Përplasja mes banorëve të Manzës dhe muxhahedinëve, Bashkia gjen zgjidhjen për varrezat

Po shkon drejt zgjidhjes përplasja mes komunitetit të muxhahedinëve dhe banorëve të Manzës.

Përplasja mes banorëve të Manzës dhe muxhahedinëve, Bashkia gjen zgjidhjen për varrezat

Shkak për këtë është bërë çështja e varrezave. Banorët e Manzës nuk donin që një prej muxhahedinëve që kishte vdekur të prehej pranë familjarëve të tyre.

Ndërkohë sot kreu i shërbimeve komunale në Durrës, Fadil Ago është shprehur se po merren masat për ndërtimin e një varreze të posaçme për komunitetin iranian.

“Varrimi i iranianit, veprimi në perputhje me legjilacionin shqiptar. Respektojmë komunitetin që jeton në atë zonë. Varrimi i shtetasit iranian u kundërshtua nga banorët e Manzës, ndaj edhe do merren masat për ndërtimin e një varreze të posaçme”, është shprehur Ago për ‘’Fax News”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Back to top button