Eksluzive: Eduard Kukani pergenjeshtron muxhahedinet iraniane

Organizata ish-terroristeve e muxhahedineve iraniane, ka arritur qe te botoje nje FAKE NEWS ne Gazeten Shqiptare. Lajmi i rreme i MEK-ut pretendon sikur nje grup deputetesh evropiane jane te shqetesuar per fatin e MEK-ut ne Shqiperi dhe kane bere nje leter te hapur ku ata kerkojne mbrojtjen e tyre. Ky lajm i rreme i cili eshte botuar ketu  dhe i eshte shperndare mediave shqiptare nga nje akount i rreme i moxhahedineve eshte pergenjeshtuar nga Euro-Deputeti Eduard Kukan. I pyetur nga nje gazetar shqiptar, z. Kukan thote se ai nuk ka shkuar dhe nuk ka firmosur dhe nuk eshte ne dijeni te nje letre te ketille.

Kjo nuk eshte hera e pare qe muxhahedinet hapin lajme te rreme. Al-Jazeera dhe media te tjera nderkombetare kane treguar ne javet e fundit natyren okulte dhe kriminale te kesaj organizate dhe aktivitetin e Fake News qe ata bejne nga kampi i tyre xhihadist ne Manze. Disa dite me pare ata cuan nje leter ne media, leter e cila u botua po ashtu nga Gazeta Shqiptare, ku pretendonin se deputeti Dashamir Shehi kishte vizituar kampin e muxhahedineve dhe kishte deklaruar qe agjentet iraniane kercenojne MEK-un. Edhe z. Dashamir Shehi i ka dekluar gazetareve qe e kane kontaktuar qe ai nuk ka bere ndonje leter apo deklarim te ketille.

Por pretendimi me i fundem nga muxhahedinet iraniane, te cilet pretendojne se 9 euro-deputete kane bere deklarate per ata, eshte nje nga skandalet e fundit qe vertetojne natyren ekstremiste dhe shpifesve te muxhahedineve iraniane. Manipulimi me emrin e deputeteve evropiane, eshte nje skandal i cili nuk pritet mire ne parlamentin evropian, por qe per fat te keq pjese e ketij manipulimi po behen edhe disa media shqiptar. Me poshte eshte lajmi i rreme qe MEK-u ka shperndare ne emer te Eduard Kukanit, ndersa me larte eshte pergjigja qe zyra e z. Kukan i ka kthyer gazetarit investigativ i cili po heton manipulimin e MEK-ut me deputetet evropiane:

Emaili i derguar nga zyra e eurodeputetit Eduard Kukan, ku Kukani deshmon qe ai nuk ka bere dhe nuk ka firmosur ndonje leter ne emer te MEK-ut

Deklarata e Eduard Kukan dhe 9 eurodeputetëve të tjerë: Shqetësim për planet terroriste ndaj MEK

Jemi të shqetësuar për planet terroriste të regjimit iranian kundër opozitës së tij kryesore. Këtu përfshihen komplotet për të hedhur në erë mbledhjen e refugjatëve iranianë, anëtarë të PMOI/MEK, për festimin e Vitit të Ri Pers, në Tiranë, në mars 2018, dhe Tubimin e Madh Free Iran në Paris, më 30 qershor 2018, si dhe një operacion i mbledhjes së informatave kundër anëtarëve të PMOI në Sh.B.A nga dy agjentë të Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS), të arrestuar në gusht 2018.

Me komplotin për të hedhur në erë tubimin e Parisit ku ishin të pranishëm rreth 100,000 njerëz si dhe qindra personalitete europiane e amerikane, duke përfshirë disa anëtarë të Parlamentit Europian, regjimi i ka shkelur të gjithë kufijtë. Një diplomat iranian në Vienë ua ka dorëzuar personalisht eksplozivët agjentëve të tjerë. Policia gjermane e arrestoi atë më 1 korrik dhe më pas ai iu dorëzua Belgjikës më 9 tetor për t’u hedhur në gjyq. Më 2 tetor, zyrtarët francezë shpallën se komploti për të sulmuar tubimin e Parisit ishte organizuar nga shërbimet e inteligjencës së Teheranit. Franca ka ngrirë asetet që i përkasin Ministrisë iraniane të Inteligjencës. Kështu, përpjekjet e regjimit dhe të lobuesve të tij për t’ua hedhur fajin për këtë komplot vetëm elementëve negativë brenda regjimit për të shpëtuar të ashtu-quajturit “të moderuar” në qeveri, dështuan.

Kjo valë e re terrorizmi pasqyron paaftësinë e regjimit për t’u përballur me një kryengritje mbarëkombëtare që ka filluar në fund të 2017-ës dhe vazhdon edhe sot. Teherani fajëson PMOI-në për organizimin e protestave dhe grevave. Grevat e vazhdueshme në Pazarin e Tehranit e në shumë qytete të tjera, si dhe greva e qindra mijëra shoferëve të kamionëve, janë më të fundit në këtë seri protestash.

Së bashku me shtypjen brenda vendit dhe terrorizmin jashtë tij, regjimi iranian e ka zgjeruar fushatën e tij keqdashëse të denigrimit të opozitës iraniane duke përdorur shërbimet e operativëve të tij, të cilët kanë infiltruar disa media perëndimore. Qëllimi i tyre është ta protretizojnë opozitën si një sekt mendje-ngushtë e të rrezikshëm, i cili do të ishte më i keq sesa regjimi aktual po të merrte pushtetin në Iran.

Disidentët iranianë në Shqipëri janë fokusi kryesor i kësaj fushate denigruese. Regjimin e ka xhindosur zhvendosja e sigurtë e të gjithë anëtarëve të PMOI-së në Shqipëri, pasi kishte dështuar në përpjekjen për t’i asgjësuar ata në Irak apo për t’i detyruar të dorëzohen e të kthehen në Iran. Duke sajuar gënjeshtra absurde si pretendimi se PMOI ka krijuar një qeveri brenda një qeverie apo se po i mban anëtarët e saj kundër vullnetit të tyre, është e qartë se Teherani po krijon terrenin për veprime të mëtejshme terroriste kundër tyre.

Ne jemi plotësisht të vetëdijshëm për pavërtetësinë e këtyre pretendimeve, të cilat shpërndahen në një kor të mirë-orkestruar e të njëkohshëm në disa media.

Që nga viti 2005, disa delegacione të Parlamentit Europian kanë shkuar në Kampin Ashraf, Irak, janë takuar privatisht me banorët e Ashrafit dhe kanë publikuar raportet e tyre mbi këto vizita. Disa nga ne kanë vizituar gjithashtu vendbanimin e ri të PMOI-së në Shqipëri dhe janë takuar personalisht me anëtarët e saj.

Përvoja jonë prej dy dekadash me këtë opozitë e bën të qartë se ajo është një lëvizje vërtet demokratike, e përgjegjshme dhe e besueshme, qëllimi i vetëm i së cilës është të themelojë demokracinë dhe të drejtat njerëzore në Iran. Ajo respekton thellësisht popullin dhe ligjet e Shqipërisë dhe ka krijuar marrëdhënie miqësore me kombin që e ka mirëpritur. Siç njihet edhe nga udhëheqësit shqiptarë, duke i pranuar këta refugjatë, Shqipëria e ka ngritur pozitën e saj brenda Bashkimit Europian si dhe në mbarë botën. Anëtarët e PMOI-së po punojnë për të çliruar atdheun e tyre vullnetarisht dhe në liri të plotë. Askush nuk po mbahet në Shqipëri kundër vullnetit të tij/saj.

Në vitin 2004, në Parlamentin Europian, udhëheqësja e opozitës iraniane, Maryam Rajavi, deklaroi se e vetmja zgjidhje për problemin iranian është ndryshimi i regjimit nga populli dhe Rezistenca iraniane. Ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i japë fund politikës së paqësimit dhe të ndërmarrë një politikë të ashpër ndaj këtij regjimi. Ne e kemi miratuar planin me dhjetë pika të Znj. Rajavi për Iranin e lirë të së ardhmes, i cili, së bashku me përkushtimin e vërtetuar tashmë të kësaj lëvizjeje ndaj parimeve demokratike, na jep një shpresë shumë të madhe për të ardhmen.

Prandaj, ne theksojmë si vijon:

Për shkak të rolit të saj të padiskutueshëm në terrorizëm, Ministria iraniane e Inteligjencës duhet të përfshihet në listën e terrorizmit të Bashkimit Europian dhe në listën e Organizatave të Huaja Terroriste të Sh.B.A.-së.

Në përputhje me ratifikimin e Këshillit të Bashkimit Europian në prill 1997, “nuk duhet t’u jepen viza iraninaëve me funksione inteligjence dhe sigurie” dhe “Anëtarët e personelit iranian të inteligjencës në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian duhet të përjashtohen.”

Agjentët e regjimit janë një kërcënim i madh për disidentët iranianë në Shqipëri. Këta agjentë punojnë nën pretekste të ndryshme, sidomos si gazetarë. Hapi më urgjent në mbrojtjen e këtyre refugjatëve është përjashtimi i operativëve të inteligjencës së Teheranit nga Qeveria Shqiptare. Përvoja ka treguar se kur tolerohen spiunët dhe agjentët e Iranit, siguria e vendit mikpritës vihet në rrezik.

Nënshkruesit:

Tunne Kelam, Anëtar i Parlamentit Europian nga Estonia

Eduard Kukan, Anëtar i Parlamentit Europian, ish Ministër i Punëve të Jashtme i Sllovakisë

Jozo Radoš, Anëtar i Parlamentit Europian, ish Ministër i Mbrojtjes i Kroacisë

Heinz Becker, Anëtar i Parlamentit Europian nga Austria

José Bové, Anëtar i Parlamentit Europian nga Franca

Julie Ëard, Anëtare e Parlamentit Europian nga Partia Laburiste e Mbretërisë së Bashkuar

Anthea McIntyre, Anëtare e Parlamentit Europian, Zëvendës Kryetare e Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar

Petri Sarvamaa, Anëtar i Parlamentit Europian nga Finlanda

Ryszard Czarnecki, Anëtar i Parlamentit Europian, ish Ministër për Europën i Polonisë

Jan Zahradil, Anëtar i Parlamentit Europian nga Republika Çeke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button