Drejtori i Shoqërisë Nejat i shkruan një letër Edvin Ramës

I Nderuar Kryeminister i Republikes se Shqiperise
Sh.T z. Edvin Rama
Pershendetje e respekte

Une jam Ebrahim Khodobandeh, drejtor i Shoqates “Nexhat” ne Iran. Une u kam shkruar ju dhe shtetareve e zyrtareve te tjere te Republikes se Shqiperise shume here, por fatkeqesisht nuk kam marre asnje pergjigje deri tani, keshtu qe duke pasur lejen tuaj une permbajtjen e kesaj letre do ua ve ne dispozicion autoriteteve shqiptare, perfaqesuesve te Parlamentit si edhe mediave, qe ajo te mbetet ne analet e historise. Ne kete menyre do te behet e qarte cka eshte thene shume here te tjera.

Une do te deshiroj te theksoj historine e miqesise dhe te karakteristikave te thella kulturale te perbashkta ndermjet kombit shqiptar dhe kombit Iranian. Deshiroj tu kujtoj faktin qe dy vendet tona nuk kane pasur as konfiktin apo mosmarreveshjen me te vogel gjate gjithe historise, derisa ne Shqiperi u vendos Organizat e Muxhahedineve te Popullit (MEK, MKO, Kulti Raxhavi).
Ne korrespondencen e me parshme me ju, une u kam shkruar ne menyre te hollesishme per kufizimet per komunikim me te dashurit e tyre te zbatuara ndaj familjeve te anetareve te kultit te mbyllur ne kampin e izoluar ne Shqiperi. Deri tani nuk eshte treguar as vemendja me e vogel ndaj ketij dhunimi te qarte te kesaj te drejte njerezore baze nga nje organizate, qe eshte sjelle ne Shqiperi nen pergjegjesine e Qeverise Shqiptare.

Dua tua bej te qarte qe bashkepunimi dhe mbeshtetja e Qeverise Shqiptare per MEK-un eshte padyshimte dhe nuk eshte sekret per askend. Nen petkun e nje veprimi humanitar, sic e permendet edhe ju ne intervisten e dhene per Gazeten Nju Jork Tajms, qeveria e juaj e solli MEK-un ne Shqiperi, ndersa sipas jush Iraku dhe asnje vend tjeter nuk kishte deshiren per t’i pranuar ata. Ju theksuat qe parashikohej, qe ata te mos nderrmerrnin veprimtari politike, por ju e pranuat ama qe ka ndodhur e kunderta.
Nga ana tjeter jane perdorur lloj lloj kufizimesh kundra ish anetareve te kesaj Organizate, te cilet jane vete organizuar ne kuadrin e Shoqates per Mbeshtetjen e Iranianeve, qe Jetojne ne Shqiperi (ASILA). Po ju shpjegojme me hollesi se ata njerez jane refugjate, qe u larguan nga Atdheut i vet me shpresen per t’i sjelle liri e mireqenie popullit te tyre, por ata u mashtruan nga ky kult terrorist dhe forcerisht u derguam ne Shqiperi.

Nder keto kufizimet permendim: Atyre nuk u lejohet te hapin llogari bankare. U eshte refuzuar dhenia e kartave te identiteti dhe lejeve te punes. Nuk u jane dhene dokumente udhetimi. Familjeve te tyre nuk u jepen visa, qe te shkojne ne vendin tuaj e t’i takojne, madje disa prej tyre edhe mbyllen ne Kampin e Karrecit pa asnje arsye.
Shoqata “Nexhat”, qe oerbehet nga familjet e anetareve te Kultit Raxhavi vendosi t’i ndihmoje keta njerez te pafat, te cilit ne kundershtim me vullnetin e tyre, u sollen ne vendin tuaj nga MEK-u. Anetaret e ASILA-s kane vendosur qe te demaskojne publikisht natyren prej kulti te mbyllur, qe ka MEK-u, keshtu qe askush tjeter te mos bjere ne kurthin e MEK-ut. Me sa duket kjo gje na paska shqetesuar disa njerez ne Shqiperi.

Ne mesazhet e meparshme u ofrova informacion per aktivitetet e MEK-ut, qe gjoja nuk duhet te kishte aktivitet politik. Pervec te tilla informacioneve une per Shkelqesine Tuaj dhe per shtetare e zyrtare te tjere te sigurise ne Republiken e Shqiperise dua tu permend se sipas mediave te MEK-ut, ceremonia vjetore e kesaj Organizate eshte parashikuar te mbahet ne formen e nje demostrate ne Paris me 1 korrik te ketij viti, e shoqeruar me nje fjalim te Miriam Raxhavit. Eshte vendosur qe Miriam Raxhavi dhe shume zyrtare te kesaj Organizate do te shkojne nga Shqiperia ne France per te marre pjese ne kete ceremoni. Te tilla vajtje-ardhje do te nderrmerren ne koordinim me autoritetet e Qeverise Shqiptare. Te tille persona udhetojne me pasaporta, qe nuk mbajne emrin e vertete te tyre. Psh. Mehdi Abrishamchi, qe njihet edhe me pseudonimin Sharif ne rradhet e MEK-ut, udheton me pasaporte me emrin Bahman Tehrani.

Duhet te kihet parasysh se Miriam Raxhavi udhetoi ne Bruksel me 25 dhe 26 Maj per te lobuar per nje projekt per te ndaluar kthimin ne Atdhe te nje diplomati iranian. Ky udhetim u krye ne koordinim me autoritetet shqiptare, duke perdorur pasaporte me emer te rreme dhe me pas Ajo u rikthye ne Shqiperi. Kjo gje bie ne kundershtim me pretendimet e ndalimit te aktiviteteve politike te MEK-ut kunder Republikes Islamike te Iranit. U zgjidh nje problem midis dy vendeve, Iranit dhe Belgjikes. Cfare lidhje ka kjo ceshtje me Miriam Raxhavin dhe sponsorin e saj, Qeverine Shqiptare?

Zyrtaret e juaj te sigurise ne menyre te perseritur u kane kujtuar miqve tane ne Shqiperi qe Shqiperi nuk eshte shesh beteje ndermjet MEK-ut dhe ish anetareve te tij. Cili ndezi zjarrin e kesaj lufte? Cili pranoi te mbaje pergjegjesine per MEK-un ne lufte me Iranin dhe qe e lejoi ate te kercenoje sigurine e Iranit.
Ose Qeveria Shqiptare qellimisht mbeshtet MEK-un dhe kufizon ish anetaret e tij per te perfituar kjo organizate, ose MEK-u po abuzon me Qeverine Shqiptare dhe me disa zyrtare te ekzekutivit dhe te sigurise se vendit tuaj. Sido qe te jete puna, duke pasur parasysh faktin se kjo organizate ka nje histori, nje natyre dhe nje veprimtari terrorizmi, nje gje e tille eshte rrezik per sigurine tuaj kombetare.

Kohet e fundit pas hakerimit te sajtit te Ministrise se Puneve te Jashtme te Iranit, qe ua permenda ne letren e meparshme, u hakerua edhe sajti i presidencies, duke shfaqur ne te fotografi te udheheqesve te kesaj Organizate dhe MEK-u menjehere mori pergjegjesine per kete me ane te nje komunikate, te cilen e perseriti mjaft here.

https://www.timesofisrael.com/hackers-post-photos-of-iranian-opposition-leaders-on-government-websites
Hakerat postojne fotografi te udheheqesve te opozites iraniane ne sajtin qeveritar
FOTO te Massoud Rajavit, udheheqesi, qe mungon aq gjate i grupit ne mergim te MEK-ut dhe bashkeshortes se tij u postuan ne disa sajte
Nga JON GAMBRELL

Metoda e punes e perdorur nga Qeveria Shqiptare qe ta pranoje MEK-un ne territorin shqiptar pa asnje lloj kufizimi dhe madje duke i ofruar cdo liri te mundshme per te vepruar kunder sigurise se popullit iranian dhe ne te njejten kohe duke kufizuar ish anetaret e Kultit me lloj lloj menyrash, pa pike dyshimi nuk eshte ne perputhje me interestin kombetar te vendit tuaj.
Une mendoj se Shqiperise eshte ne nje moment special, historik e te rendesishem, ku nevojitet te ndermerret vendimi i duhur. Qe ne fillim te prezences se vet ne Shqiperi, MEK-u u perpoq te priste maredheniet ndermjet dy vendeve e t’i vinte te dy vendet kunder njeri tjetrin, duke perforcuar keshtu poziten e vet. Dhenia dore te lire MEK-ut per te udhetuar dhe cdo veprim tjeter praktik dhe lidhja e duarve te ASILA-s, kufizimi i saj pa pike dyshimi, qe nuk ndihmon ne situaten e veshtire aktuale.

Keshtu une ju kerkoj qe te ofroni zgjidhje per ceshtjet ligjore te anetareve te ASILA-s dhe vecanerisht per tu dhene mundesi familjeve te tyre te udhetojne ne Shqiperi, ose ketyre anetareve tu jepet mundesi te udhetojne jashte Shqiperise. Gjithashtu duhet te merren masa, qe familjet te mund te komunikojne me te dashurit e tyre ne kampin e MEK-ut ne Shqiperi.

Me respekt
Ebrahim Khodabandeh

Gjithashtu per:
Zyrtaret e Qeverise Shqiptare
Deputetet e Parlamentit te Shqiperise
Zyrtare te sigurise e te policise
Mediat e shtypin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button