Vdes brenda kampit të MEK, punonjësi i pastrimit Shaban Ceni u tërhoq nga makineria e mbetjeve

oranews Një punonjës i pastrimit të plehrave ka ndërruar jetë tragjikisht ndërsa ishte duke hequr plehrat brenda kampit të muhaxhedinëve në Manëz. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë ndërsa Shaban Teni 64 vjeç ka përfunduar brenda makinerisë së mbetjeve duke humbur jetën. Një ngjarje tragjike ka ndodhur brenda kampit të Muxhahedinëve në Manëz të Durrësit, ku ka humbur jetën një 64-vjeçar.

Mësohet se Shaban Ceni ishte punëtor i firmës së pastrimit të mbetjeve ndërsa ka qenë makineria që i ka marrë jetën 64-vjeçarit. Burimet nga familja thanë se Ceni, prind i katër fëmijëve punonte shofer me makinën e pastrimit në Manëz, dhe Gjatë kohës që gjendej brenda kampit të muhaxheidinëve është bllokuar makineria e shkarkimit të plehrave. Sipas familjarëve ai shkuar ta rregullojë atë dhe gjatë punës 64-vjeçari është tërhequr nga makineria dhe ka përfunduar brenda saj i pa jete. Në njoftimin zyrtar Policia e Durrësit tha se 64-vjeçari ka dëmtuar rëndë krahun, ndërsa ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësin. Dyshohet se gjakderdhja e madhe dhe dëmtimet e rënda kanë qenë shkaktarët kryesor që i kanë marrë jetën Cenit. Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë fundjavës, ndërsa grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit po vijon hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button