TIRANË – Gazeta Impakt mëson ekskluzivisht se dy shtetasit iranianë, gazetarë të televizionit publik iranian, IRIB të cilët u ndaluan sot nga policia e antiterrorit si të dyshuar për akte terroriste, janë të lirë pasi u gjetën të pafajshëm. Gazetarët iranianë u ndaluan me një grup tjetër shtetasish irakenë-gjermanë dhe të huajsh të tjerë të cilët ishin ftuar zyrtarisht në Kryegjyshatën Botërore Bektashiane për të festuar ditën e Sulltan Novruzit.
Shtetasit iranianë që u ndaluan nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe njësia e anti-terrorit me emrat F. Z 65 vjeç dhe S.M. 59 vjeç u mbajtën në drejtorinë e policisë nga ora 11.00 am deri në 6.30 pm. Gazetarët që kishin ardhur në Shqipëri me ftesë zyrtare të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane u morrën në pyetje në lidhje me grupin terrorist të muxhahedinëve apo MEK që Shqipëria strehon dhe mbron që nga viti 2013. Antiterrori dyshonte se gazetarët kishin qëllime terroriste kundër grupit terrorist të muxhahedinëve.
Ndalimi i gazetarëve iranianë mesa duke është bërë me urdhër të Marjam Rajavit, kryetares okulte të organizatës terroriste muxhahedine, organizatë që njihet edhe si Rajavi Cult apo edhe Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Marjam Rajavi në fjalimet e saj, në takimet me senatorët amerikanë etj ankohet dhe deklaron se Irani ka futur agjentë sekretë në Shqipëri për të eleminuar xhihadistët iranianë të cilët kanë vrarë me mijëra vetë në Iran në të kaluarën. Marjam Rajavi dhe organizata e saj sulmon të gjithë ato media shqiptare që kritikojnë këtë organizatë, të cilat i akuzon si të lidhura me Ministrinë e Inteligjences se Iranit apo të paguara nga Irani, sikur sulmon edhe akademikët shqiptarë që shkojnë në Iran për konferenca shkencore apo edhe defektorët iranianë në Shqipëri të cilët po braktisin këtë organizatë në masë. Mesa duket histeria më e fundme e Marjam Rajavisë është drejtuar kundër gazetarëve të moshuar iranianë të IRIB-it të cilët kishin ardhur në Shqipëri që të festojnë Ditën e Novruzit me sivëllezërit e tyre bektashij. Marjam Rajavia e cila vuan nga xhelozia dhe histeria e një plake pa burrë dhe e etur për pushtet, kërkon që Shqipëria dhe shqiptarët të mos kenë asnjë lidhje me Iranin, ndaj të cilit muxhahedinët kanë shpallur luftë. Mundësisht vejusha Marjam Rajavi do të dëshironte që qytetarët shqiptarë me në krye ministrin e diasporës Pandeli Majko të shkojnë në Iran dhe të bëjnë xhihad me Iranin në mënyrë që Rajavia të bëhet presidente e vendit.
Ndalimi i gazetarëve iranianë nervozoi Komunitetin Bektashian dhe vetë kryetarin e tyre Baba Edmond Brahimaj i cili dërgoi sekretarin e tij në drejtorinë e policisë në Tiranë dhe kërkoi lirimin e gazetarëve. Sulmi ndaj gazetarëve iranianë, ndalimi i tyre sikur të ishin terroristë me urdhër të Marjam Rajavit, tregon që Shqipëria tashmë është kthyer në një shtet që është vënë në shërbim të terrorizmit ndërkombëtar dhe organizatës terroriste MEK. Kjo organizatë e cila dy ditë më parë festoi Novruzin në Tiranë me ish-bashkiakun e Nju Jorkut Rudy Giuliani, është e vendosur në luftën e saj të dhunshme dhe terroriste kundër Iranit. E inkurajuar nga shumë qarqe ekstremiste amerikane dhe izraelite ajo kërkon të ndërmarrë akte terroriste kundër Iranit, duke thyer kështu kodin penal shqiptar i cili e bën të dënueshëm aktivitetin terrorist.
Sulmi me shpifje i Marjam Rajavisë kundër mediave të lira, akademikëve shqiptarë dhe kundër gazetarëve iranianë tregon skizofreninë anti-demokratike që kjo organizatë ka. Muxhahedinët iranianë nuk besojnë në lirinë e mendimit dhe të shtypit. Ata janë diktatorialë që adhurojnë terrorizmin dhe dhunën. Në të kaluarën ata kanë vrarë me qindra gazetarë, intelektualë dhe aktivistë të shoqërisë civile në Iran, Irak dhe Turqi. Këtej e tutje edhe Shqipëria do të përballet me histerinë dhe terrorizmin e muxhahedinëve iranianë, të cilët e kanë shumë të vështirë të jetojnë në një botë të lirë dhe demokratike.
Por mesa duket, ndalimi më i fundëm i gazetarëve iranianë ka dalë i pafrytshëm. Gazetarët iranianë ishin gazetarë dhe nuk ishin vrasës me pagesë. Marjam Rajavia ka ngelur e dështuar dhe me gisht në gojë. Irani nuk ka dërguar vrasës dhe as burra për vejushën e zezë Marjam Rajavi.