Të larguarit e ish organizatës terroriste MEK protestojnë në qendër të Tiranës, kërkojnë statusin e azilantit

Ditën e sotme u zhvillua në qendër të Tiranës një protestë në të cilën morën pjesë dhjetëra iranianë të larguar nga organizata famëkeqe ish terroriste Muxhahedinët e Popullit Iranian. Dezertorët e ish organizatës terroriste Muxhahedinët e Popullit Iranian ose sic njihet ndryshe me emrin MEK, mbanin në duar pankarta me mesazhe drejtuar shtetit shqiptar dhe organizmave ndërkombëtarë sikurse OKB.

Protesutesit kërkonin që tu njihej e drejta e azilantit të cilën nuk e gëzojnë sikurse refugjatët e tjerë që kanë ardhur në Shqipëri nga vende të ndryshme të botës. Ata i bënë thirrje shtetit shqiptar dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNHCR e cila merret me cështjet e refugjatëve që ta rishikonin rastin e tyre në një mënyrë të pavarur. Personat e larguar nga organizata MEK pohojnë se janë refugjatë sikurse gjithë refugjatët e tjerë që kërkojnë azil.

Ata i kërkuan shtetit shqiptar dhe organizatës UNHCR që deri në momentin e marrjes së statusit të azilantit tu ofrohej mbështetje financiare si dhe të bëheshin ndërhyrje nga organizmat shtetërore shqiptare dhe ndërkombëtare për ndalimin e torturave që ndodhin brenda kampit të Manzës në Durrës. Ata kërkonin gjithashtu edhe gjetjen e një mënyre ligjore sa më të shpejtë, që ti jepej zgjidhje përfundimtare gjendjes së tyre të rëndë.

Momentalisht ish anëtarët defektorë të organizatës MEK nuk kanë përkrahje financiare, status azilanti, rezidencë dhe nuk kanë asnjë lloj dokumenti për punë ose për të udhëtuar diku në ndonjë vend tjetër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.