Zbulimi i veçantë i gazetës amerikane për pagat e dhëna nga muxhahedinët për kongresmenët

Sajti amerikan Open Secrets (Qendër për politikë të përgjegjshme) i cili ka shqyrtuar me detaje çështjet e burimit të parave të dyshimta në çështjet politike në Amerikë, në një raport për pagesën 1.4 milion dollarëshe ndaj kompanisë lobuse Rosemont, ka lajmëruar se këto pagesa janë kryer nga terroristët muxhahedinë nga viti 2013 për të ndikuar në politikat e jashtme dhe mbrojtëse të Amerikës.

Sipas raportit të qendrës ndërkombëtare të lajmeve investigative Habilian, ky artikull shqyrton në mënyrë të veçantë veprimtaritë më të fundit të Michael Mukazit në regjistrimin e tij zyrtar në formularin e Ministrisë së Drejtësisë si lobues i grupit terrorist të muxhahedinëve. Gjithashtu ai flet edhe për aktivitetet e tjera të këtij grupi duke zbuluar dhe disa emra të tjerë nga politikanët amerikanë që përkrahin muxhahedinët si Rudi Giuliani, John Bolton, dhe Robert Turichelli.

USA - paid advocasy

Në vazhdim të raportit, publikohen dokumente për transaksionet monetare të kultit terrorist të muxhahedinëve me një kompani lobimi në Amerikë të cilat tregojnë se që nga viti 2013 deri në vitin 2019, muxhahedinët u kanë paguajtur kompanive lobuese 1.4 milion dollarë për të ndikuar në politikat e qeverisë dhe Kongresit Amerikan. Është e domosdoshme të përmendet se këto dokumente janë marrë nga zyra e dokumenteve publike që varet nga Senati Amerikan.

Në lidhje me këtë duhet thënë gjithashtu se mediat amerikane kanë publikuar disa herë dokumente që kanë lidhje me pagesat që MEK u ka dhënë politikanëve të atij vendi. Veprimet e këtij grupi terrorist për të ndikuar te politikanët amerikanë janë bërë shkak që mediat të kritikojnë shumë figura të njohura.

Section

Të rekomanduara

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Back to top button