Bijar Rahimi dhe shpallja e largimit të tij nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK)

Unë, Bijar Rahimi, nga qyteti Iran-shahr pjesë e provincës Sistan dhe Baluchistan, i lindur në vitin 1961, në fillim jam takuar me një burrë nga etnia Baluç i cili më premtoi se me një kosto të ulët do të më çonte në Evropë për një punë me pagesë të lartë.

Atij i besova dhe pranova ofertën. Më pas kalova kufirin dhe shkova në Karaçi ku për disa ditë qëndrova në një hotel. Aty më mori në telefon një zonjë dhe më tha që fillimisht do të shkoj në Irak dhe pas një farë kohe do të më dërgojnë në një nga vendet evropiane. Më bënë një pasaportë false dhe në Irak shkova me avion. Në aeroportin e Bagdadit, tek unë erdhën dy persona me rroba civile dhe më thanë se ishin iranianë dhe unë shkova bashkë me ta. Kur arritëm në vendin e caktuar dhe dola nga makina, pashë se të gjithë njerëzit ishin të veshur me uniforma ushtarake!!! Pyeta ku jemi këtu? Në përgjigje, ata më thanë se ky vend quhet Kampi Ashraf dhe është baza e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) në Irak. I pyeta se në këtë mënyrë do të më dërgonin në Evropë?

Si përgjigje më thanë se duhet të qëndroj pak atje derisa të më informojnë se kur dhe si do të shkoj. Për një kohë, u vendosa në një vend të kampit Ashraf, që më vonë e kuptova vesh se quhej departamenti i hyrjes në organizatë. Më vonë më dhanë një uniformë ushtarake. Në departamentin e hyrjes së organizatës, pashë se edhe njerëz të tjerë, ashtu si unë, silleshin me të njëjtin premtim për t’u dërguar në Evropë për një punë me pagesë të lartë. Kur filloi sulmi amerikan në Irak, unë isha në departamentin e hyrjes së organizatës. Ata mua dhe njerëzve të tjerë në departamentin e hyrjes, na thanë se meqë ka filluar lufta, për t’u shpërndarë duhet të largohemi nga kampi i Ashrafit. Së bashku me njerëzit e tjerë që ishin anëtarë të organizatës, na nxorrën jashtë kampit të Ashrafit. Pas pushtimit të Irakut nga forcat e koalicionit, muxhahidët e popullit u çarmatosën dhe përqendruan dhe ne mbetëm në Ashraf. Unë ende po e ndiqja çështjen për të shkuar në Evropë.

Pas ca kohësh më thanë se për shkak se policia franceze sulmoi rezidencën e Muxhahedinëve të Popullit në Paris dhe arrestoi një numër personash, mes tyre edhe Marjam Rajavin, nuk ishte e mundur që të shkoja në Evropë. Në atë kohë, unë dhe një numër i madh i Baluçëve që me këtë marifet u sollën në organizatë, protestuam, por ata nuk na dhanë asnjë përgjigje bindëse. Si rezultat, duke qenë se Iraku ishte një vend i pasigurt, na u desh të qëndronim në kampin Ashraf. Gjatë asaj kohe, organizata përpiqej të na tërhiqte pas vetes duke bërë diskutime të përditshme ideologjike, organizative dhe politike dhe duke mbajtur takime të gjata për kontrollimin mendor dhe intelektual. Duke përdorur vazhdimisht taktikat e shpëlarjes së trurit, unë pa dashur qëndrova në këtë organizatë për 21 vjet. Gjatë kësaj kohe kam pasur dëshirë të madhe që të kontaktoj me familjen time, por organizata asnjëherë nuk e ka lejuar një gjë të tillë. Masoud dhe Marjam Rajavi në takimet e tyre të revolucionit ideologjik kanë propaganduar një lloj urrejtjeje dhe neverie ndaj familjes. Ata thonin qartë se armiku kryesor i MEK është familja e anëtarëve të tij, e cila hap rrugën e gruas dhe jetës dhe e pengon atë të luftojë. Ata ofendonin familjet që vinin për të takuar të dashurit e tyre në kampin Ashraf dhe i quanin budallenj.

Duhet përmendur se kam vënë re se vëllai im i vogël kishte ardhur para kampit Ashraf për të më takuar, por organizata për këtë nuk më njoftoi kurrë. Këtë çështje në lidhje me familjen e kuptova pas shumë vitesh, pas ndarjes time nga organizata. Pasi u transferuam në Shqipëri, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) ende vazhdoi të më pengonte që të kontaktoja me familjen time dhe presioni ndaj meje rritej dita-ditës. Edhe në këtë vend vazhdoi fuqishëm shpëlarja e përditshme e trurit nëpërmjet takimeve të revolucionit ideologjik, leximit të raporteve, takimeve për operacionet aktuale dhe nëpërmjet represionit psikologjik. U lodha nga përsëritja e trillimeve kundër familjes që doja shumë ta takoja dhe për të hequr qafe këto presione psikologjike, si dhe për të arritur dëshirën që të kontaktoja me familjen time të paktën një herë, u përpoqa të ikja. Tani që jam ndarë nga Organizata e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) dhe jam bashkuar me ASILA-n, jam i lidhur me familjen time. Ndihem i çliruar dhe për këtë jam jashtëzakonisht i lumtur. Pengesa serioze që unë të shpëtoja nga organizata, ishte se brenda organizatës vazhdimisht krijonin çështje konflikti kundër shoqatës Nejat dhe ASILA. Ata thonin se nëse largoheni nga selia e organizatës në Shqipëri, do të binim pre e ASILA-s dhe do të arrestoheshim nga policia dhe më në fund do të përfundonim në burg ku do të keqtrajtoheshim.

Largimi dhe ndarja ime ishte si të vrapoje drejt errësirës, sepse kushtet e skllavërisë brenda organizatës për mua ishin me të vërtetë të pa tolerueshme. Me këmbët e mia shkova në policinë e Tiranës dhe më duhet të pranoj që në fillim u tremba shumë. Këtu më duhet të shpreh mirënjohjen time për punonjësit e policisë që më garantuan se në shoqtën ASILA me mbështetjen e shoqatës Nejat dhe inxhinierit Ibrahim Khodabande do të jem i sigurt dhe duhet të shtoj se ato që thuheshin brenda organizatës kundër Asilës janë krejtësisht të rreme dhe fjalë vetëm për të trembur njerëzit. Në momentin e parë kontaktova me familjen time në Iran dhe e kuptova se kam ardhur në vendin e duhur, pasi në ASILA do të jem i sigurt dhe i mbrojtur. U bëj thirrje dhe u kërkoj anëtarëve të bllokuar në kampin e Organizatës së Muxhahedinëve të Popullit (MEK) të cilët duan të ndahen e të ikin nga ky sekt, që unë e di shumë mirë se ata janë të shumtë në numër, të mos mashtrohen nga shantazhet e zyrtarëve të organizatës dhe të shpëtojnë veten e tyre nga ai ferr. Të shkojnë tek policia dhe të gjejnë strehim tek mbështetja e shoqatës së familjeve.

Bijar Rahimi
31 Korrik 2023
(9 Mordad 1402 kalendari diellor)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button