Glogal Research: Ndikimi i pranisë së grupit MEK në përhapjen e virusit korona në Tiranë

Rrjeti kanadez Global Research në një artikull të tij ka folur mbi ndikimin e pranisë së grupit terrorist MEK në përhapjen e virusit korona në Shqipëri.

Robert Fantina, shkrimtar dhe analist amerikan i Global Research, në një artikull të tij ka folur mbi gjendjen e rënduar të virusit korona në Shqipëri dhe ndikimin e pranisë së grupit terrorist MEK në përhapjen e këtij virusi në vend.

MEK and Corona Virus in Albania

Fantina në artikullin e tij të ditës së dielë, ka folur mbi numrin e të infektuarve dhe personave që kanë humbur jetën për shkak të virusit korona në Shqipëri që duke patur parasysh popullsinë e ulët nën 3 milion banorë, statistikat mesatarja konsiderohet e lartë dhe duke qenë se sistemi shëndetësor në vend lë për të dëshiruar dhe me kthimin e shqiptarëve me banim në Itali, numri i të prekurve nga virusi korona pritet të rritet. Ky shkrimtar amerikan në vazhdim të artikullit të tij përmendi edhe grupin terrorist MEK dhe strehimin e 3 mijë anëtarëve të tij në Tiranë dhe thotë se kjo do ta përkeqësojë edhe më shumë situatën e përhapjes së virusit korona në Shqipëri. Ai foli për gjendjen brenda kampit të grupit MEK ku gjenden shumë anëtarë të moshuar që punojnë prapa kompjuterëve dhe thotë se këta persona rrezikojnë të infektohen me Covid-19 dhe për pasojë të vdesin. Robert Fantina, mbi shkakun e rrezikshmërisë së lartë të infektimit të anëtarëve të MEK me virusin korona, thotë se është mënyra e tyre e të jetuarit në formë sekti brenda kampit të MEK.

Shkrimtari thotë se mbledhja dhe përqendrimi i 3 mijë njerëzve brenda një ambienti ushtarak të kufizuar rrit mundësinë e përhapjes së shpejtë të virusit dhe mjafton që vetëm një person i infektuar të futet brenda në kamp dhe pas kësaj do të infektohen të gjithë të tjerët.

Shkrimtari Global Research ndër të tjera thotë se mosha e madhe e anëtarëve të MEK është një tjetër faktor rreziku për vdekjen nga virusi korona. Ai përmend këshillat e mjekëve që u kërkojnë personave mbi 60 vjeç të evitojnë çdo lloj aktiviteti kolektiv pasi rrezikohen nga virusi korona dhe thotë se shumica e anëtarëve të MEK janë mbi 60 vjeç dhe kampi i tyre është kthyer si një shtëpi azili të izoluar ndërkohë që në shumë vende shtëpitë e azilit të të moshuarve janë në rrezik të madh nga virusi korona. Fantina gjithashtu thotë se jeta për shumë vite me radhë në formë të izoluar është bërë shkak që këta njerëz të mos preken edhe nga sëmundje të lehta dhe për pasojë të kenë sistem të dobët imunitar. Fantina thotë se virusi korona jo vetëm është një rrezik kërcënues për vazhdimësinë e këtij sekti por vë në rrezik edhe jetën e popullit shqiptar. Ai në vazhdim shkruan: Nëse anëtarët e këtej sekti infektohen me virusin korona dhe për kurim detyrohen të lënë kampin dhe të shkojnë tek mjeku, ( sigurisht nëse u lejohet një gjë e tillë), çdokush që do të kontaktojë me ata do të infektohet.

Ai gjithashtu përmend edhe faktin se duke patur parasysh numrin e lartë të shtetasve shqiptarë që kthehen nga Italia, që është epiqendra e të prekurve me virusin Covid-19 në Evropë dhe vendi i tretë në botë për numri i viktimave të këtij virusi, infektimi i anëtarëve të grupit MEK do të dyfishojë rrezikun për shëndetin e popullit shqiptar dhe kjo do ta përkeqësojë gjendjen akoma më shumë.

Shkrimtar citon disa lajmë ku thuhet se virusi korona në Shqipëri, është futur edhe në kampin e grupit MEK dhe thotë se shkaku i mospërhapjes së këtij lajmi është sistemi i mbyllur dhe i fshehjes së informacioneve brenda kampit. Robert Fantina në fund të artikullit të tij thotë se burimi i virusit korona cilido qoftë, gjendja e grupit MEK është faktor që rrezikon shëndetin e popullit shqiptar dhe shton: Terroristët e MEK nuk janë të gatshëm të integrohen në shoqëri. Aktivitetet e tyre terroriste aktualisht rrisin rrezikun e përhapjes së virusit korona në një vend i cili ka pak mundësi dhe fuqi që të përballet me këtë virus.
Global Research

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button