1 i vrarë, 36 të plagosur

Kontrollet në kampin Ashraf në Manzë, përplasje mes muxhahedinëve dhe policisë, MEK: 1 i vrarë, 36 të plagosur
20 Qershor, 2023

Një person kanë humbur jetën dhe disa dhjetëra kanë mbetur të plagosur sot në kampin e muxhahedinëve, në Manzë, pas një përplasje mes banorëve të kampit dhe policisë.
Ky fakt konfirmohet dhe nga zëdhënësi i MEK, Shahriar Kia, i cili pohon se viktima është banor i kampit ASHRAF. Sipas tij, banori i vrarë është Ali Mostashari.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe avokati i muxhahedinëve, Genc Gjokutaj. Po kështu ai shton se 36 persona janë plagosur dhe janë nën oksigjen. Thuhet se janë lëshuar 70 urdhër-arreste, ndërkohë që kontrollet sot u ushtruan me urdhër të SPAK.

Tensione në kampin e MEK
Tensione në kampin e MEK

REAGIMI I POLICISE PARA NISJES SE AKSIONIT

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të urdhrit të ekzekutimit të Prokurorisë pranë kësaj Gjykate, për kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave ku banojnë për qëllime humanitare, Policia e Shtetit, në kuadër të një plani operacional, ka filluar kontrollin e të gjitha ambienteve dhe zyrave në kampin MEK, në Manëz, Durrës.

Në zbatim të urdhër-kontrolleve të nxjerra nga Gjykata, Policia e Shtetit ka marrë masa për zbatimin e tyre, me planin e kontrollit të ambienteve në territorin e kampit MEK, duke zbatuar me rigorozitet etikën dhe komunikimin e duke respektuar të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve dhe komunitetit që banon në këtë kamp. Grupet e kontrollit të Policisë po vijojnë kontrollet në territorin e kampit MEK dhe në ambientet e brendshme të tij. Në përfundim të kontrolleve do të ketë njoftim më të detajuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button