Liria në sektin e Muxhahedinve (1)

Kanë kaluar shumë vite dhe ne jemi ende duke kërkuar për kuptimin e fjalës liri në sektin Rajavi.

Organizata Mxhahedin Khelk, e cila e konsideron veten pasuese të një shoqërie monoteiste pa klasa shoqërie dhe që brohorit me parrullën e lirisë së shprehjes, vazhdon të burgosë anëtarët e saj.

Një shikim i shkurtër në të kaluarën e këtij sekti, zbulon më shumë për diktaturën e sektit.

Ajo që të gjithë dëshmitarët po thonë është se, në këtë sekt nuk lejohen kritikat dhe nuk ka liri të shprehjes, dhe këtu ne po flasim për njerëz që kanë hyrë vullnetarisht në një lëvizje politike për të luftuar shtypjen dhe tani nuk kanë të drejtën as për të menduar për familjen e tyre.

Homeira Mohammadnejad
Zonja Homeira Mohammad Nexhad, Gjermani

Me të vërtetë, si dhe çfarë analize mund të bëhet për këto veprime të sektit Rajavi.

Mbi çfarë baze ideologjike apo edhe politike duhet të privohen njerëzit për të parë të dashurit e tyre?

Mbi çfarë baze burrat dhe gratë nuk duhet të kenë të drejtë të martohen dhe të krijojnë familje?

Me cilat parime të një shoqërie mund të interpretohen këto veprime të presionit psikologjik?

Ne nuk po flasim për një ose dy vjet, ne po flasim për vite me radhë.

Ashtu si robërit e luftës që janë kapur nga armiku dhe nuk kanë rrugë as përpara dhe as mbrapa.

Sekti Rajavi dhe udhëheqësit e tij kanë burgosur mijëra njerëz, pa ndonjë logjikë të kuptueshme dhe vazhdojnë t’u mohojnë atyre liritë e zakonshme njerëzore.

Njerëz që kanë humbur shpresën në gjithçka dhe ndonjëherë dëshirojnë vdekjen për veten e tyre, sepse nuk shohin më asnjë dritare shprese për të shpëtuar veten e tyre.

Maryam Rajavi - MEK women

Për shembull, një nga treguesit e diktaturës në sektin Rajavi është zgjedhja e të ashtuquajturit president i përjetshëm i këtij sekti. Dhe kjo është në kohë që, një nga lirit kryesore në demokraci është ekzistenca e zgjedhjeve të drejta dhe të lira. Për më tepër, liria e shprehjes, liria e mendimit politik dhe shtypi i lirë janë shtyllat e tjera themelore të demokracisë që i lejojnë njerëzit të votojnë me vetëdije dhe informacion në përputhje me interesat e tyre personale.

Nga këndvështrimi i reduksionizmit ose minimalizmit, demokracia është një sistem qeverisje në të cilin qytetarët i japin pushtet një grupi udhëheqësish politikë përmes zgjedhjeve periodike. Kjo teori quhet gjithashtu poliarki, (polyarchy) por ajo që po shohim në sektin Rajavi është se të gjitha zgjedhjet e këtij sekti, përfshirë zgjedhjen e presidentit apo kryetarit të parë të këtij sekti, të gjitha u zhvilluan në klasat e sipërme të këtij sekti dhe anëtarët u njoftuan pasi përfunduan zgjedhjet.

Fjala e lirë filozofike është baza intelektuale e përparimit shoqëror dhe demokracisë. Por në diktaturat komuniste, problemi i shkeljes së lirisë, si në emër të drejtësisë, ashtu edhe me koston e saj, ishte barazia dhe paqja. Historia ka treguar se asnjë nga idealet shoqërore nuk është realizuar në diktatura.

Dhe kështu ne jemi dëshmitarë të një katastrofe historike në sektin Rajavi, e cila fatkeqësisht nuk ka përfunduar ende ……… dhe vazhdon Akoma.

Burimi: Homeira Mohammad Nexhad, Shoqata e Grave Iraniane Kundër Sektorizmit , Përkthyer nga Habilian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button