“Nëna, Dashuria, Ndarja” është një film dokumentar i realizuar në Dubai dhe Gjirin Persik, që tregon historinë prekëse të pasojave të emigracionit për nënat dhe familjet që vuajnë nga distanca dhe ndarja. Prodhuar nga gazetari dhe aktori Aldo Sulollari, ky dokumentar ka aktorë shqiptarë dhe persë, duke përshkruar realitetin e dhimbshëm të ndarjeve të gjata për shkak të emigrimit.