Kundërshtimi i ideve të Rajavit është i barabartë me pranimin e torturave më të këqija

Sektet tërheqin anëtarë, duke i mashtruar dhe i kontrollojnë ato duke u bërë një larje truri. Nuk ka rëndësi me çfarë mjeti dhe me çfarë pozicioni është tërhequr personi, e rëndësishme është që njerëzit pas tërheqjes nga sekti, dominohen menjëherë nga udhëheqësi. Në sektin Rajavi, udhëheqësi ideologjik është Massoudi dhe ai nuk është përgjegjës ndaj askujt përveç Zotit, por të gjithë anëtarët janë përgjegjëse para Massoudit, domethënë ai përcakton atë që njerëzit duhet të besojnë, si të qëndrojnë dhe si të vdesin!!!

Në këtë artikull, ne jemi përpjekur të sjellim dhe të tregojmë fatin e disa anëtarëve të qendrës së Muxhahedinve Khelk të cilët pësuan torturat dhe vrasjet më të tmerrshme, pasi kundërshtuan idetë e Rajavit. Dhe do të përpiqemi të hedhim një dritë tjetër mbi marrëdhëniet e këtij sekti të organizatës Rajavi, në tërheqjen e robërve të luftës.

MEK Cult

Kujtimet e Ali Rezvanit:

Z. Nowruz Ali Rezvani, nga Dargaz, një ish-anëtar i Këshillit qendror të Muxhahedinve i cili tani jeton në Evropë, në fillim të viteve shtatëdhjetë, ai u njoh si mercenar nga Muxhahedinet, për shkak të refuzimit dhe mos pranimit “të Massoudit si një Imam dhe revolucionin ideologjik të Maryamit” dhe sipas teorisë së Rajavit, që kushdo që nuk është me ne, është armiku jonë, ai u përballë me burgim dhe të gjitha llojet e torturave.

Massoud Rajavi
Massoud Rajavi

Pas ndarjes së Ali Rezvanit, një ish anëtar i Këshillit qendror të Muxhahedinve, nga marrëdhëniet e sektit Rajavi (në vitet shtatëdhjetë), kriminelët e Rajavit e shtypën dhe torturuan atë për disa kohë. Meqenëse Ali-u ishte kameramani i Organizatës dhe kishte filmuar takimet private të Rajavit dhe përmbante shumë informacione, Rajavi hyn personalisht në këtë betejë, për ti ndryshuar mendjen Aliut që të heqë dorë nga largimi, duke i sugjeruar, që ju do t’ju lë jeni i lirë të jetoni me kë të doni përveç Maryamit, Fahimeh Arvanit dhe anëtarëve të stafit komandues; nqoftëse ju dëshironi, unë urdhëroj njeriun tuaj të dashur të vijë dhe të jetojë me ju që sot, [vetëm që Aliu të mos ndahet], dhe unë do t’ju marr një shtëpi në Bagdad dhe do t’ju siguroj kushtet më të mira, dhe ne do të paguajmë për ju. Shkoni dhe bëni jetën tuaj, vetëm mos u ndani nga Organizata. Pas një ore diskutimi, Rajavi shton, nëse ndonjë nga anëtaret e stafit komandues, është e preferuara juaj, unë do të flas me atë, në mënyrë që ajo të bie ndakord dhe të vij të jetojë me ju. Në fund, ai pyet Aliun për mendimin e tij dhe i thotë, cili është mendimi yt për këtë propozim? A është një ofertë e mirë?

MEK Cult

Aliu i përgjigjet Rajavit si më poshtë: Unë nuk jam tregtar dhe nuk dua të qëndroj me ty, (dhe vazhdon duke thënë se) ato gra në aparatin tënd ideologjik nuk janë mjet i juaj. Apo, këto gra janë kafshë dhe pjesë e pasuris suaj personale, që më bëni një propozim të tillë? A nuk jeni ju ai që pretendoni se burrat dhe gratë kanë të drejta të barabarta, atëherë gratë kanë të drejtë të zgjedhin dhe e drejta për të zgjedhur u takon vetë atyre.

Në këtë moment, një nga rojtarët e Rajavit sulmoi Aliun dhe i kafshoi veshët, me inat dhe bërtiti: “Mos shpreso për jetë, vdekja jote është e sigurt!” Unë, ty ta heq të drejtën e udhëheqjes. Pas rrahjes dhe torturave, Aliu u dërgua në burg, ku ai atje u sëmur me hepatit, përgjegjësit e qendrës së paraburgimit sollën një doktor, në shtratin e Aliut, me emrin Dr. Ahmed, që ishte një mjek nga kampi Ashraf. Dr. Ahmed deklaron se nuk ka nevojë për ilaçe dhe për një trajtim sepse ju jeni një mercenar dhe një tradhtar, prandaj është më mirë për ju të vdisni nga këto dhimbje dhe udhëheqësi të bie rehat prej jush. Ky mjek është i metamorfozuar, në aparatin e kultit Rajavi, ai vazhdon duke thënë: “Po të më kishte lejuar udhëheqësi do të kisha bërë një gjilpërë dhe do të kisha vrarë, do të kisha larguar nga kjo jetë “.

Z. Rezvani, në vazhdim i shkruajti kujtimet e tij si më poshtë: Unë isha një kameraman dhe intervistues i rregullt me të burgosurit iranianë të luftës të kapur nga ushtria Irakiane. Unë isha dëshmitar i udhëheqësve të Rajavit që merreshin me këta njerëz për t’i tërhequr ata në organizatë dhe mënyra se si udhëheqësit e Rajavit i trajtuan të burgosurit ishte si më poshtë: Mos mendoni se jeni në anën e fëmëjve tuaj, nëse udhëheqësi na jep leje, ne do tju ekzekutojmë të gjithë ju. Pra, nëse nuk na jepni përgjigjen e duhur (në mënyrë që të bashkoheni në organizatë) kjo do t’ju kushtojë shumë.

Disa morën letra kërkese ose letra pendimi, që ishin si më poshtë: Unë kam marrë pjesë në shtypjen e forcave çlirimtare, e cila çoi në vdekjen e një numri njerzish. Krimi i këtij mëkatit tim është ekzekutimi, por unë kërkoj falje vëllait Massoud dhe unë jam gati të luftoj, kundër të shkuarës, deri në fund të jetës time me vëllezërit Muxhahedin.

Kjo metodë ishte një nga metodat më të urryera të vrasjes së një personazhi që u përdor për të shtypur psikologjikisht të burgosurit e luftës. Pasqyrimi i jashtëm i këtyre letrave të pendimit, gjithmonë e mundonte viktimën e zënë rob dhe ai mendonte se do të refuzohej nga miqtë e tij të mëparshëm për shkak të kësaj dobësie dhe se nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse të qëndronte me organizatën për gjithë jetën e tij. Rajavi tha qartë: Strategjia e tërheqejes së forcave nga brenda Iranit është e gabuar, forcat janë pranë nesh dhe janë në dispozicioni tonë, (që do të thotë të burgosurit e luftës) dhe ne duhet t’i tërheqim këto forca. Rajavi gjithnjë e pranonte se gjëja më e mirë është që ne të shkojmë në luftë kundër Khomeinit me forcat e tij, që nëse ne fitojmë luftën, kemi fituar, dhe nëse do të humbasim, Khomeini do të humbasë përsëri!!! Si rezultat i këtyre ideve (vendimi i Rajavit me miqtë dhe bashkëpunëtorëte tij), negociatat u zhvilluan me regjimin e Sadamit dhe pas marrëveshjes, u zbatuan. Të pafat, të cilët jetuan në kushtet më të këqija në kampet paemër të regjimit Ba’athist, dhe u bashkuan me të ashtuquajturën ushtri çlirimtare të Z. Rajavi dhe bashkëpunëtorëve të tij për t’i shpëtuar vdekjes graduale.

Marrë nga libri: Tortura në burgjet e Rajavit
Shoqata e Shpëtimit në Qendrën Khorasan Razavi të shtunën, 14 shkurt 2017

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button