Arsyeja për pagesat mujore nga sekti Rajavi për disa njerëz që janë ndarë

Çështja që duam të përqendrohemi në këtë shkrim është dhënia e një pagese mujore për ata persona që janë ndarë nga sekti Rajavi.

Le të shohim së pari thelbin e çështjes, sepse ekziston një kontradiktë që duhet të zgjidhet. Kontradikta është se Rajavi ka deklaruar të lejueshme vrasjen e atyre që ndahen nga kulti Rajavi, dhe tashmë e ka bërë si një detyrë që kudo që një Muxhahidin gjendet midis një oficeri të regjimit Iranian dhe një anëtari të ndarë nga organizata dhe në armën e tij ka vetëm një plumb, me atë pumb duhet të qëlloi atë që është ndarë nga organizata. Parimi i kontradiktës është këtu, se si mundet që një person që ka lëshuar një deklaratë të tillë, të paguajë shpenzimet e akomodimit dhe jetesës së një personi që është larguar nga ky sekt?

MEK Cult

Në fakt, unë duhet t’ju them ju se kësaj kontradikte i është përgjigjur vetë Massoud Rajavi, një herë në një takim.

Ai tha se: “Ata që ndahen nga sekti paraqesin ankesa kundrejt sektit për të përmbushur kërkesat e tyre”. Sipas tij, mbrojtja e vetes kundër një ankese në gjykatat evropiane është shumë e kushtueshme, sepse ata duhet të marrin një avokat kundër kësaj ankese, dhe për shkak se puna ligjore e sektit lidhet gjithashtu me politikën ndërkombëtare të organizatës, ata duhet të punësojnë avokatë me përvojë dhe shumë punëtorë në mënyrë që të fitojnë në gjykata, përndryshe pasojat që vij pas ndonjëherë janë të pariparueshme dhe ato nuk mund të kthehen në kushte të favorshme qoftë edhe me ndonjë shumë të madhe parash. “Përvoja ka treguar se kur ne mbulojmë shpenzimet e një personi të ndarë nga organizata, në baza mujore, ato kosto janë shumë më të ulëta se sa kostot e gjykatave dhe avokatëve.”

Me një llogaritje të shpejtë dhe shumë të thjesht, mund të kuptohet që shumat e dhëna për një numër personash të ndarë nga organizata, janë për shkak të detyrimit dhe jo për çështje të të drejtave të njeriut dhe çështje të tilla si këto. Sigurisht, ata në botën e jashtme dhe para qeverive evropiane, nuk e thonë këtë që po ju them unë juve, por ata thonë se e bëjnë për arsye të të drejtatve të njeriut dhe për çështje njerëzimi, në mënyrë që me një shigjetë të bëjnë një goditje të dyfishtë. Nga njëra anë, ata përpiqen të shtiren si mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër, ata me këtë pagesë mujore që bëjnë për disa anëtarë që janë ndarë nga organizata shmangin kostot marramendëse të avokatëve.

Sigurisht, në çdo rast, ata përpiqen të shmangin pagesat mujor të anëtarve, dhe për të fituar kundrejt ankesave të mundshme të anëtarve, ata përgadisin dokumenta fallco dhe i paraqesin në gjykata. Ekziston një shembull në dy ose tre muajt e fundit. Një nga rastet e fundit, nëse mund të them kështu, është ndërprerja e pagesës mujore i Mensur Brahui dhe i Khalil Ansarian.

Ashtu si marifetet dhe hilet e tjera që bëjnë Rajavi dhe banda e saj kriminale, edhe kjo është një nga këto marifete dhe hile, që është zbuluar siç janë zbuluar edhe marifetet e tjera, por ekziston një mundësi e madhe që njerëzit të mashtrohen dhe prandaj kjo çështje duhet parë me kuriozitet.

Shënime nga: Sina Nurani

Anëtar i ndarë nga sektit Rajavi.

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button