“Albanian Daily News” përhapi dizinformacion per “1 mijë bashkiakë francezë” qe mbështesin Maryam Rajavin

“Albanian Daily News”, i Anisa Skëndaj, i eshte bashkuar fushatës se dezinformimit muxhahedin të Maryam Rajavit ne kampin Ashraf 3 në Manzë.

Portali “Albanian Daily News” ka botuar se fundi nje nga komunikatat e MEK-ut, pa e verifikuar lajmin i cili i eshte servirur nga komanda muxhahedine e Maryam Rajavit. Në një lajm të publikuar më 14 prill nga “Albanian Daily News”, pretendon se mijera bashkiake franceze jane rreshtuar kunder Iranit dhe perkrahin plaken terroriste Maryam Rajavi.

komandante muxhahedine qe vizitojne mediat ne Tirane per te botuar lajme kunder Iranit, Islamit dhe Palestines

Ky eshte lajmi i botuar:

“Më shumë se 1,000 kryetarë bashkie francezë kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët ku kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të ekzekutimeve në Iran, duke përmendur rritjen alarmante të dënimeve me vdekje nën administratën e Masoud Pezeshkian. Kryetarët e bashkive mbështetën qartë thirrjen e znj. Maryam Rajavi për shfuqizimin e dënimit me vdekje dhe iu referuan Planit të saj me Dhjetë Pika, i cili advokon për drejtësi, demokraci dhe fundin e ekzekutimeve në një Iran të lirë në të ardhmen.”

Lajmi i botuar ne Albanian Daily News mund te lexohet ketu.

Lajmi, i botuar sipas porosisë së Maryam Rajavit dhe derguar nga komandante sikur Shahin Kubadi i cili viziton mediat e Tiranes dhe ofron para per botimet e lajmeve te rreme, nuk përmban asnjë fakt të verifikueshëm. Nuk jepet asnjë informacion konkret mbi këtë “mbështetje” të supozuar nga kryetarët e bashkive franceze për kultin e Rajavit, as emrat e tyre, as vendodhjen dhe asgje. As Anisa Skëndaj dhe as MEK, që ka ofruar lajmin gati për publikim, nuk ofrojnë asnjë emër të këtyre bashkiakëve që pretendohet se mbështesin ish-organizatën terroriste MEK.

Lajmi i botuar nga “Albanian Daily News” është në të njëjtën linjë me lajmet që MEK ka përhapur më parë, ne vitin 2023 gjatë aksionit të FNSH-së dhe Policisë së Shtetit në kampin e tyre, kur muxhahedinet pretendonin se policia shqiptare kishte vrarë muxhahedinë.

Ky lajm i rreme vjen vetëm pak ditë pasi MEK i bëri presion qeverisë shqiptare dhe kryeministrit Rama, nepermjet senatoreve te paguar amerikane, që të lejojë këtë organizatë të vazhdojë sulmet kunder Iranit nga territori i Shqipërisë, duke cenuar sigurinë kombëtare të shqiptarëve.

Gazetaimpakt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button