokumentarit.

“Nëna ,Dashuria,Ndarja” të gjithë pjesëmarrësit shprehen emocionet e tyre të bukura për kete takim që duhet të bëjnë nënat në Iran dhe kudo ndodhen në botë me fëmijët e tyre të përmalluar të cilët ndodhen të ” burgosur ” emocionalisht dhe fizikisht në Kampin Ashraf 3 Me adresë Manëz Durrës.
Urojmë dhe shpresojmë që thirrjet e dëshpëruara të këtyre nënave të dëgjohen nga të tëra Institucionet kudo në Shqipëri dhe në botë për një takim sa më të shpejtë të tyre.

Qoftë ky një ‘ mesazh ” Paqeje kudo në botë.

Mirlinda

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button