Një politikë dyfytyrëshe

Mbështetje e SH.B.A.-së dhe Evropës për grupin terrorist MEK

Grupi terrorist i hipokritëve të MEK ka filluar një samit virtual tre-ditor në qytete të ndryshme në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara, në formën e asaj që ata e quajnë tubime proteste kundër Republikës Islamike të Iranit.

Sipas Washington Post, një grup anëtarësh të Kongresit Amerikan nga të dy partitë Republikane dhe Demokratike janë të pranishëm në takimin e grupit terrorist MEK, i cili mbahet virtualisht. Senatori Republikan Ted Cruz, Udhëheqësi i Pakicës Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve, Kevin Mc Carthy, Senatori Bob Menendez Kryetari Demokrat i Komitetit të Marrëdhënieve të Jashtme të Senatit dhe disa zyrtarë të tjerë të SH.B.A.-së marrin pjesë dhe mbajnë fjalim në takim.

Duke iu referuar pranisë së politikanëve perëndimorë në takimin e grupit terrorist të hipokritëve të MEK, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të Shtunën në mbrëmje deklaroi se etja e pashuar për para dhe mania anti-iraniane, ka nxitur hipokrizinë e turpshme të Perëndimit. Sipas agjencisw IRNA, “Saeed Khatibzadeh” në Twitter shkroi: Politikanë të vetë-shitur perëndimorë (përfshirë Pompeon i njohur për gënjeshtra, mashtrime dhe grabitje) e kanë shitur veten e tyre me çmim të ulët dhe kanë marrë pjesë në një cirk të pritur nga Evropa dhe i organizuar nga një sekt terrorist i mbështetur dikur nga diktatori i rrëzuar irakian Saddami dhe që i ka duart e lyera me gjakun e iranianëve. Khatibzadeh shtoi: Një etje e pashuar për para dhe mania anti-iraniane ka nxitur hipokrizinë e turpshme perëndimore.

USA Double Standard

Prania e përfaqësuesve të Kongresit Amerikan në një takim ku themeluesit e atij grupi janë të njollosur me gjakun e popullit iranian, tregon thellësinë e armiqësisë së Uashingtonit me popullin dhe sistemin e Republikës Islamike të Iranit. Që nga fillimi i Revolucionit Islamik, grupi terrorist MEK në operacione të ndryshme terroriste ka vrarë më shumë se 17,000 shtetas iranianë. Ky grup terrorist mbështetet nga Perëndimi, veçanërisht Shtetet e Bashkuara dhe Franca. Tani është e qartë se qëllimi i këtij shfaqjeje është të mbulojë më shumë se tre dekada krime dhe akte terroriste. Por qëllimi tjetër i kësaj shfaqjeje është të vazhdojë rolin që ky grup terrorist luan si një aleat për Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të Evropës. Një takim i ngjashëm u mbajt në Paris disa vjet më parë. Mbështetja e fshehtë dhe e hapur e Shteteve të Bashkuara dhe Evropës, veçanërisht Francës, për grupin e hipokritëve MEK, tregon se pretendimet e tyre në lidhje me luftën kundër terrorizmit janë vetëm një gënjeshtër.

Pavarësisht provave të pamohueshme të akteve terroriste të hipokritëve të MEK, sekretari i atëhershëm i Mbrojtjes i SHBA Donald Rumsfeld, më 25 qershor 2004, u dha statusin e “personit të mbrojtur” anëtarëve të grupit terrorist MEK. Në korrik 2010, një gjykatë e apelit në Uashington DC, vendosi që mbajtja e emrit të organizatës në listën terroriste të SHBA ishte veprim i gabuar. Më në fund, në Shtator 2012, Departamenti i Shtetit i SHBA e hoqi grupin terrorist MEK nga lista e SH.B.A.-së të grupeve terroriste. Padyshim, gjatë gjithë këtyre viteve amerikanët kanë kërkuar që ta mbajnë këtë grup terrorist si një alternativë. Kjo sepse hipokritët e MEK me veprimet e tyre në Irak treguan se ata lehtë mund të veprojnë si një forcë mercenare në përputhje me qëllimet e Shteteve të Bashkuara. Përveç akteve terroriste kundër popullit dhe zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit, hipokritët e MEK në ngjarjet e viteve 1991 dhe 1992 në Irak, luajtën një rol të madh në shtypjen e kurdëve në bashkëpunim të ngushtë me diktatorin kriminal irakian Saddam Husein. Fakti është se shumë prej veprimtarive të grupit hipokrit MEK, si në fushën e terrorizmit ashtu edhe në shumë raste të tjera, konsiderohen krime ndërkombëtare dhe sigurisht udhëheqësit e këtij grupi terrorist duhet të përballen me dënime të ashpra.

Duke pasur parasysh këto fakte, është e qartë se prania e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë në takimet e MEK ka qëllime shumëplanëshe dhe mbi të gjitha, tregon thellësinë e armiqësisë së Uashingtonit ndaj popullit dhe sistemit të Republikës Islamike të Iranit. Drejtuesit e këtij grupi terrorist po përpiqen gjithashtu të fshehin identitetin e tyre të vërtetë duke përdorur mundësinë e ofruar nga Shtetet e Bashkuara dhe disa vende evropiane. Në fakt, siç thekson Saeed Khatibzadeh, zëdhënës i aparatit diplomatik të Iranit, “një etje e pashuar për para dhe mania anti-iraniane ka nxitur hipokrizinë e turpshme perëndimore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button