Zbulimet tronditëse të Interpost për terrorizmin mediatik të Muxhahedinëve Khalk

Media amerikane Interpost, ka shqyrtuar një raport të gjatë me temë përdorimin e emrave falsë dhe të sajuar nga ana e grupit terrorist të muxhahedinëve për të publikuar shkrime në mediat ekstremiste të Perëndimit për të ndikuar në mendimin e politikanëve të këtyre vendeve.
Interpost ka publikuar njërin nga emrat e sajuar të grupit terrorist të Muxhahedinëve Khalk të quajtur Hashmet Alavi. Me këtë emër janë publikuar shumë tekste kundër Republikës Islamike të Iranit në mediat ekstremiste perëndimore dhe arabe si Forbes, Hill, Coler Daily, Federalist , Al-Arabia English, etj.

Në një pjesë të raportit, autori shkruan: ” Në vitin 2018 Donal Trump kërkonte të prishte marrëveshjen bërthamore dhe për këtë arsye përpiqej të gjente një mënyrë për të fituar mbështetjen e mediave. Shtëpia e Bardhë në po ato ditë ka deklaruar se marrëveshja bërthamore e ka lejuar Iranin të rrisë buxhetin e vet ushtarak. Gjatë shprehjes së këtij prentendimi, dy gazetarë të Washington Post të quajtur Salvador Ritzo dhe Meg Kelly kanë kërkuar dokumentin dhe burimin e këtij pretendimi, dhe si përgjigje Shtëpia e Bardhë i referohet një artikulli të shkruar nga një shkrimtar me emrin Hashmet Alavi në gazetën Forbes. Në të vërtetë Shtëpia e Bardhë ka përdorur artikullin e Hashmet Alavit për të jusftifikuar vendimin e vet për të prishur marrëveshjen bërthamore.”
Në vazhdim të tekstit shkruhet: “Sigurisht që ka një problem në këtë mes dhe ai është ky që mesa duket Hashmet Alavi nuk ekziston. Krijimi i Hashmet Alavit është një aktivitet psikologjik dhe promovues i kryer nga Organizata Muxhahedinët Khalk (grupi terrorist i muxhahedinëve) të Iranit.”
Në vazhdim të raportit shkruhet se një nga anëtarët e ndarë nga muxhahedinët gjithashtu e pohon faktin se Hashmet Alavi në të vërtetë nuk ekziston dhe një ekip nga dega politike e muxhahedinëve në Shqipëri publikon artikuj me këtë emër. Në këtë raport gjithashtu flitet dhe për bisedën me një specialiste të çështjeve të muxhahedinëve të quajtur Sara Zahiri, e cila thotë se ka një burim në mesin e sigurisë kibernetike të Iranit dhe beson se Hashmet Alavi në brendësi të Iranit njihet si një emër i sajuar që menaxhohet nga një grup muxhahedinësh.
Në një pjesë tjetër, Interpost vendos theksin mbi interesin e muxhahedinëve tek lexuesit nga Anglia, SHBA dhe Kanada gjatë dhjetëvjeçarit të fundit dhe thekson se politika e jashtme e këtyre vendeve ka qenë mjaft e ndikuar nga përdorimi i muxhahedinëve për të arritur qëllimet kundër Republikës Islamike të Iranit.
Në vazhdim, Interpost shkruan se u ka telefonuar të gjithë redaktorëve të mediave në të cilat Hashmet Alavi ka publikuar artikuj, dhe thotë se askush nga këta redaktorë nuk ka folur apo të ketë patur ndonjë takim me Hashmet Alavin dhe ky i fundit nuk u kishte kërkuar ndonjë pagesë për shkrimet që këto media kanë marrë nga ai.
Në një tjetër pjesë të këtij raporti shkruhet se sajti Diplomat që publikon artikuj për politikat e jashtme të Amerikës, në vitin 2017 ka marrë dhjetëra artikuj të shkruar nga Hashmet Alavi dhe vetëm një numër të vogël prej tyre ka publikuar. Diplomat , më vonë ka ndaluar publikimin e artikujve të Hashmet Alavit për shkak se nuk rrespektojnë standartet e botimeve të këtij sajti. Daily Coler gjithashtu i ka thënë Interpostit se e ka ndaluar postimin e artikujve të Hashmet Alavit për shkak të cilësisë së tyre. Një zëdhënës i Forbes që ka publikuar numrin më të madh të artikujve të Hashmet Alavit, gjithashtu i ka thënë Interpostit se në vitin 2018 Forbes i ka shkëputur lidhjet me Hashmet Alavin për shkak të mos rrespektimit të konfliketeve të interesit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.