Leila Giukan: “Unë dhe babai im kurrë nuk ja kemi dëgjuar zërin e njëri-tjetrit”

Rahim Giukan lindi në Mars 1945. Në 1981, u bë një përkrahës i Muxhahedinëve el- Khalq (MEK), nd`rsa në vitin 1982 ai u arratis, la vendin dhe shkoi në Pakistan dhe pastaj Irak dhe u bashkua me organizatën. Në atë kohë ai kishte një grua dhe katër fëmijë.

Gruaja e tij, zonja Behjat Sediqi, i rriti fëmijët e tyre Mozhgan, Mehran, Mohsen dhe Leila me shumë vështirësi në mungesë të babait të tyre. Ajo ishte edhe nënë dhe baba për fëmijët e tyre. Fëmijët janë të arsimuar dhe të martuar, kanë punë dhe fëmijë, dhe sigurisht që gjithmonë e ndiejnë mungesën e babait në jetën e tyre. Asnjë informacion nuk ishte në dispozicion për Rahim Giukan gjatë këtyre viteve.

Vajza e tij Leila ishte vetëm dy vjeçe kur Rahim u largua nga Irani. “Babai im dhe unë kurrë nuk e kemi dëgjuar zërin e njëri-tjetrit”, thotë ajo. Leila nuk ka asgjë në kujtesë për babanë e saj. Ka vetëm një fotografi të vjetër të rinisë së babait të saj, të cilën ajo e ka zgjeruar, ngjyrosur dhe përshtatur.

Leila Kayukan
Leila Kayukan

Rahim Giukan aktualisht është në kampin e MEK në Shqipëri. Ai nuk lejohet të vizitojë ose të kontaktojë familjen e tij pas 39 vjetësh. Disa ish-anëtarë kanë dhënë lajme dhe informacione rreth tij familjes së tij. Tani ai ka 7 nipër e mbesa. A e di ai?

Mozhgan dhe Leila erdhën në zyrën e Shoqërisë Nexhat në Teheran për të marrë lajme nga babai i tyre dhe për t’i dërguar ato në pjesën tjetër të familjes. Ata gjithashtu dhanë një video- mesazh në mënyrë që të arrihej disi te babai dhe ai të paktën të mund t’u shkruante atyre një letër.

Mozhgan thotë në një mesazh për babanë e tij Rahim: “Unë dua të di pse MEK nuk i lejon anëtarët të kontaktojnë familjet e tyre. Ata mund të bëjnë së paku një telefonatë me familjet e tyre dhe t’i pyesin si janë dhe t’i njoftojnë ata se çfarë po bëjnë “.

Rahim Kayukan familijet

Dhe Leila i thotë babait të saj: “Eshtë e drejta e një vajze të dëgjojë zërin e babait të saj për herë të parë në moshën dyzet e një vjece, dhe uroj që kjo e drejtë të ekzistojë për ju dhe të konsiderohet edhe për ne, në mënyrë që të mundemi të komunikojmë me ju “. Ajo vazhdon: “Nëna ime është plakur tani dhe ne duam t’ju shohim ju”.

**** Rahim ende i burgosur në kampin MEK në Shqipëri tani është nën presion fizik dhe metalik dhe po mbahet në izolim.
Rahimi u ndëshkua nga autoritetet e MEK sepse ai refuzoi të fyejë vajzën dhe familjen e tij. Ai kërkoi të kontaktojë anëtarët e familjes së tij, anëtarët disidentë të grupit raportuan në Shoqata Nexhat

Nga Atefeh Nadalian

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button