Qendrat kryengritëse kundër Marjam Raxhavi

Që  nga koha e transferimit të organizatës Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, Marjam Raxhavi disa herë ka udhëtuar nga Parisi në Tiranë. Udhëtimet e saj zakonisht kanë ndodhur për raste të veçanta, të tilla si ceremonia e Nouruzit ose pritjet magjepsëse të mysafirëve të saj amerikanë. Si shembull, senatori i ndjerë John McCain ishte një nga zyrtarët amerikanë që mori shuma të mëdha parash dhe për të mbështetur Moxhahedin-e Khalk ka shkuar në Tirën dhe është takuar me lideren e vetëshpallur të Moxhahedin-e Khalk. Së fundmi, është përhapur lajmi për praninë e Marjam Raxhavi në Tiranë dhe janë shkruar dhe publikuar analiza të ndryshme mbi arsyet e udhëtimit të saj në Tiranë.  Duket se kësaj here prania e Marjam Raxhavi në Tiranë nuk ka arsye ceremoniale. Ajo po qëndron në Hotel “International” në Tiranë dhe po takohet çdo ditë me komandantë dhe zyrtarë të lartë. Çfarë e ka bërë Raxhavinë të qëndrojë kaq gjatë në Tiranë? Ndoshta ajo e sheh të nevojshme të rishikojë organizimin dhe menaxhimin e organizatës. Arsyeja më e rëndësishme për praninë e saj mund të jetë trendi në rritje i largimit të anëtarëve nga organizata. Siç e kemi parë nëpër lajme, javën e kaluar të paktën 4 persona janë ndarë nga organizata Moxhahedin-e Khalk. Azim Mish Mast, Golamali Mirzai, Musa Damrodi dhe Ali Haxheri, janë personat që javën e kaluar kanë njoftuar ndarjen nga organizata. Të gjithë ata ishin njerëz të Moxhahedin-e Khalk të cilët kanë kaluar të paktën tre dekada të jetës së tyre në organizatë. Këta janë vetëm disa shembuj që janë njoftuar zyrtarisht që nga transferimi në Shqipëri e deri më tani. Sigurisht, numri i personave të ndarë është shumë më i lartë se emrat e publikuar në media, sepse shumë njerëz, pas ndarjes, janë duke u ngacmuar nga agjentët e Moxhahedin-e Khalk. Kur Moxhahedin-e Khalk u vendos në Shqipëri, në qoftë se personat e ndarë vetë e pranojnë, kushtet për largimin nga organizata ishin më të përshtatshme se kushtet e pranisë në Irak- liderët e organizatës frikësoheshin më shumë nga situata e ndikimit të Republikës Islamike në Irak. Ndonëse në po atë periudhë, posaçërisht pas rënies së Sadam Husejn dhe çarmatosjes së Moxhahedin-e Khalk nga ushtria amerikane, qindra anëtarë të kësja organizate kanë ikur nga kampi Ashraf dhe Liberty. Siç është thënë, pas transferimit në Shqipëri, një numër i madh i anëtarëve në mënyrë të fshehtë dhe në heshtje u ndanë nga grupi. P. sh. Zejneb Husejn Nezhad, që babai i saj Korban Ali disa vite para saj në Irak ishte ndarë nga organizata, arriti të largohej nga grupi dhe të shkonte në Greqi. Ndarja e saj nga organizata në atë kohë nuk u publikua nëpër media deri në javën e kaluar kur motra e saj Mona nën shoqërimin e babait të saj shkuan për t’a vizituar atë. Publikimi i videos ku motrat me sy të përlotura përqafuan njëra-tjetrën gjatë takimit pas disa dekadave, u mirëprit në rrjetet sociale. Kështu, beteja kryesore e këtyre ditëve e Marjam Raxhavi është që të mbajë anëtarët brenda organizatës së kultit Raxhavi.  Derisa po përpiqet të bindë anëtarët për të qëndruar në organizatë, lufta e saj e ashpër për liri dhe demokraci është e pakuptimtë. Përderisa ajo nga tribunat e saj propagandistike pretendon se janë krijuar qendra kryengritëse në qytetet e Iranit, por në të vërtetë ajo është duke u përballur me qendrat kryengritëse të krijuara brenda organizatës. Sipas burimeve brenda grupit, thuhet se Zahra Marikhi, përgjegjësja e parë e organizatës në kampin Ashraf 3, organizon takime afatgjate me anëtarët dhe i akuzon ata që nuk janë sa duhet “të denjë në skenë”! “Të denjë në skenë” është një rit i kultit që përfshin zbulimin e mendimeve seksuale, vetëkritikën dhe pastaj veprimin e presionit masiv. Me sa duket, udhëheqësit e organizatës janë kritike për zbatimin e këtij procesi për të arritur qëllimin e tyre, që është përmbysja e Republikës Islamike! Ashtu siç e dimë, përkrahësit e njohur të Moxhahedin-e Khalk si John Bolton, i kanë premtuar atyre që para 40 vjetorit të Revolucionit iranian, pra në vitin 2019, Republika islamike do të shkatërrohet dhe organizata Moxhahendin-e Klakh do të festojë në Teheran. Tani kanë mbetur vetëm edhe dy muaj për të realizuar këtë premtim. Nuk ka asnjë shenjë të përmbysjes, organizata Moxhahedin-e Khalk gjithnjë e më shumë po zbehet. Udhëheqësit e organizatës me në krye Marjam Raxhavi, përballen me sfidën e madhe të ruajtjes së integritetit të organizatës dhe përmbysja e Republikës Islamike është një ëndërr larg arritjes.

Mazda Parsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button