Me përshpejtimin e valës së rrëfimeve të fëmijëve që u bënë ushtarë të Muxhahedine Khalk në rrjetet sociale, Amir Jegmai, një fëmijë ish-ushtar i Muxhahedine Khalk, ka publikuar fotografi të kohës së fëmijërisë dhe adoleshencës së tij gjatë programeve të lavazhit të trurit brenda sektit të Muxhahedine Khalk. Në një nga këto foto, ai i tregon audiencës së tij një pamje nga seancat (gjatë mësim-dhënies) së lavazhit të trurit të fëmijëve brenda këtij sekti.
Një fotografi e publikuar nga Amir Jagmai në llogarinë e tij të PlatformëS X, tregon disa fëmijë duke kënduar himne. Sipas Amirit, kjo është një foto e një baze në periferi të Parisit. Përveç fëmijëve të vegjël që me siguri po këndojnë një himn në lavdërim të teze Merjemit dhe xhaxha Masudit, fotografia përmban edhe pika të tjera interesante.
Në këndin e sipërm të majtë të figurës, në një tabelë të montuar në mur, ka fotografi të “udhëheqësve të mëdhenj”, Masud dhe Merjem Raxhevia, Musa Khijabani dhe Eshref Rabei. Poshtë këtyre fotove shkruhet: Festa e fillimit të vitit shkollor të Shkollës “Mustafa Zekari”.
Me sa duket, Mustafa Zakeri duhet të ketë qenë një adoleshent ose një fëmijë prej anëtarëve të Muxhahidine Khalk, përderisa emri i tij është vendosur mbi shkollën e Muxhahedinëve. Në mediat e MEK-ut, është publikuar vetëm një shkrim për Mustafa Zakerin, i cili përfshin emrin e tij me dy data të ndryshme të martirizimit: maj 1980 dhe maj 1981. dhe Khordad 60, dhe mosha e deklaruar e martirizimit të tij, është 16 vjeç. Është interesant fakti që faqja e internetit së Muxhahedinëve, ka kërkuar nga audienca e saj që “të na ndihmoni të plotësojmë informacionin rreth këtij dëshmori”.
Mustafa Zakeri është vetëm një shembull për Amirin, për fëmijët e tjerë në këtë foto dhe qindra fëmijë të tjerë anëtarë dhe ish-anëtarë të Muxhahedine Khalk/MEK-ut, për të cilin nuk është e qartë se ky person (Mustafa Zakeri) kush është saktësisht, nga ishte, kush janë prindërit e tij, si dhe kur, ku dhe se si u vra ai.
Nga ana tjetër, shihet edhe një shembull tjetër i larjes së trurit të fëmijëve. Një karton që duket se po ndihmon në mësimin e alfabetit, por në strukturën ideologjike të Muxhahedine Khalk, ky gjoja mësim iu përcoll Amirit 4-vjeçar dhe bashkëmoshatarëve të tij në mënyrën më të dhunshme dhe të pisët. Amir Jagmai, i cili tashmë është baba i dy vajzave të vogla, shkruan në përshkrimin e kësaj fotoje:
“Këtu jemi në bazën e Muxhahedinëve në Paris, dhe unë aty në moshën 4-vjeçare jam duke kënduar këngë lavdëruese dhe himne të Muxhahedinëve. Shpëlarja e trurit të fëmijëve brenda sektit të Muxhahedine Khalk/MEK-ut, filloi që në këtë moshë. Kushtojini vëmendje shkronjave: R/Revolucion, A/Armë, L/Luftë H/Homeini …”
Edhe Muhamed Riza Turabi, një tjetër fëmijë ish-ushtar i Muxhahedinëve, shkruan duke ripostuar të njëjtën foto:
“R, si Revolucioni
A, si Arma
L, si Lufta
H, si Homeini.
Na kanë bërë lavazh truri që në fëmijëri.
Por ne u rritëm dhe u kthyem kundër tyre”.
Amiri, Muhamed Riza Turabi dhe disa fëmijë të tjerë ish ushtarë të Muxhahedine Khalk/MEK-ut, ia arritën të çliroheshin nga ky sekt dhe organizatë ç’njerzore, dhe madje ata gjetën edhe guximin për t’u ngritur kundër udhëheqësve të muxhahedinëve, dhe më e keqja për udhëheqësit e këtij sekti, është se ata ishin fëmijë të cilët krerët e Muxhahedinëve i merrnin si shëmbull për besnikërinë, martirizimin dhe devotshmërinë e tyre ndaj vetë këtyre udhëheqësve për fëmijët e tjerë. Ndoshta, Mustafa Zakeri mund të jetë një shembull i sajuar, por Golamriza Jarsehnia, Merjem Kajtani dhe Zuhejr Zakeri, humbën jetën në operacionet ushtarake të Muxhahedine Khalk pa mbushur akoma 15 vjeç. Ndërsa Zuhejr Zakeri, për shkak se nuk pranoi të shkonte në Evropë ilegalisht së bashku me fëmijët e tjerë të Muxhahidinëve, mori një pistoletë si dhuratë nga Masud Raxhevi.
Ne kemi parë një shembull të një trajnimi të tillë ideologjik për përgatitjen e fëmijëve për të marrë pjesë në operacione ushtarake dhe vetëvrasëse në vitet e fundit në grupet terroriste ekstremiste si Boko Haram, Talibanët, Daesh-ët dhe Al-Kaida-n, ndërsa Muxhahidine Khalk/MEK-ut, ishin pionier të trajnimit të terroristëve që prej shumë viteve më parë, duke abuzuar kështu me të drejtat e fëmijëve.
Mazda Parsi