Dita e Luftës Kundër Terrorizmit

8 Shahrivari (30 Gushti), me rastin e martirizimit të dëshmorëve Raxhai dhe Bahonar, në kalendarin zyrtar të Iranit është emëruar si Dita e Luftës Kundër Terrorizmit.

Shkak për emërtimin e kësaj dite është bërë operacioni i paprecedentë terrorist kundër zyrtarëve të lartë të Iranit në vitin 1360 (1981). Irani konsiderohet si një nga viktimat më të mëdha të terrorizmit në botë dhe pas fitores së Revolucionit Islamik, armiqtë e këtij vendi për të sulmuar sistemin islamik, kanë vrarë më shumë se 17 mijë zyrtarë dhe qytetarë të thjeshtë. Një nga këto operacione më mizore ndodhi në ditën e tetë të muajit Shahrivar 1360 ( sipas kalendarit diellor), i cili çoi në martirizimin e Mohammad Ali Raxhai dhe Mohammad Xhavad Bahonar. Më 8 Shahrivar 1360 (30 Gusht 1981), Presidenti iranian Mohammad Ali Raxhai dhe kryeministri i atëhershëm Mohammad Xhavad Bahonar së bashku me një grup anëtarësh të qeverisë ranë dëshmorë në një shpërthim në zyrën e Kryeministrit. Ky incident ndodhi saktësisht dy muaj pasi Ajetollah Sejed Mohammad Hosseini Beheshti dhe më shumë se 70 anëtarë politikë dhe ekzekutivë të Partisë Republikane Islamike u martirizuan në një shpërthim në selinë e partisë. Dëshmori Raxhai ishte 48 vjeç kur vdiq. Pas fitores së revolucionit, ai fillimisht mbajti postin e Ministrit të Arsimit dhe më pas në vitin 1359 (1980) hyri në Këshillin Islamik si përfaqësues i popullit të Teheranit. Më 10 gusht 1980, në zgjedhjet e dyta presidenciale të korrikut 1980 duke fituar më shumë se 13 milionë vota, ai u zgjodh presidenti i dytë i Republikës Islamike të Iranit, pasi Bani Sadr u hoq nga presidenca. Edhe Bahonar ishte 48 vjeç kur ra dëshmor. Pas fitores së revolucionit, ai mbajti përgjegjësi si anëtar i Këshillit Revolucionar, përfaqësimi i popullit të Kermanit në Këshillin e Ekspertëve, përfaqësimi i popullit të Teheranit në Këshillin Islamik, Ministria e Arsimit (në kabinetin e Dëshmor Raxhai) dhe Sekretar i Përgjithshëm i Partisë së Republikës Islamike (pas martirizimit të Dr.Beheshtit). Pas zgjedhjes së Raxhai në presidencë, Bahonar u zgjodh nga ai për të qenë kryeministër i Republikës Islamike të Iranit. Armiqtë e Revolucionit Islamik u përpoqën ta shkatërrojnë Republikën Islamike me këtë qasje dashakeqe dhe menduan se me veprime të tilla terroriste mund të krijojnë pengesa në rrugën e realizimit të idealeve të Revolucionit Islamik, por kombi iranian gjithmonë ka ndjekur rrugën e dëshmorëve dhe gjaku i dëshmorëve është bërë garantues i triumfit të Iranit Islamik. Edhe dëshmorët e Bahonar dhe Raxhai vaditën me gjakun e tyre pemën e revolucionit. Me martirizimin e këtyre dy dëshmorëve fisnikë, në Kalendarin e Republikës Islamike të Iranit, një javë u emërua me emrin Java e Qeverisë.

8 shahrivar bombing

Një nga këto operacione më mizore ndodhi në ditën e tetë të muajit Shahrivar 1360 ( sipas kalendarit diellor), i cili çoi në martirizimin e Mohammad Ali Raxhai dhe Mohammad Xhavad BahonarTerrorizmi është një nga problemet më themelore të komunitetit botëror dhe kërcënimi më i rrezikshëm kundër të drejtave të kombeve dhe stabilitetit ndërkombëtar. Gjatë gjithë historisë, veçanërisht në njëqind vitet e fundit, terrorizmi ka qenë rrënja e kërcënimeve më të rëndësishme kundër paqes dhe sigurisë globale. Në Iran, që në ditët e para të fitores së Revolucionit Islamik dhe pas shkatërrimit të ekuacioneve të arrogancës globale, Irani ishte shënjestër e urrejtjes dhe armiqësisë së armiqve dhe veglave të tyre, përfshirë grupin e hipokritëve i quajtur Muxhahedin-e-Khalk (MEK). Ky grup ka marrë përgjegjësinë e vrasjes së 4583 shtetasve iranianë vetëm midis 11 prillit dhe 26 marsit 1984. Që në fillim të revolucionit, amerikanët e vendosën organizatën terroriste MEK nën ombrellën e mbështetjes së tyre financiare, politike dhe propagandistike dhe mbështetën krimet e tyre terroriste kundër popullit të Republikës Islamike të Iranit. Ky grup u përpoq të eliminonte fizikisht elementët efikasë dhe projektuesit intelektualë të sistemit me metodën e dhunshme dhe vrasjen politike për të krijuar kushtet për rënien e Republikës Islamike të Iranit duke krijuar boshllëqe serioze në elementët e ndjeshëm të vendit. Dëshmorët e Mihrabit, dëshmorët e 7 Tirit dhe të 8 Shahrivarit, dëshmorët si Laxhvardi, Karani dhe Sajad Shirazi, ishin ndër viktimat e terrorizmit dhe u martirizuan nga hipokritët MEK. Arroganca globale jo vetëm që nuk tregoi asnjë reagim ndaj këtyre aktiviteteve terroriste, por edhe i mbështeti ato. Duke shqyrtuar normat dhe ligjet ndërkombëtare në lidhje me luftën kundër terrorizmit, për shkak të krijimit të terrorit dhe dhunës ndaj civilëve dhe cenimit të territorit të vendit dhe mosrespektimit të të drejtave të ushtarakëve iranianë, nuk ka dyshim se këto veprime janë shembuj të veprimeve terroriste dhe anti-njerëzore të grupit MEK dhe është mëse e qartë se MEK është një grup terrorist dhe kriminal. Ky pretendim mbështetet nga dokumentet dhe konventat e luftës kundër terrorizmit si Statuti i Romës, Konventa Ndërkombëtare e vitit 1979 kundër marrjes së pengjeve dhe Konventa Ndërkombëtare e vitit 1997 për Ndalimin e Bombardimeve Terroriste dhe neni 3 i përfshirë në Konventat e Gjenevës të vitit 1949. Amerika dhe regjimi sionist vitet e fundit janë përpjekur gjithmonë të mbështesin terroristët në Iran dhe në rajon. Trajnimi ushtarak i elementëve terroristë, dërgimi i armëve, dërgesat e armëve të lehta dhe gjysmë të rënda, dërgimi i pajisjeve të komunikimit dhe ushqimeve përmes fluturimeve të dyshimta ajrore në zonat e kontrolluara nga ISIS, është vetëm një pjesë e mbështetjes së Uashingtonit për terroristët që i shërbejnë Shteteve të Bashkuara dhe për të siguruar interesat e regjimit sionist në rajon, ata kanë kryer krime të tmerrshme si vrasja e shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe komandantëve të rezistencës.

MEK victims
Mohsen Fakhrizadeh, Maxhid Shahriari, Masud Alimohammadi, Dariush Rezainezhad, Mostafa Ahmadi Roshan dhe Reza Kashkai ishin ndër shkencëtarët iranianë të energjisë bërthamore që u martirizuan nga mercenarët dhe agjentët e shërbimeve agjenturore sioniste në vitet e fundit

Mohsen Fakhrizadeh, Maxhid Shahriari, Masud Alimohammadi, Dariush Rezainezhad, Mostafa Ahmadi Roshan dhe Reza Kashkai ishin ndër shkencëtarët iranianë të energjisë bërthamore që u martirizuan nga mercenarët dhe agjentët e shërbimeve agjenturore sioniste në vitet e fundit. Gjeneral-lejtnant Haxh Kasem Soleimani, komandanti martir i Forcave Kuds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, u martirizua në një sulm ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit më 3 janar 2019 ndërsa shkoi për një mision në Irak së bashku me Abu Mahdi Al-Muhandes një nga liderët e lëvizjes popullore irakiane Hashd al-Shaabi. Natyrisht, këto veprime mizore jo vetëm që nuk e kanë dekurajuar popullin iranian nga mbështetja e sistemit islamik, por gjithashtu i kanë bërë iranianët më të vendosur për të arritur qëllimet e tyre. Mbështetja e qeverive perëndimore ndaj terroristëve, përfshirë grupin e hipokritëve MEK, ka nxjerrë në pah edhe faktin se këto qeveri janë besnike ndaj interesave të tyre politike në vend që t’u përmbahen të drejtave të njeriut dhe ligjit përballë fenomenit të terrorizmit, dhe këtë grup terrorist (MEK) e përdorin gjithmonë si mjet presioni ndaj Iranit. Në vitet e fundit, disa zyrtarë perëndimorë kanë demonstruar edhe një herë politikën e tyre të dyfishtë dhe hipokrite në trajtimin e fenomenit të terrorizmit duke marrë pjesë në takimet e grupit terrorist MEK dhe janë përpjekur ta shfajësojnë këtë grup duke mbështetur publikisht terroristët. Ajetollah Khamenei, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik, duke folur për rolin e terrorizmit në pasiguritë dhe kërcënimet ndërkombëtare, thotë: “Bota sot është e rrënuar nga dy fatkeqësi të mëdha. Terrorizmi, manifestimi suprem i të cilit është regjimi sionist në aspektin qeveritar dhe hipokritët e MEK dhe të ngjashmit me ta në aspektin partiak. Kjo është një fatkeqësi globale dhe vrasja e drejtësisë nga qeveritë që pretendojnë se mbrojnë të drejtat e njeriut duke e mohuar këtë realitet, është një fatkeqësi më e madhe me të cilën po përballet sot bota” (korrik 1994) .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button