Vizion PlusIranianët të integrohen në shoqëri

Të larguarit nga kampi i MEK bëjnë apel edhe për më shumë të drejta

Shoqata iraniane, Nexhat, e cila është themeluar nga disa ish anëtar të Organizatës opozitare të Iranit, MEK, ka zhvilluar këtë të diel një konferencë në të cilën i bëri thirrje shtetit shqiptar për integrim në shoqëri të pjestarëve të cilët kanë arritur të dalin nga kampi.

Pjesë e konferencës ishin gjithashtu edhe familjarë të disa anëtarëve të cilët janë ende brenda kampit Ashraf 3 në Durrës dhe sipas tyre, këtyre pjesëtarëve u janë ndërprerë kontaktet me jashtë dhe jetojnë në kushte të vështira.

Suraja Abdullah, nëna e njërit prej iranianëve brenda kampit, kërkoi që të takohej me të birin.

SURAJA ABDULLAH

Nuk kam mundësi as ta takoj dhe as ti flas djalit që mbahet brenda kampit Ashraf. I kërkoj të gjithave organizatave për të drejtat e njeriut dhe shtetit shqiptar, që të më lejojnë të flas me djalin tim.

Ndërkohë, njëri prej anëtarëve të shoqatës, Hamid Atabay, i bëri thirrje shtetit shqiptar dhe autoriteteve përgjegjëse, për të rritur vëmendjen ndaj shkeljes së të drejtave të familjarëve të anëtarëve të MEK, që jetojnë në Ashraf 3.

HAMID ATABAY
ANËTAR I SHOQATËS NEJAT

Mbledha juaj këtu me kujton kohën kur isha nje ish muxhahedin dhe vuajtjet që kalova. Në MEK na thuhet që duhet te bëjme cdo punë për liri. Ne nuk kishim liri dhe kemi qenë si në burg. Kjo organizate nuk na lejon që ne të kemi kontakt me familjet tona apo dhe të krijojmë familje, nuk lejohet telefoni dhe asnje komunikim me botën jashtë.

Sot një pjesë e anëtarëve të MEK që kanë zgjedhur të jetojnë jashtë kampit, mbështeten nga shoqata Nexhat e cila ndërvepron në kuadër të suportit të tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button