Njëlloj si në vitet e komunizmit, kur shqiptarët informoheshin për cfarë ndodhte në Shqipëri nga Zëri i Amerikës, GR2, RAI apo BBC, edhe sot shpesh ne mësojmë nga mediat e huaja për ngjarje, që ndodhin në Shqipëri. Nga një artikull i të përditshmes turke Sabah Daily morrëm versh se Shqipëria kishte importuar nga Turqia pushkë të sofistikuara anti dronë. Kjo gazetë shkruante se kompania turke me bazë në Antalia National War Technologies Defense Systems Inc. me emrin turqish Ulusal Harp Teknolojileri Savunma Sistemleri A.S. kishte eksportuar në Shqipëri pushkë anti dronë. Ky lajm i Daily Sabah u reflektua gjerësisht në mediat shqiptare, por pa i bërë një analizë “in depth”!
Disa aspekte të cuditshme të këtij importi armësh tejet të sofistikuar na tërhoqi vëmendjen nga këndvështrimi i gazetarisë investigative.
Qeveria Rama e ka komponent shumë të rëndësishëm propagandën për sukseset e qeverisë. Bëhet lajm me tekst e me video edhe kur inagurohet lyerja me gëlqere e një shkolle. Për Ministrinë e Mbrojtjes përbën lajm special edhe kryerja e qitjeve me nja 50 predha gjithsejt topi automatik Narval kal. 20 mm. Ministria e Brendshme krenohet e bën propagandë edhe kur Ambasada e Suedisë në Tiranë me qëllim të modernizimit të policisë shqiptare i dhuron një dyzinë bicikletash policisë së Elbasanit, për të rritur eficencën e patrullimit në komunitet.
Interesant nuk pipëtiu asnjë dikaster shqiptar për hyrjen në Shqipëri të pajisjeve të tilla ultra moderne të përdorshme, që nga mbrojtja e Atdheut deri te mbrojtja e jetës private të VIP-ave shqiptarë. Vallë pse kjo heshtje totale nga ana e dikastereve shqiptare?!?!?! Pse asnjë prej tyre nuk guxon të marrë autorësinë e importimit të të tilla pajisjeve ultra moderne?!?!?!? Ku fle lepuri????
Ka dy mundësi;
Së pari: armët anti dronë janë importuar në Shqipëri vetëm me qëllim trafikimi. Skema është ajo e vjetra, kur importoheshin gjoja për nevojat eMinistrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë lloj lloj armatimesh përfshirë edhe raketa tokë-ajër të klasit MANPAD tip IGLLA 16 ose edhe IGLLA 18 apo qoftë edhe MISAGH II. Pasi Shqipëria përdorej vetëm për të lëshuar dokumentin e quajtur EUC (End User Certificate), raketat e sapo blera rishiteshin në të katër anët e botës duke përdorur si sekserë kryesisht firma me pronarë izraelitë si fjala vjen Panorama LTD. Meqenëse në Shqipëri blerjes së pushkëve anti dronë nuk i del zot as Ministria e Mbrojtjes, as ajo e brendshme dhe as SHIK (Shërbimi Informativ Kombëtar), lind pyetja këto pushkët anti drone, kush i importoi në Shqipëri? I bleu Ministria e Bujqësisë apo Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve?!?!?!? Kolegët turq të Daily Sabah na konfirmojnë se dokumenti EUC (Certifikata e përdoruesit të Fundit, End User Certificate) për import në Shqipëri të pushkëve anti dronë është i rregullt, origjinal dhe i firmosur nga një funksionar shqiptar i quajtur Ëngjëllush Bekteshi.
Së dyti: Pushkët anti dron janë importuar legalisht në Shqipëri nga një kompani me pronar shqiptar në shërbim të Organizatës ish terroriste MEK (Iranianët e Manzës). Nëse ky variant i dytë del i vërtetë, pasi të konsultojmë dokumentet e eksportit të kompanisë turke me qendër në Antalia, do të pyesim zyrtarisht qeverinë Rama: Për cfarë u hyn në punë disa mijëra ish terroristëve importimi nga Turqia i pushkëve anti dronë!?!?!?! Në marrëveshjen e Qeverisë shqiptare me UNHCR-ënë për pranimin e ish terroristëve iranianë në Shqipëri është shkruar e zezë mbi të bardhë, që ata pranohen për arsye humanitare si persona të rrezikuar (Sic!). Pyesim: Pajisja me armë tejet të sofistikuara si pushkët anti dronë i këtyre ish terroristëve iranianë mos vallë është bërë për arsye humanitare?!?!?!? Qeveria shqiptare, Ministria e Brendshme, SHIK-u, anti terrori a dinë gjë vallë, nëse këto armë tejet të sofistikuara kanë përfunduar në duart e ish terroristëve të Kultit Rajavi apo jo??? Si taksapagues shqiptar i pyes institucionet e sipër cituara, të tilla armë në duart e ish terroristëve iranianë sa dhe si i shërbejnë sigurisë së Atdheut tim?!?!?!?
Po e mbyll këtë shkrimin tim duke ftuar autoritetet kompetente shqiptare të më përgënjeshtrojnë duke bërë publik emrin e kompanisë apo institucionit shtetëror shqiptar, që importoi të tilla armë anti dronë nga Turqia në Shqipëri. I lus autoritetet shqiptare të mos ma cajnë “edin” me gjoja ruajtje të sekretit shtetëror, sepse që në datën 17 tetor e përditshmja turke (dhe nja një dyzinë mediash të tjera më pas) kanë botuar në turqisht e në anglisht lajmin për eksportimin në Shqipëri të të tilla pushkëve anti dronë. Kur lajmi është bërë publik 3-4 javë më parë, kurrsesi nuk mund të ketë më sekret shtetëror. Ka vetëm sekret trafiku ose sekret armatosjeje me armatim të sofistikuar të anëtarëve të një organizate ish terroriste të quajtur MEK( për më shumë info të konsultohet Lista e Departamentit të Shtetit deri në vitin 2012).
Duke mbetur në pritje të një përgënjeshtrimi zyrtar……/ashrafnews