
Dashuria midis prindit dhe fëmijës është magjia e nevojshme për t’i zbuluar zemrën të rriturit. Gjatë përvojave time në shoqatën Nejat Albani duke njohur djemtë e larguar nga “MEK” po ashtu dhe bashkëshortin tim që është një ish “MUHAXHEDIN” kuptova dhe vlerat e jetës, ne mund të mos kemi pasur kurrë mundësinë të njohim bukurinë e jetës tonë. Jeta mund të jetë e vështirë dhe mund të jetë mizore dhe zemra jonë më e dashur varroset nën rrënojat e këtyre kohërave të rënda. Djemëve që kanë qën dhe ata që vazhdojn e qëndrojnë në “MEK” dashuria nuk u është dhënë asnjëherë , as nuk njihet brenda zemrës apo trurit të tyre për shkak të mënyrës se si janë trajtuar , vlerësuar është formësuar urrejtja, frika. Nëpërmjet familjeve tona po mundohemi tu mësojmë dashurin respektin për familjen mbi të gjitha për veten,të harrojnë të shkuarën dhe të harrojnë se është faji i tyre për çdo gjë që kanë kaluar, sepse nuk është faji I tyre por kanë qën viktima të mashtrimit të “MEK”. Tashmë ka ardhur koha të hecni përpara të lir të flisni me nënën, motrat etj. Po ashtu të krijoni familjen tuaj.Të keni fëmijët tuaj, dhe drita e zemrës tuaj të shkëlqej lirshëm.
Ajo që fshihej brenda jush gjatë gjithë kohës, ngrihet në vetëdijen tuaj . Ndjenjat dhe ndjesitë me të cilat nuk ishit njohur kurrë, bëhen të njohura. Sa bukur është t’i kesh të vegjlit tënd mësues të dashurisë, veçanërisht në kohën kur mendon që bota të ka harruar kur mendon se je fare vetëm, pastërtia e zemrës së tyre thyen cdo barrier cdo frik por të inponon për të dhënë dashuri për veten, dashuri për familjen, dhe të mëson vlerat dhe sakrificën e prindërit . Të dashur të djem që ndodheni në “MEK” ikni nga meku keni shumë gjëra të bukura për të kaluar, bekojeni dashurin e prindërve me praninë dhe zërin tuaj . Jeta është e bukur në liri dhe jo në Burgun e “MEk”
Me Respekt: Eltisa Bilo