Gazetarët perëndimorë zbulojnë shkeljet e të drejtave të njeriut në organizatën Muxhahedin

Sot është e mjaftueshme që në “Google” të kërkojmë fjalën MEK, për të parë një sasi të madhe të burimeve neutrale të gazetarëve dhe aktivistëve të pavarur në lidhje me organizatën Moxhahedin-e Khalk. Disa nga këta individë kanë bërë kërkime të gjera mbi këtë grup dhe kanë zbuluar natyrën e tij të vërtetë. Artikulli më i fundit është publikuar nga ish agjenti i CIA-s Paul Pillar në “International Interset”.
Pillar po ashtu artikullin e tij e shkroi pas publikimit të një artikulli të gjatë të Arun Murat rreth Moxhahedin-e Khalk, një artikull i përbërë prej 6000 fjalësh, që sipas Paul Pillar, ishte shkruar nga ekspertë të çështjeve iraniane, Arun Murat ka qenë për disa vite zyrtar i sektorit për Iranin në gazetën “Economist”. Titulli i artikullit të Murat, i cili tërhoqi shumë vëmendje në mediat perëndimore, ishte: Terroristët, sektarët apo heronjtë e demokracisë në Iran? Historia e tmerrshme e Moxhahedin-e Khalk”.
Midis shumë detajeve rreth natyrës jo demokratike të Muxhahedin-e Khalk në artikullin e Murat, janë prezantuar edhe aspektet e abuzimeve të të drejtave të njeriut në këtë organizatë, që sipas tij janë të gjera dhe të pamohueshme. Ai raportin e tij e fillon me historinë e Someja Mohamedi dhe për babain dhe nënën e saj ka shkruar se ka mbi 20 vite që nuk kanë bërë përpjekje për takim me Somejan. Kolumnisti i “Guardian” shkruan se shkeljet e të drejtave të njeriut nuk janë të kufizuara vetëm për ata që janë marrë peng, por individët që janë larguar nga organizata gjithashtu nuk gëzojnë të drejtat themelore të refugjatëve në Shqipëri.
Murat ka pohuar se pas transferimit të anëtarëve të Moxhahedin-e Khalk në Shqipëri, është blerë pronë për ta atje dhe është ndërtuar një bazë e re, por transferimi në Shqipëri ka shkaktuar një valë të ndarjes në këtë organizatë. Ai shkruan: Ata që kanë pasur mundësi, kanë ikur ose në vendet e BE ose në Amerikë, por rreth 120 persona kohëve të fundit kanë ikur nga organizata, por të cilët nuk kanë të drejtën të punojnë apo për imigrim në Shqipëri. Unë me të paktën 12 veta nga ky grup që gjysma prej të cilëve janë akoma në Shqipëri, kam arritur të bisedojë. Ata thonë se udhëheqësit e Moxhahedin-e Khalk në mënyrë sistematike torturojnë anëtarët e kësaj organizate, duke përdorur izolimin, konfiskimin e pasurive, ndarjen nga familjet, mbajtje nën kontroll, në mënyrë që të shuajnë kundërshtimet ose të parandalojnë ndarjen e tyre. Zëdhënësi i organizatës Moxhahedin-e Khalk, në përgjigje të këtyre deklaratave, thotë: “Personat të cilët paraqiten si ish-anëtarë, janë radhitur në fushatën demonizuese kundër Moxhahedin-e Khalk”.
Murat beson se këto pretendime të Moxhahedin-e Khalk kundër anëtarëve të ndarë janë të rreme, sepse “Dëshmitë e personave që sapo janë ndarë, konfirmojnë të kundërtën, duke përfshirë këtu edhe raportet e Human Rights Watch. Human Rights Watch ka raportuar se anëtarët e ndarë kanë dëshmuar për “rrahje, abuzime mendore dhe verbale, rrëfime të detyruara, kërcënime me vdekje dhe tortura, gjë që ka rezultuar me dy raste vdekjesh”.
Gazetari i Guardian ka siguruar një listë të detajuar të shkeljeve të të drejtave të njeriut të kryera nga anëtarët e Moxhahedin-e Khalk kundër anëtarëve të organizatës dhe në çdo rast emëron personin që ka qenë personalisht viktimë e abuzimeve nga organizata. Këto raporte nxjerrin në pah një sërë shkeljesh të të drejtave të njeriut në organizatën Moxhahedin-e Khalk, nga seancat e rrëfimeve dhe vetëkritika, torturat fizike dhe mendore deri në divorc të dhunshëm, abuzimi seksual i grave nga Masud Raxhavi, intervenimi kirurgjikal tek gratë për sterilizimin e tyre dhe izolimi i vetmuar. Manushehr Abdi, Batol Soltani, Zahra Moeini dhe Fereshteh Hedajeti janë ndër ata persona që deklaratat e të cilëve raportohen si dëshmitarë okularë në këtë raport kërkimor.
Pas dhënies së provave të mjaftueshme për mekanizmin e shkeljes së të drejtave të individëve në organizatën Moxhahedin-e Khalk, Murat kthehet në historinë e Someje Mohamedi. Avokati i familjes Mohamedi deklaron se policia dhe sistemi gjyqësor shqiptar janë nën ndikimin e informacioneve të gabuar që Moxhahedin-e Khalk u jep atyre.
Avokati i ka thënë z. Murat: “Kur shkova në departamentin e policisë për të paraqitur ankesën, oficerët e policisë në fakt u zhdukën. Ata kanë frikë se humbasin punën e tyre”.
Në lidhje me sjelljet e dhunshme të elementëve të Moxhahedin-e Khalk kundër Mostafa dhe Mahbube Mohamedi, shkruan: “Ata Mostafan dhe çdo ish anëtarë që flet kundër tyre, e konsiderojnë mercenarë dhe shërbëtorë të “regjimit të molahëve”. Më 27 korrik, Mostafa u shtrua në spital pasi katër anëtarë të rangut të lartë të Moxhahedin-e Khalk e sulmuan atë. Sulmuesit të cilët me tone të larta e quanin “terrorist” Mohamedi, u arrestuan vetëm për një kohë të shkurtër. Por, pas një tubimi të një grupi të madh të anëtarëve të Moxhahedin-e Khalk para stacionit të policisë, ata u lanë të lirë”.
Po ashtu, Murat në lidhje me intervistën e rreme të Someja Mohamedi, në të cilën ajo babain dhe nënë e saj i quan mercenarë dhe spiunë të Republikës Islamik, shkruan: “Someja e cila dukej e nevrikosur, së fundi në intervistën e zhvilluar në bazën e Moxhahedin-e Khalk, ka thënë se dëshiron të qëndrojë në organizatë”.
Paul Pillarnë artikullin e tij e kompleton raportin e Arun Murat duke krahasuar Marjam dhe Masud Raxhavin me liderët famëkeq si Jim Jones, thotë: “Familjet u shkatërruan, bashkëshortët u detyruan të ndahen dhe gratë nëse nuk martoheshin me Masud Raxhavi dhe nuk pranonin të kryenin marrëdhënie seksuale me të, i nënshtroheshin dënimeve dhe torturave të ndryshme.
Në Shqipëri vazhdojnë të jenë të shurdhër rreth detajeve të bazës së Moxhahedin, duke përfshirë aventurat e detyrimit të sterilizimit të grave dhe izolimit në vetmi të atyre që shprehin dëshirën për t’u larguar nga organizata. Ish kreu i inteligjencës ushtarake shqiptare thotë se anëtarët e Moxhahedin-e Khalk jetojnë brenda bazës së tyre si pengje që janë subjekt i dhunës së tepruar mendore dhe të kërcënuar me vdekje”.
Ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë njëjtë sikurse edhe mediat perëndimore të cilat po ashtu vazhdimisht konfirmojnë në raportet e tyre që janë të bazuara mbi shtypjen dhe dhunën brenda bazave të Moxhahedin-e Khalk, duke thënë se këto shtypje dhe kjo dhunë nuk është e pakët dhe se ndërgjegjet e atyre që janë të vetëdijshëm për të gjitha këto, duhet të veprojnë seriozisht për të ndaluar dhunën.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.