Kampi i Muxhahedinëve në Manzë vatër e rrezikshme e Covid-19

Në dy shkrime të mëparshme kemi dhënë alarmin për një vatër virusi Covid-19 në Kampin Ashraf 3 të Muxhahedinëve të Popullit Iranian në Manëz.

Meqenëse ky kamp është “off limits”për organet shtetërore lokale dhe qëndrore të shëndetit publik, nuk mund ta konfirmonim zyrtarisht, që në kamp ka një shpërthim (outbreak) të virusit Covid-19.

Në mungesë të dokumenteve zyrtare u detyruam të bëjmë një investigim në terren. Shkuam në varrezat e Njësisë administrative Kashar (Bashkia Tiranë), ku janë varrosur të gjithë MEK-sat e vdekur në Shqipëri , me përjashtim të një MEK-seje, që është varrosur në varrezat e Njësisë administrative Manëz (Bashkia Durrës).

MEK Albania Cemetry- covid 19

Na bëri përshtypje numri i madh i varreve të reja të hapura vetëm gjatë muajit të fundit. Sic shihet edhe në foto janë 6 varre të freskëta në këtë minivarrezë të MEK-save në Shqipëri. Në foto duket qartë, që në 4 varre, lulet janë ende të freskëta dmth këto varre janë hapur maksimumi 3-4 ditë më parë!!!! Fotoja është bërë sot më 12 dhjetor 2020.

Nëse kemi një vatër virusi Covid-19 me 6 viktima në muaj në një grup njerëzish prej 3000 personash (shifër kjo zyrtare e MEK-ut), sa është numri i të prekurve nga virusi?!?!?!? Sa mundësi teknike ka në kamp për të mjekuar sipas protokolleve mjekësore në fuqi këta MEK-sa të prekur nga Covid-19?!?!??! I kujtoj shefes së Kultit Rajavi se edhe MEK-sat e gjorë të Kampit Ashraf 3 janë njerëz.

I kujtoj kësaj Rajavi-t se edhe ata si qenie njerëzore gëzojnë automatikisht të drejtat e cdo qenie njërëzore në faqe të rruzullit tokësor. I kujtoj qeverisë së kryeministrit Edvin, se MEK_sat u pranuan në Shqipëri për arsye humanitare, duke i future në kategorinë e personave të mbrojtur. Unë realisht besoj se qeveria e kryeministrit Edvin ka marrë një angazhim ndërkombëtar për tu ofruar atyre ndër të tjera edhe mbrojtje shëndetësore dmth për t ’i mbrojtur këta persona të mbrojtur edhe nga sëmundjet

MEK Albania Cemetry- covid 19

Pa llogaritur vitet 2013-2015, kur në Shqipëri kishte vetëm pak qindra MEK-sa, në vitet 2016-2019, kemi mesatarisht thujase një vdekje MEK-si në rreth 50 ditë. Në nëntor 2020 cuditërish kemi 6 vdekje në muaj.

Normalisht lind pyetja: Si ka mundësi që është dhjetëtëfishuar numri i vdekjeve të MEK-save gjatë muajit nëntor, kur përvec pandemisë gjithë kushtet dhe rrethanat e tjera të nëntorit janë të njëjta me ato të të gjithë muajve të 4 viteve të fundit?!?!?!?!?!? Cfarë ka ndodhur me këta MEK-sa, që kemi kaq shumë vdekje në një muaj?!?!?!?! Nëse nuk kanë vdekur për shkak të infektimit me virusin Covid-19, cili është shkaku i këtyre vdekjeve?!?!?!? Ka rënë ndonjë epidemi tjetër në kamp (Gripi i derrit, kolera, murtaja, ebola etj)?? MEK-sat janë vrarë me njeri tjetrin dhe vrasjet po paraqiten si vdekje natyrale?? Krahët dhe mëlcitë e pulave braziliane (me cmim të lirë e të cilësisë së ulët) mos vallë kanë infiltruar salmonelën në mencën e kampit?!?!??! Mos ndoshta ka ndodhur ndonjë helmim ushqimor tjetër, që ka shkaktuar 6 të vdekur në një muaj?!?!?!?!??!

Pyes popullin e Manzës a jeni ju të sigurtë që Kampi Ashraf 3 në zemër të njësisë suaj administrative nuk është shndërruar në një vatër të rrezikshme të virusit Covid-19???? Pyes organet e shëndetësisë në Bashkinë Durrës, në Bashkinë Tiranë e madje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë a mund ta garantoni popullsinë e Manzës dhe jo vetëm, që kampi nuk është vatër virulente e virusit Covid-19?? Thjesht për kuriozitet personal pyes: Cfarë diagnoze është shkruar në skedat e vdekjes dhe kush mjek i ka firmosur ato??? Sipas Ligjit Nr. 9220 datë 15.4.2004, leja e varrimit jepet vetëm pasi të dorëzohet në zyrën e gjendjes civile skeda e vdekjes. Larg qoftë mos ndoshta ky Ligji Nr.
9220 nuk është i detyrueshëm për Muxhahedinët e Popullit Iranian, që janë strehuar në Shqipëri për arësye humanitare?!?!?!??!?!

MEK Albania Cemetry- covid 19

Në vazhdim do të listojmë fotot dhe emrat e MEK-save të varrosur në Kashar gjatë muajit nëntor.

MEK-Victims-Corona-Albania

Afsaneh Pichgah
Rohollah Ramooz
Hassan Salahandish
Khalil Haghossani
Mehdi Haghossani
Mohamed Gholi Ehsani

Pavarësisht se në raste të tilla ligji shqiptar parashikon që para kryerjes së varrimit të kufomës duhet që skeda e vdekses, ku shkruhet edhe shkaku i vdekjes, të nënshkruhet nga mjeku kompetent, për MEK-sat zbatimi i ligjeve dhe akteve nënligjore shqiptare është thjesh fakultativ. Duke mos pasur mundësi të kishim dokumente zyrtare për

GJERGJI THANASI_ Ekskluzive për Ashraf News

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button