Si sigurohen burimet financiare të organizatës Moxhahedin-e Khalk në Londër?!

Raporti i “Daily 20” mbi kompanitë e fabrikimit të organizatës Moxhahedin në Londër për pastrim parash dhe propagandë

“Daily 20” ka përgatitur një raport mbi kompanitë që merren me pastrimin e parave për të financuar organizatën Moxhahedin-e Khalk në Londër, duke paraqitur një rrjet të korruptuar ndërkombëtar bashkë me mercenarë të tillë si Mohamed Hanif Xhezajeri, Soheila Aligholi Majelzade dhe të tjerë në Londër. Në këtë raport, i cili është publikuar në faqen e internetit Interlink, citon “faqet e Facebook” si pjesë e një përpjekjeje më të madhe nga Shtetet e Bashkuara për të ndikuar më tej në politikat e saj kundër Iranit. “Daily 20” në raportin e tij, shkruan: Përderisa politikanët amerikanë peshohen nga përgjigjja në lidhje me shtimin e agresionit iranian në Gjirin Persik, një shtetas gjerman që jeton në një lagje të vogël në veriperëndim të Londrës, në heshtje përgatit një program propagandistik që siguron politikat e forta amerikane kundër Teheranit.
Personi që qëndron pas kësaj fushate, duke punuar në raporte të pavarura dhe analitike, është Soheila Aligholi Majelzade, e cila më parë e kishte identifikuar veten si lobuese për Këshillin Kombëtar të Rezistencës së Iranit (Organizata Moxhahedin), një grup i opozitës në Iran. Që nga muaji Maj, një kompani me emrin “Mayelzadeh” ka blerë dhjetëra reklama promovuese të Facebook për përdoruesit në Shtetet e Bashkuara, për të promovuar një konfrontim më agresiv me Iranin.

Këto reklama, të cilat tashmë janë paguar, do të ekzekutohen në dy faqe të Facebook. Njëra nga faqet është faqja zyrtare e Moxhahedin-e Khalk, një grup opozitar marksist, i cili ka lidhje të thella me NCRI dhe zakonisht në persisht njihet si Moxhahedin-e Khalk, faqja tjetër është një organizatë e pavarur e lajmeve e quajtur “Iran Focus”.

Kampanja propagandistike e cila nuk është reklamuar më parë, tregon se si disa nga kundërshtarët kryesorë të qeverisë aktuale iraniane po përpiqen të investojnë në Shtetet e Bashkuara për një politikë ofenduese ndaj Iranit. Dhe kjo dëshmon se deri më sot, përpjekjet për të paraqitur këto kampanja lobuese nuk po funksionojnë si një bllok politik i organizuar por me sa duket, synojnë të veprojnë në cilësinë e analistëve të pavarur të politikës së jashtme!
Edhe Irani edhe Iraku e konsiderojnë organizatën Moxhahedin-e Khalk si një grup terrorist. Këto grupe ishin quajtur terroriste edhe nga SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe BE. Por tani të gjitha këto vende e kanë hequr këtë grup nga lista e organizatave terroriste të huaja dhe e mbështesin atë. Që atëherë, Moxhahedin-e Khalk e ka fituar rolin e një prej aleatëve më të rëndësishëm të SHBA, pas presionit për të ndryshuar regjimin e Iranit, sidomos tek John Bolton.
Bolton në një intervistë me organizatën Moxhahedin-e Khalk në vitin 2017, ka thënë: “Opozitarët kanë marrë besimin në kundërshtimin e pushtetit të ajetollahëve dhe ky kundërshtim është përqendruar në këtë dhomë”. Bolton aktualisht është një nga zërat më aktiv në qeverinë e Trump për konfrontim ushtarak me Iranin. Ai mund të vendoset në përputhje me qëllimet e politikës urgjente të SHBA përballë organizatës Moxhahedin-e Khalk dhe Këshillit Kombëtar të Rezistencës, që në mënyrë të gjerë mund të quhet krahu politik i Moxhahedin-e Khalk. Këshilli Kombëtar i Rezistencës gjithashtu ka shprehur fytyrën e tij me lojtarë të tjerë të botës së Trump: Rudi Xhuliani dhe Njut Gingriç.
Faqet e Facebook-ut të Moxhahedin Khalk dhe Iran Focus duket se janë pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të ndikuar tek SHBA në politikat e saj lidhur me Iranin.

Sipas arkivit propagandistik të Facebook, të dyja faqet filluan propagandën në fund të muajit mars. Që atëherë e këtej, janë prezantuar dhjetëra propaganda edhe pse faqet nuk janë shumë të njohura- kanë më pak se 4000 “like”- dhe shpenzimet janë relativisht të vogla- rreth 7500 dollarë- por ata arritën t’i marrin nga 500.000 deri 1,4 milionë “like” vetëm për dy muaj. Të gjitha paratë për ato reklama, bazuar në arkivin e Facebook, vijnë nga një kompani e quajtur “Të gjithë për Lirinë”. Faqja e internetit e kësaj kompanie në Londër thotë se “punon me organizata bamirëse dhe jofitimprurëse për të ndihmuar menaxherët e tyre të menaxhojnë ngjarjet dhe shërbimet e tjera, për qëllime dashamirëse dhe filantropike!”
Dosjet e kompanisë “Mayelzadeh” në Londër në listën e një personi me shtetësi gjermane, tregojnë se ekziston vetëm një punonjës ose agjent i “All for Freedom” dhe dëshmon për lidhjet e “Mayelzadeh” me Këshillin Kombëtar të Rezistencës për dekada me radhë dhe atë e prezanton si punonjës të Këshillit Kombëtar të Rezistencës.
Përpjekjet për të arritur tek “Mayelzadeh” nuk ishin të suksesshme. E-maili i dërguar në adresën e “All for Freedom”, nuk ka marrë përgjigje.
Shumica e reklamave të Facebook që kjo kompani i ka financuar, faqet dhe sajtet e Moxhahedin-e Khalk dhe kompanisë Iran Focus janë përmirësuar, ku të gjitha ato kanë përqafuar politikën amerikane kundër Teheranit. Megjithatë, disa reklama ofrojnë linja specifike që përcaktojnë pikëpamjet e opozitës iraniane për këtë çështje, një njoftim i fundit në faqen e Moxhahedin-e Khalk, një konferencë për media e NCRI në fillim të muajit Maj dhe mbulimi i mëtejshëm i ngjarjeve nga Uashington Tajms.
Në konferencën për media, një zyrtar i lartë i NCRI i bëri thirrje SHBA që të paraqes Shërbimin iranian të Inteligjencës si një organizatë terroriste e huaj dhe në përgjithësi të merr një pozicion “më të fuqishëm ndaj regjimit të përgjakshëm dhe të dhunshëm të Iranit”.

MKO Cash sources in Lobdon

Kjo ngjarje po ashtu është mbuluar edhe nga Iran Focus, që e ka përshkruar veten si “prezantues i pavarur i shërbimeve të lajmeve dhe ekspert i pavarur”, që i kushton vëmendje të veçantë Iranit, Irakut dhe Lindjes së Mesme.
Mbulimi kohët e fundit është përqendruar shumë në Shtetet e Bashkuara për të krijuar një konflikt ushtarak me qeverinë iraniane. Shkrimet e tyre të fundit janë:
“Irani duket se e kupton vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës”.

“Ata flasin me gjuhën globale të arrogancës dhe të gjithë ne e dimë se çfarë do të ndodhë kur ju do të ballafaqoheni me një kokëfortë…”

Duket se ky sajt është ndoshta gjithçka por vetëm jo i pavarur. Ky mbulim mediatik për Moxhahedin-e Khalk dhe Këshillit kombëtar të Rezistencës është bërë për vite me radhë. Lidhjet mes tyre ekzistojnë. Lidhur me informacionet e regjistrimit të Domainit, sajti Irak Focus mbahet nga Mohamed Hanif Xhezajeri, ku veten tek sajti i NCRI e paraqet si zëdhënës zyrtar, të paktën deri në vitin 2015, kur sajti e ka regjistruar këtë informacion.
As Iran Focus as Xhezajeri, asnjëri nuk ju është përgjigjur pyetjeve tona në lidhje me lidhjet mediatike me NCRI dhe Moxhahedin-e Khalk. E dyta është e njohur për mediat e huaja, propagandistët dhe aftësitë e saj lobuese. Informacionet diplomatike amerikane të vjedhura nga “WikiLeaks” tregojnë se stafi i Departamentit të Shtetit ka shprehur në mënyrë të përsëritur habinë në lidhje me aftësitë e organizatës Moxhahedin-e Khalk, për të promovuar mesazhin e saj jashtë vendit. Një nga informacionet e zbuluara nga Wikileaks është komunikimi shumë kompleks i një grupi me mediat ndërkombëtare dhe pajisjet lobuese.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.