Naime Gjongecaj viziton përfaqësinë e Shoqatës Nejat (Shpëtimi) në Tiranë

Me ftesë të degës shqiptare të shoqatës Nejat, zonja Naime Gjongecaj, politikane dhe aktiviste e të drejtave të njeriut dhe e të drejtave të grave, si dhe kandidate për deputete nga Partia Demokratike, të martën, më 19 shtator 2003, në orën 18.00 të pasdites , si e ftuara e parë pas shpalljes për nisjen e aktivitetit, shkoi në përfaqësinë e Shoqatës Nejat në Tiranë dhe gjatë vizitës në godinën e përfaqësisë, ajo diskutoi dhe shkëmbeu mendime me zyrtarët e kësaj dege të shoqatës.
Në këtë vizitë të pranishëm ishin z .Sarfaraz Rahimi, Khalil Ansarian dhe Ibrahim Moradi, si dhe znj. Erisa Rahimi dhe Miranda Ansarian, ku secili prej tyre ka dhënë shpjegime të hollësishme. Në këtë takim zonjës Gjongecaj, iu dorëzua një mesazh nga inxhinier Ibrahim Khodabande, drejtori i përgjithshëm i shoqatës Nejat dhe në këmbim, ajo ktheu mesazhin duke thënë se: “Unë do të bëj gjithçka që mundem për t’iu ndihmuar juve dhe familjeve dhe personave të ndarë dhe larguar dhe në këtë aspekt nuk do të neglizhoj kurrë”. Ajo premtoi se për të prezantuar familjet, do të përdorë të gjitha kapacitetet e veta në parlament dhe qarqe të tjera politike dhe lajmesh.

Naime Gjongecaj
Zonja Naime Gjongecaj në përfaqësinë e shoqatës Nejat

Në këtë takim, zonja Gjongecaj theksoi se në konferencën e shoqatës Nejat (Shpëtimi) të mbajtur në Tiranë më datë 8 mars të këtij viti, është prekur shumë nga fjalët e nënës së Soraja Abdullahi. Ajo tha se është prekur aq thellë nga fjalët e zonjës Abdullahi, saqë lotët në sy nuk i janë tharë që nga ajo ditë. Zonja Naime Gjongecaj në takimin me përfaqësuesit e shoqatës Nejat (Shpëtimi) në Tiranë shtoi se “Ne me bashkëpunimin tonë mund të mundësojmë lirimin e të robëruarve në kampin e Manzës dhe kështu të lumturojmë zemrat e nënave dhe familjeve”. Ajo u zotua se do të jetë zëri i nënave, familjeve, si dhe i anëtarëve të ngujuar dhe robëruar në Organizatën e Muxhahedinëve të Popullit (MEK) në Shqipëri dhe premtoi se këtë zë do ta përcjellë tek veshi i popullit shqiptar.
Shoqata Nejat (Shpëtimi) në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button